• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shitje aksionesh dhe detyrime të shumta financiare/ Si ka ndryshuar pasuria e Anila Denajt

17:03 : 13/01/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaron pasuri familjare me vlerë 53.9 milionë lekë në fund të vitit 2018, duke shënuar rënie për shkak të shitjes së aksioneve të biznesit.

Anila Denaj u zgjodh Ministre e Financave dhe Ekonomisë në dhjetor 2018, pas një vale ndryshimesh që përfshiu kabinetin e kryeministrit Edi Rama si pasojë e protestave studentore që u zhvilluan në të njëjtin muaj. Denaj zëvendësoi në këtë post Arben Ahmetajn, i cili drejtonte Ministrinë e Financave prej shkurtit 2016.

Anila Denaj është diplomuar për Menaxhim Financiar dhe Bankar në vitin 1995 në Universitetin e Tiranës dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në pozicione të ndryshme drejtuese në bankat e grupit ProCredit në Salvador, Bolivi, Ekuador, Rumani dhe Mozambik.

Karrierën në administratën publike Znj. Denaj e ka nisur në vitin 2013 në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, me fokus në mbikëqyrjen e operacioneve në Departamentin e Financave, Legjislacionit dhe Menaxhimit të Pronës Shtetërore si dhe në menaxhimin e teknologjisë së informacionit. Në të njëjtën periudhë 3-vjeçare, Denaj ka qenë gjithashtu anëtare e bordit të AKEP. Përpara emërimit në postin e ministres së Financave, Znj. Denaj ka qenë drejtore e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. [Lexo CV e plotë]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Lexo edhe:

Prokurorja Rita Gjati dështon të kundërshtojë konkluzionet për pasurinë dhe figurën

Rrjetet sociale ndikojnë shumë në blerjet impulsive dhe krahasimin e pasurisë

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018.

Në vitin 2013, Znj. Denaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 64.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 53.9 milionë lekëve.

Pasuria familjare përbëhet nga 21.9 milionë lekë pasuri e patundshme, pjesë në kapital biznesi prej 17.7 milionë lekësh, likujditete bankare prej 11 milionë lekësh, automjete me vlerë 2.1 milionë lekë dhe kursime në cash prej 1 milion lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 30.1 milionë lekë, nga të cilat 30% burojnë nga paga e Znj. Denaj dhe nga mësimdhënia, rreth 6% nga paga e bashkëshortit dhe 6%  të ardhura nga biznesi. Rreth 58% e të ardhurave kanë burime të ndryshme të deklaruara.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, i cili rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar vlera e konsiderueshme e detyrimeve financiare ndër vite si dhe shitja e aksioneve të biznesit.

Gjatë viteve deklaruese, Znj. Denaj dhe bashkëshorti i saj deklarojnë detyrime financiare prej 36.9 milionë lekësh, kryesisht kredi bankare për llogari të bizneseve të bashkëshortit, të cilat janë shlyer rregullisht ndër vite.

Gjithashtu, Znj. Denaj rezulton me rënie të vlerës së aseteve kryesisht nga shitja e aksioneve në kompaninë IP Invest, ku investimi fillestar ishte në vlerën e 105 mijë eurove. Shitja e aksioneve ka siguruar një vlerë të shtuar të të ardhurave me 54 732 euro mbi vlerën e investuar.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2018

Deklarata Pas Largimit nga Funksioni 2018  /BIRN/

Etiketa: deklaratadenajpasuria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokurorja Rita Gjati dështon të kundërshtojë konkluzionet për pasurinë dhe figurën

18:50 : 28/01/2026
AKTUALITET

Rrjetet sociale ndikojnë shumë në blerjet impulsive dhe krahasimin e pasurisë

08:38 : 21/12/2025
BOTA

Zakonet dixhitale që dikur përkufizonin rininë! Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet

08:59 : 15/11/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Incesti përçau familjen nga Tirana, deklarata shokuese: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij

18:48 : 14/09/2025
BOTA

Elon Musk mund të jetë trilioneri i parë i botës në 2027

20:28 : 09/09/2025
Para

"I mbytur" në kredi, hua dhe detyrime ndaj kompanive/ Si ka ndryshuar pasuria e prokurorit Enrik Haxhiraj

TË GJITHA

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom