• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Me burime të pamjaftueshme financiare për shpenzimet/ Si ka ndryshuar pasuria e Gent Cakajt

12:53 : 14/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Gent Cekaj u emërua ministër për Europën dhe Punët e Jashtme nga kryeministri Edi Rama në dhjetor 2018, por ai e ushtroi funksionin si i komanduar, pasi nuk u dekretua nga presidenti i Republikës, Ilir Meta. Cakaj shërbeu në kabinetin e Ramës për dy vjet dhe u largua me dorëheqje në dhjetor 2020.

Gent Cakaj ka lindur në Prishtinë më 6 korrik 1990 dhe është shkolluar në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari. Cakaj mban pesë diplomime në fushat e filozofisë, drejtësisë dhe shkencave politike.

Gjatë viteve të shkollimit, Gent Cakaj është angazhuar si konsulent dhe analist për çështje politike, si dhe është autor e bashkë-autor i disa punimeve në këto fusha. Ai iu bashkua kabinetit të kryeministrit Edi Rama në janar 2018 si këshilltar politik dhe në të njëjtën kohë, ka shërbyer edhe si Koordinator Kombëtar i Republikës së Shqipërisë për Zonën Rajonale Ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

Në qershor 2018, Gent Cakaj u emërua zv.ministër në Ministrinë për Evropën dhe Punë të Jashtme, ndërsa në janar 2019 u komandua si ministër. Cakaj e motivoi dorëheqjen nga kabineti i Ramës me zgjedhjet në prag, ku ai nuk synon të kandidojë si deputet.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Lexo edhe:

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

Zhupa depoziton në Kuvend projekt-ligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtmë që prej fillimit të detyrës publike dhe deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e dorëzuar para fillimit të detyrës në vitin 2018, Cakaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 48.7 milionë lekë, e cila i përket prindërve të tij, me përjashtim të një llogarie personale prej 157 mijë lekësh. Në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 49.6 milionë lekëve.

Pasuritë e patundshme të familjes Cakaj kapin vlerën e 43 milionë lekëve, e ndjekur nga likujditetet bankare prej rreth 5.4 milionë lekësh dhe automjeteve me vlerë 1.1 milion lekë.

Të ardhurat e Z. Cakaj gjatë vitit 2018 kanë qenë 1.2 milionë lekë me burim 100% nga funksioni i tij.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 1 vit të deklarimit, i cili rezultoi me probleme.

Në deklaratën vjetore për vitin 2018, Z. Cakaj deklaron shtesa në llogari bankare në vlerën e 240 mijë lekëve, blerjen e një makine me vlerë 5 mijë euro dhe shpenzime qiraje prej 5170 euro. Të ardhurat vjetore të deklaruara rezultojnë të pamjaftueshme për të mbuluar këto shpenzime në shumën e rreth 240 mijë lekëve.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2018  /BIRN/

Etiketa: cakajndryshimepasuria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Zhupa depoziton në Kuvend projekt-ligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore

18:24 : 29/09/2025
AKTUALITET

Incesti përçau familjen nga Tirana, deklarata shokuese: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij

18:48 : 14/09/2025
AKTUALITET

Qeveria “Rama 4″/ BIRN: Ministra besnikë dhe ndryshime sa për fasadë

16:36 : 11/09/2025
BOTA

Elon Musk mund të jetë trilioneri i parë i botës në 2027

20:28 : 09/09/2025
BOTA

Trashëgimia e Giorgio Armanit, ja si do të ndahet pasuria e tij prej 13 miliardë eurosh

18:04 : 04/09/2025
Para

Meta tryezë për largimin e të rinjve: Shpopullimi, problem kombëtar

TË GJITHA

Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë, Manjani: Nëse do ta kishte bërë Meta, do ishte shkarkuar

17:27 : 01/10/2025

Plani për t’i dhënë fund lu*tës në Gaza, Hamasi kërkon ndryshime në disa pika

17:19 : 01/10/2025

KLP miraton procedurat për komandimin e prokurores Elsa Miha si inspektore pranë ILD-së

17:12 : 01/10/2025

Gjykata Kushtetuese pas dekretit të presidentit Begaj për Tiranën: Nuk kemi koment

17:09 : 01/10/2025

Shqiptari kapet duke shitur kokainë në Itali, gjykata urdhëron dëbimin

17:05 : 01/10/2025

Pasi iu bind Ramës, Presidenca tenton të sqarojë dekretin për zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës

17:00 : 01/10/2025

Tabaku: Shqiptarët po ikin, kostot e jetesës dhe strehimit kanë kapërcyer çdo kufi!

16:45 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com