• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzat e Ramës ndaj BE/ Meta: S´mund të fajësojmë të tjerët për dështimet e Qeverisë

18:45 : 16/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti Ilir Meta komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama kundër Bashkimit Evropian, që nuk ndihmuan vendet e Ballkanit Perëndimor me vaksinat anti-Covid.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Presidenti u shpreh se BE ka bërë përpjekje për vendin tonë, ashtu si dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por sipas Metës, Shqipëria është vendi i fundit për mbështetjen që i ka ofruar sistemit të saj shëndetësor dhe ekonomisë, gjatë muajve të pandemisë.

“Është njëlloj si të fajësojmë Bashkimin Evropian, për mos çeljen e negociatave! Kur Bashkimi Europian na ka thënë prej kohësh se, cilat janë kushtet. Ne, gjithmonë do ja vëmë fajin dikujt, se nuk marrim asnjëherë përgjegjësi”, tha Meta.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Zoti Meta, tërhoqi vëmendje deklarata e kryeministrit Rama nga Ankaraja disa ditë më parë, në konferencën për shtyp me Presidentin turk Erdogan. Ai kritikonte Bashkimin Europian, pasi sipas tij nuk mbështeti sa duhet Shqipërinë gjatë pandemisë. A ndani Ju, të njëjtën qasje?
Presidenti Meta: Sa i përket pandemisë, qytetarët shqiptarë, më pak se kushdo tjetër, i mbështet qeveria jonë. Po të shohim të gjitha statistikat dhe të dhënat e institucioneve ndërkombëtare, të gjithë treguesit e thonë qartë se Shqipëria, është vendi i fundit që ka mbështetur sektorin e shëndetësisë gjatë pandemisë. Ne jemi vendi i fundit që, ka mbështetur biznesin dhe sipërmarrjen. Shikoni sa paketa ekonomike kanë bërë vendet fqinje me ne, shikoni sa paketa ka bërë Kosova, se nuk po flas për vende të tjera. Ndërkohë shikoni dhe buxhetin e fundit të shtetit, që unë e ktheva, me qëllim, për t’i dhënë mundësi qeverisë që të reflektonte mbi këto prioritete: Për të mbështetur më fortë sektorin e shëndetësisë dhe biznesin, që po pëson kosto të jashtëzakonshme. Kjo gjë nuk ndodhi.
Ndërsa përsa i takon Bashkimit Europian, mendoj se ata, kanë bërë përpjekjet e tyre, si për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, cilat kanë qenë përpjekjet tona kjo është një çështje tjetër. Është njëlloj si të fajësojmë Bashkimin Evropian, për mos çeljen e negociatave! Kur Bashkimi Europian na ka thënë prej kohësh se, cilat janë kushtet. Ne, gjithmonë do ja vëmë fajin dikujt, se nuk marrim asnjëherë përgjegjësi. Prandaj ka ardhur kohë për një ndryshim, që qytetarët të marrin përgjegjësi dhe të vendosin para përgjegjësisë politikanët, që kurrë nuk marrin përgjegjësi.

Lexo edhe:

“Magazinierët e Salillarit bëhen nga Rama pronarë parqesh fotovoltaike”/ PD: Vetëm SPAK s’i sheh

Meta kërkon lirinë! Avokati depoziton kërkesën për zëvendësimin e masës në GJKKO

Pyetje: Këto deklarata dhe kjo retorikë e përdorur, a e dëmton në një farë mënyrë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian?
Presidenti Meta: Kjo rrugë është dëmtuar për vite të tëra nga kokëfortësia, për të mos u sjellë në mënyrë arrogante. Për të mos plotësuar kushtet që duhet, për të çelur negociatat me Bashkimin Europian, të cilat dihen. Si dhe nga kokëfortësia, për të sakrifikuar të ardhmen europiane, për të plotësuar kushtet personale.

Pyetje: Zoti Meta, vizita e fundit e kryeministrit Rama në Turqi e më pas në Greqi, sipas mediave thuhet se po shërben si një “urë lidhëse” midis dy vendeve. Por, sa i shërben kjo interesit tonë kombëtar? Çfarë po ndodh në optikën tuaj…?
Presidenti Meta: Në optikën time janë krejtësisht të parëndësishme. Në optikën time është 25 prilli, çelja e negociatave, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sjellja e Shqipërisë si një faktor stabiliteti në këtë rajon.

Pyetje: Çfarë ka marrë përsipër Shqipëria?
Presidenti Meta: Shqipëria duhet të marrë përsipër plotësimin e kushteve, për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Pyetje: Duke qenë se kjo është edhe intervista juaj e parë për vitin 2021. Cili është mesazhi juaj për shqiptarët, por edhe për politikën shqiptare?
Presidenti Meta: Për qytetarët shqiptarë mendoj se, duhet të marrin të gjithë më shumë përgjegjësi. Duhet të vënë para përgjegjësisë politikanët e papërgjegjshëm, që kanë bllokuar zhvillimin e vendit, kanë dëmtuar situatën ekonomike dhe shoqërore të familjeve shqiptare, kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e këtij vendi, interesat kombëtare dhe publike. Çdo qytetar duhet ta kuptojë që, ndryshimi është vetë ai, dhe ndryshimi fillon te pjesëmarrja e tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Pyetje: Presidenti Meta, çfarë do të ketë prioritet për vitin 2021?
Presidenti Meta: Rivendosjen e rendit kushtetues në vend dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Etiketa: akuza BEMetaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Magazinierët e Salillarit bëhen nga Rama pronarë parqesh fotovoltaike”/ PD: Vetëm SPAK s’i sheh

11:36 : 15/06/2025
Lajmet e Dites

Meta kërkon lirinë! Avokati depoziton kërkesën për zëvendësimin e masës në GJKKO

12:36 : 13/06/2025
AKTUALITET

Rama shpall Lori Hoxhën “investitore strategjike”. Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë

11:43 : 13/06/2025
AKTUALITET

Sorosist, jo socialist/ Rama anulon festën e PS-së për dasmën e Sorosit

19:51 : 12/06/2025
AKTUALITET

Rama i sulmoi, GJK si përmend as emrin: E papranueshme cenimi i autoritetit tonë

14:47 : 12/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama kërcënoi misionin e ODIHR për zgjedhjet, ministri Hasani i thirri në zyrë

14:16 : 12/06/2025
Para

Covid-19 në Britani, regjistrohen 41,346 raste pozitive dhe 1,295 viktima në 24 orë

TË GJITHA

Ekonomia e krimit

12:43 : 15/06/2025

E rëndë/ U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

12:21 : 15/06/2025

Izraeli mesazh për qytetarët iranianë: Largohuni nga zonat që kemi në objektiv

12:11 : 15/06/2025

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

11:56 : 15/06/2025

VIDEO/ Autori i disa vjedhjeve, arrestohet hajduti serial në Tiranë

11:50 : 15/06/2025

“Magazinierët e Salillarit bëhen nga Rama pronarë parqesh fotovoltaike”/ PD: Vetëm SPAK s’i sheh

11:36 : 15/06/2025

Kosova dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe ua ndalon hyrjen për 5 vjet

11:24 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com