• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ende mister/ Përse Kina nuk nuk po i lejon shkencëtarët të hetojnë origjinën e Covid-19?!

22:12 : 05/01/2021
në BOTA, SHENDETI

Ka kaluar mbi një vit që kur personi i parë në botë u infektua me koronavirusin. Të paktën 1.7 milion njerëz kanë humbur jetën nga virusi në të gjithë botën që nga ajo kohë.

Një investigim i agjensisë së lajmeve Associated Press tregon se qeveria kineze po kontrollon rreptësisht të gjitha kërkimet për origjinën e virusit, ndërsa promovon teoritë e skajshme se pandemia e ka origjinën diku tjetër.

Qeveria kineze po monitoron gjetjet e shkencëtarëve dhe ka urdhëruar që botimi i çdo pune kërkimore të miratohet së pari nga një strukturë e re e menaxhuar nga kabineti i Kinës nën drejtimin e drejtpërdrejtë të Presidentit Xi Jinping, sipas dokumenteve të brendshme të marra nga Associated Press.

Nga Tajlanda në Brazil, shkencëtarët në të gjithë botën kanë kërkuar origjinën e virusit tek burimi i tij i mundshëm: lakuriqët e natës.

Gati dy kilometra larg Wuhan-it, lakuriqët e natës banojnë në një labirint shpellash nëntokësore gëlqerore në provincën Yunnan në Kinën jugore. Fshatarët thanë se nën drejtimin e një murgu budist shpella ishte përdorur si një vend i shenjtë.

Lexo edhe:

Dy humbje jete dhe 270 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ja cilin organ dëmtoi më shumë covid te personat e infektuar

Kontakte të tilla mes lakuriqëve të natës dhe njerëzve që luten në shpella, në gjueti apo në miniera – i alarmon shkencëtarët. Kodi gjenetik i koronavirusit është shumë i ngjashëm me koronaviruset e lakuriqëve dhe shkencëtarët dyshojnë se COVID-19 kaloi tek njerëzit nga një lakuriq nate ose nëpërmjet një kafshe ndërmjetëse.

Jonna Mazet, është profesore e Epidemiologjisë dhe Ekologjisë së Sëmundjeve në Universitetin e Kalifornisë, Davis.

“Bartësi më i mundshëm evolucionar i koronavirusit SARS 2 është një lakuriq i vogël. Këtyre lakuriqëve të natës u pëlqen të jetojnë në shpella, por ata jetojnë në të gjithë pellgun e Kinës dhe në Azinë Juglindore”, thotë zonja Mazet.

Sot, zona në Yunnan vëzhgohet nga afër. Agjentët e sigurisë ndoqën ekipin e Associated Press në tre vende dhe ua ndaluan gazetarëve të vizitonin shpellën, ku studiuesit identifikuan lakuriqët e natës përgjegjës për SARS-in.

Fshatarët krijuan një bllokadë në rrugë.

“Politizimi dhe shtetëzimi i këtij problemi shëndetësor ka ngritur pengesa të mëdha për këtë bashkëpunim”, thotë zonja Mazet.

Gjuetia e fshehtë për origjinën e COVID-19 në Kinë tregon se si qeveria është përpjekur të marrë kontrollin.

Kërkimi filloi në tregun Huanan të ushqimeve të detit në Wuhan, një kompleks i gjerë, ku u zbuluan shumë nga rastet e para të koronavirusit tek njeriu.

Në mes të dhjetorit të vitit të kaluar, shitësi Jiang Dafa vuri re se njerëzit po sëmureshin.

“Nuk thanë asgjë. E mbyllën natën pa njoftuar. Nuk mund të futeshim brenda; nuk mund të merrnim sendet tona. Pastaj të gjitha u dogjën. Të gjitha gjërat në kioska. Qeveria e mbylli të gjithë qytetin”, thotë shitësi Jiang Dafa.

Zonja Mazet thotë se mungesa e bashkëpunimit midis shkencëtarëve kinezë dhe atyre amerikanë ishte një zhgënjim.

Ajo tha se të kuptuarit e ndërveprimit mes lakuriqëve të natës dhe njerëzve është thelbësor për të shmangur një valë tjetër të përhapjes.

“Nëse duam që kjo të mos ndodhë më, duhet të kuptojmë marrëdhënien virus-pacient-mjedis në mënyrë që të ndërmarrim hapa për të parandaluar që këto gjëra të ndodhin përsëri”, thotë zonja Mazet./VOA

Etiketa: koronavirusi boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy humbje jete dhe 270 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:14 : 22/02/2022
SHENDETI

Ja cilin organ dëmtoi më shumë covid te personat e infektuar

21:35 : 18/01/2022
AKTUALITET

Dy humbje jete dhe mbi 1 mijë të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:54 : 17/01/2022
AKTUALITET

Koronavirusi/ Mjekja Dedja: Të infektuarit duhet të presin 72 orë para se të marrin antibiotikë

19:51 : 16/01/2022
AKTUALITET

Rekord i zi/ 7 humbje jete dhe 2179 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:19 : 14/01/2022
AKTUALITET

Omicron/ Alimehmeti: Rritja e infektimeve s’do ndikojë te shtrimi në spitale dhe vdekjet

17:12 : 06/01/2022
Para

E kërkojnë dy klubet e Manchesterit, reagon ylli i Bayern Munich

TË GJITHA

Kualifikueset e Botërorit, Italia shënon golin e avantazhit (Video)

21:31 : 09/06/2025

SPAK zgjati afatin e hetimeve, Meta telefonatë live nga burgu: Në Strasburg do i fitoj të gjitha çështjet

21:28 : 09/06/2025

Bushati: SPAK ka dalë jashtë kontrollit, është shkallmuar çdo gjë!

21:15 : 09/06/2025

Ministrja franceze e Arsimit: “Adolescence” do të shfaqet në shkolla

21:14 : 09/06/2025

Kosova fiton miqësoren e radhës, shënohen 6 gola në ndeshjen me rivalët e panjohur

21:05 : 09/06/2025

Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë

21:00 : 09/06/2025

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

20:58 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com