Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në emisionin “Opinion”, në një rrëfim të gjatë për jetën dhe aktivitetin e tij politik.
Ndër të tjera, Meta ka folur lidhur me përfshirjen e tij në lëvizjen studentore dhe takimin me Ramiz Alinë, ku ka qenë përfaqësues.
Ai ka pohuar se kishte dashur gjithmonë të largohej nga vendi, por kishte menduar pasojat për familjen dhe për këtë arsye nuk kishte ndërmarr hapa konkretë.
Gazetari: Zoti Meta ju u gjendët në Lëvizjen Studentore dhe u bëtë pjesë e delegacionit të studentëve që shkoi të negocionte me Presidentin e asaj kohe, Ramiz Alinë, i cili e kishte zyrën në këtë godinë. Si u përfshitë në atë delegacion, në Lëvizjen Studentore?
Presidenti Meta: Lëvizja Studentore erdhi si një lloj procesi. Protesta e studentëve kishte filluar përpara 8 dhjetorit ‘90 po të kemi në konsideratëdisa takime të zhvilluara nëfakultete të ndryshme, nga eksponentë të udhëheqjes së asaj kohe, që synonin të testonin dhe mbajtur nën kontroll rininë apo elitën e rinisë studentore tëasaj kohe. Unë kisha marrë pjesë në disa debate të organizuara në Fakultetin e Ekonomisë me disa eksponentë të Komitetit Qendror që vinin në atë kohë.
Gazetari: Ishin disa tentativa për ta zbutur situatën.
Presidenti Meta: Unë isha edhe Sekretari i Rinisë i degës së Ekonomisë Politike në atë periudhë, isha një person i njohur dhe debatet e mia krijuan një efekt me këta drejtues, me këta eksponentë. Për më tepër bëra një mbrojtje të profesor Gramoz Pashkos pas një interviste që ai dha në “Zërin e Amerikës”.
Gazetari: Pati kontenstim ndaj regjimit komunist.
Presidenti Meta: Po, patjetër. Krijoi një përshtypje të fortë dhe disa…
Gazetari: Si e mbrojtët ju Gramoz Pashkon? Ju ishit student, ndërsa Gramoz Pashkoja profesor. Në çfarë konteksti?
Presidenti Meta: Po, unë isha student dhe një nga sekretarët e Komitetit Qendror në atë kohë dhe disa eksponentë të tjerë të Komitetit Qendror erdhën dhe bënë një takim, si rastësisht në Fakultetin e Ekonomisë, ku kuptohet se të gjitha insinuatat apo shigjetat ishin kundër profesor Pashkos për arsye se ai kishte dhënë një intervistë te “Zëri i Amerikës” dhe kishte bërë kritika mjaft të forta.
Gazetari: Ju e njihnit personalisht apo vetëm si Sekretar Rinie?
Presidenti Meta: E njihja si pedagog, por ai nuk më kishte dhënë mua mësim deri në atë kohë.
Ishte një figurë simpatike për studentët në përgjithësi, sepse ishte një pedagog interesant, ishte liberal dhe erudit. Por më e rëndësishme ishte ajo që ne kishim dëgjuar prej tij, kritikat për vetë sistemin, për papunësinë dhe probleme të tjera.
Gazetari: Ishte edhe Pashkoja i pranishëm gjatë mbrojtjes suaj?
Presidenti Meta: Po, ishte edhe Pashkoja i pranishëm. I pari që u përpoq t’i mbronte idetë e tij ishte profesor Ylli Vejsiu. Mbajti një reagim shumë të ashpër për të frenuar këtë sulm ndaj Pashkos.
Pastaj bëra një ndërhyrje aty paksa si spektakolare që i vuri në një situatë shumë të vështirë, se kishte ndodhur ngjarja e ambasadave dhe unë u them: “Nuk duhet të hezitojmë për të pranuar problemin e papunësisë, sepse ky është një problem real. Ata që ikën, ne i njohim, ishin të papunë. 80% e tyre nuk mund të jetojnë normalisht me 3 mijë apo 4 mijë lekë në muaj. Prandaj i them unëzotërisë që ishte sekretar i Komitetit Qendror…
Gazetari: Për të përditësuar një njeri sot: 3 apo 4 mijë lekë ishin 3 ose 4 dollarë në muaj.
Presidenti Meta: Po, ishin pak fare, prandaj unëme ironi ju them: “Këtë problem, pra papunësinë, mund ta zgjidhë Partia. Si mund ta zgjidhë Partia? Partia mund të bëjë një marrëveshje me shtetet e tjera, në mënyrë që këta të papunë,të mund të shkojnë andej dhe nuk kanë përse tëhyjnë në ambasada.
Gazetari: Me siguri kjo ishte një herezi jo e vogël?
Presidenti Meta: Aty u krijua një situatë shumë e vështirë, sepse të thoje që ta zgjidhë Partia do të thonte për ta që ti ende kishe besim. Që Partia ta zgjidhte në atë mënyrë do të ishte e pamundur, por problemi ishte ky dhe duhet zgjidhur.
Gazetari: Po vetë Pashkoja, çfarë reagimi pati?
Presidenti Meta: Ai ka qenë në një pozicion paksa të vështirë, por asnjëherë nuk u tërhoq nga pozicioni i tij. Kini parasysh ato ishin testime. Ishin momente për të parë se si ishte raporti i forcave. Deri ku kishte qëndresë.
Gazetari: Ndërkohë që edhe ju kishit një dyzim, kam përshtypjen, në korrik të vitit 1990 të largoheshit me ambasadat?
