• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

21 janari, loja politike e Edi Ramës

14:44 : 21/01/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dhjetë vjet më parë, në atë kohë drejtues i opozitës, Edi Rama, thirri një protestë kundër qeverisë së të kryesuar nga Sali Berisha.

Një protestë e cila precipitoi në dhunë, përdorim armësh dhe u mbyll me 4 viktima, njerëz të pafajshëm të mbledhur në atë miting nga Edi Rama.

Sot pas 10 vjetësh, shfaqet sërisht Edi Rama, këtë herë nga godina që tentoi të merrte me dhunë në protestën e 21 janarit dhe me një tjetër pozicion, atë të kryeministrit.

U shfaq duke u përbetuar për drejtësi, paralajmëroi gjyqtarë e prokurorë, u zotua se gjithçka do të zbardhet dhe përgjegjësit e vrasjeve do të gjykohen.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Deklaratat e Ramës u paraprinë nga një njoftim se Policia e Tiranës i është drejtuar Prokurorisë me një kërkesë për të hetuar 21 janarin, ndërsa vetë Kryeministri zgjodhi që t´I akordojë titullin “Dëshmorë të atdheut” 4 qytetarëve që humbën jetën.

Në 21 janar u krye krim, që nisi me një tentativë për marrje pushteti me dhunë, u sulmuan me çdo mjet ata oficerë e policë që ishin përballë protestuesve, u vranë 4 qytetarë, ndërsa politika vijoi lojën e saj, pavarësisht kostove.

Dy vjet pas protestës së 21 janarit, Edi Rama nuk nguroi të bëjë marrëveshjen me Ilir Metën për të bashkëqeverisur 4 vite bashkarisht të lumtur, edhe pse zanafilla e asaj proteste ishte pikërisht një video në zyrën e ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti.

Rama e harroi shpejt 21 janarin për hir të pushtetit, asaj karriges që tentoi ta rrëmbënte me një revolucion, ashtu si në 1997 e nisën në Vlorë disa nga ata që në janarin e 10 viteve më parë ishin në krah të PS-së dhe po tentonin të realizonin përmbysjen e madhe.

Askush nuk e ndaloi Ramën që të hetonte zbardhjen e 21 janarit, të paktën në këto 4 vitet e fundit, që nga organizatorët dhe deri në vrasjen e 4 qytetarëve.

Prokurorinë arriti ta marrë nën kontroll të plotë, SHISH dhe çdo agjensi tjetër ligjzbatuese e kontrollon dhe e urdhëron, policinë gjithashtu e ka kthyer në një mashë që mund të nxjerrë gështenjat nga zjarri. Pra çdo institucion që mund të paraqesë prova, ti mbledhë, analizojë dhe hetojë i ka nën kontroll, për të mos thënë i komandon.

Në fakt kjo nuk ka interes për të, pasi në të kundërt nuk do të mund të përdorte çdo fillim viti datën 21 janar si një “gogol” elektoral.

Edi Rama shfaqet me një fytyrë gati gati të pafajshme, përsërit pothuajse të njëjtat fraza, betohet për drejtësi, dhe në datën 22, 23 apo 24 vijon agjendën e tij politike, për tu rikthyer sërisht vitin e ardhshëm në të njëjtën datë, me të njëjtat fjalime.

Sot u shfaq pak më ndryshe, jo se ishte më shumë i prekur, por se 21 janari i 2021 i duhet për 25 prillin, ditën kur do të tentojë të marrë mandatin e 3-të si Kryeministër.

21 janarin, Rama thjesht e ka një datë që e përdor për lojën politike, e cila do të zgjasë përsa kohë sa vetë Kryeministri do të ketë si qëllim kryesor pushtetin. Të tjerat nuk kanë rëndësi.

Etiketa: 21 janaripolitikaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

Rikthehen reshjet intensive, IGJEUM: Cilat janë zonat më të rrezikuara nga përmbytjet

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com