Presidenti Meta: Unë kisha shumë dëshirë që të largohesha. Është shumë e vërtetë.
Gazetari: Donit realisht të largoheshit?
Presidenti Meta: Po, realisht doja të largohesha, por mendoja gjithmonë pasojat për prindërit, për familjen, dhe kuptohet se ato do të ishin sipas…
Gazetari: U afruat deri te ambasadat?
Presidenti Meta: Jo. Por një shoku im shumë i ngushtë hyri në ambasadë dhe ky ishte një moment, që më tundoi për të bërë një veprim të tillë, por gjithmonë duke menduar pasojat për familjet. Ky ishte problemi kryesor.
Gazetari: Ndërkohë ju u zgjodhët përfaqësues i delegacionit të studentëve që do të takoheshin me Presidentin Alia.
Presidenti Meta: Po, një nga tri përfaqësuesit e Fakultetit Ekonomik, sepse përfaqësimi u nda në bazë fakulteti.
Gazetari: Dhe u takuat në Pallatin e Brigadave në atë kohë. Si e kujtoni takimin me Ramiz Alinë? Kishit frikë? Kishte tension? Ishit të bindur se do ta merrnit pluralizmin?
Presidenti Meta:Ajo që kujtoj më shumëështë momenti për të vajtur te takimi, sepse ekzistonte një ide e përgjithshme që mund të jetë një kurth.
Gazetari: Po, patjetër.
Presidenti Meta: Ndaj dhe si garanci, për të pasur njëqetësi e lehtësim psikologjik, bashkë me ne studentët, në autobusin për në Pallatin e Brigadave, erdhën si garantë zoti Gjinushi, Ministër i Arsimit dhe zoti Bashkurti, Sekretar i Parë i Rinisë në atë kohë. Pra e para ishte pasiguria se çfarë do të ndodhë. E dyta…
Gazetari: A kishit përgatitur një platformë për në bisedime?
Presidenti Meta: Po, besoj se diçka e tillë ishte dakorduar. Ishte diskutuar për çështjen e pluralizimit, sepse kjo ishte kthyer tashmë në kërkesën kryesore dhe kuptohet se kjo ishte platforma kryesore.
Gazetari: Vetëm pluralizimi?
Presidenti Meta: Po, kjo ishte çështja kryesore.
Gazetari: Dhe në Pallatin e Brigdave me Presidentin e vendit, i cili në fakt ishte Sekretari i Parë i Partisë së Punës…
Presidenti Meta: Ai sapo dilte nga pleniumi i Komitetit Qendror.
Gazetari: Ishte i hapur apo agresiv me ju Ramiz Alia?
Presidenti Meta: Ishte një politikan, që gjithmonë testonte.
Gazetari: E dinte Ramiz Alia që i kishte ardhur fundi Partisë së Punës atë ditë?
Presidenti Meta: Besoj se ka qenë i ndërgjegjshëm. Nga çfarë unë kam biseduar me Ramiz Alinë më pas, edhe pas 10 vitesh apo në periudha të mëvonshme mendoj se ai ishte i ndërgjegjshëm që ishte një proces që duhet të ndodhte.
A ka dashur ai ta ketë procesin sa më shumë nën kontroll? Padyshim që po, por ai shikonte raportin e forcave dhe i përshtatej asaj situate.
Gazetari: Ndërkohë qëtakimi me Ramiz Alinë konfirmoi atë që kishte vendosur pleniumi: Shpalljen e pluralizimit politik, pra krijimin e partive të tjera. Po atë mbrëmje në Qytetin “Studenti” u krijua Partia Demokratike. Pjesa më e madhe e pjesëtarëve në takimin me Ramiz Alinë u bënë edhe themeluesit e parë të Partisë Demokratike. Ndërkohë që ju, zoti Majko dhe ndonjë tjetër nuk u bashkuat me Partinë Demokratike, por pak muaj më pas, me Partinë Socialiste. Përse kjo zgjedhje?
Presidenti Meta: Nuk ka qenë një qëllim në vetvete pjesëmarrja në Lëvizjen Studentore apo dëshira për ndryshimin e sistemit me një objektiv për t’u angazhuar në politikë, përkundrazi.
Gazetari: S’ka qenë qëllim, por ju gjithmonë jeni gjetur diku: Sekretar Rinie diku, protagonist në takimin për Pashkon, pjesëtar në takimin me Ramiz Alinë. Jeni gjetur vazhdimisht.
Presidenti Meta: Është ajo që kemi mësuar në filozofinë e asaj kohe që “domosdoshmëria e çan rrugën përmes rastësisë”. Nganjëherë ajo që duket si rastësi është thjesht shprehje…
Gazetari: Rastësia është një herë, por jo dy herë, tre herë, katër herë!
Presidenti Meta: Unë si objektiv kryesor kisha çështjen e studimeve dhe mundësinë për t’i vazhduar ato jashtë vendit. Nuk kam pasur ndonjë objektiv për të qenë deputet. Maksimumi në atë kohë kisha dëshirëtë bëhesha pedagog. Ky ishte objektivi kryesor edhe pa ndryshuar sistemi, por edhe në atë moment që pati një ndryshim, përsëri ideja ishte për të ecur në këtë drejtim, pra gjithmonë për tëvijuar studimet në një vend mundësisht perëndimor.
Gazetari: Pra arsimin kishit prioritet?
Presidenti Meta: Po, kisha një mosbesim për cilësinë e njohurive që merrnim këtu.