Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur pjesën e parë të raportit, që ka përgatitur grupi i punës i ngritur pranë këtij institucioni, për të vlerësuar mundësinë dhe eventualisht procedurat për realizimin e votimit jashtë vendit të shtetasve shqiptar me të drejtë vote e me vendbanim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Kjo pjesë e parë e këtij raporti prezanton procedurat që mendohet të ndiqen për krijimin e “regjistrit” të votuesve, me vendbanim jashtë territorit të RSH, të cilët do të votojnë atje ku kanë vendbanimin.
Kodi Zgjedhor, në nenin 25, përcakton procedura të përgjithshme për votimin nga jashtë vendit, ku përfshihen kryesisht afate për çeljen dhe mbylljen e votimit, garancitë ligjore për vëzhgimin, monitorimin dhe aksesin në KQZ gjatë administrimit të votave, për testimin, verifikimin dhe sigurinë e materialit zgjedhor apo të sistemeve të teknologjisë së informacionit, të cilat nuk mund të jenë më të ulëta sesa ato për votimin brenda vendit.
Neni 46, pika 3, e Kodit Zgjedhor përcakton se ‘Lista e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit përfshin vetëm zgjedhësit me vendbanim jashtë vendit, të cilët deklarojnë vullnetin për të ushtruar të drejtën e votimit, sipas rregullave të dala në zbatim të nenit 24 të këtij ligji.’
Kushtet që duhet të plotësojnë shtetasit shqiptarë për të votuar nga jashtë vendit përcaktohen në nenin 24 të Kodit Zgjedhor:
Të kenë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile adresën e vendbanimit të përhershëm jashtë vendit, dhe
Të kërkojnë nga KQZ-ja që të pajisen me dokumentacionin e votimit nga jashtë.
Procedurat për regjistrimin në RKGJC të adresës së shtetasit me vendbanim të përhershëm jashtë vendit, janë të përcaktuara me ligjin 14/2016 ‘Për identifikimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë’ dhe akteve nënligjore të zbatim të këtij ligji.
Shtetasi plotëson formularin tip të vetë deklarimit të publikuar në faqen zyrtare të e-Albania ose pranë zyrave përkatëse që kryejnë këtë shërbim.
KRIJIMI I LISTËS SË ZGJEDHËSVE QË VOTOJNË JASHTË VENDIT
Mënyra e parë
Procedura
Lista e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit përfshin vetëm zgjedhësit me vendbanim jashtë vendit, që kanë regjistruar adresën në RKGJC dhe deklarojnë vullnetin për të ushtruar të drejtën e votimit, sipas rregullave të parashikuara në zbatim të nenit 24 të Kodit Zgjedhor.
KQZ për zgjedhësit me vendbanim jashtë vendit do të mundësojë shërbiminon-line për tëparaqitur kërkesën për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit.
Për shkak të pamundësisë kohore, dhe kapaciteteve teknike të kufizuara, vlerësohet që ky shërbim për këto zgjedhje të ofrohet nëpërmjet infrastrukturëse-albania.
Portali e-albania administrohet nga AKSHI, që është i vetmi institucion publik i cili mundëson komunikim të sigurt dhe ndërveprim ndërmjet institucioneve qeveritare.
Shërbimi i KQZ-së do të ndër-veprojë me bazën e të dhënave të RKGJC-së, për të shfrytëzuar përbërësit zgjedhorë të shtetasve dhe për të mundësuar evidentimin e shtetasve që kanë regjistruar adresën e vendbanimit te përhershëm jashtë territorit të vendit dhe të atyre shtetasve që nuk e kanë kryer këtë regjistrim.
1.7. Zgjedhësve me vendbanim jashtë vendit, do t’u kërkohen të dhënat personale si emër, mbiemër, atësi, datëlindje, numër personal identifikimi, adresa e vendbanimit të përhershëm, adresa elektronike e-mail si dhe numri telefonik i celularit.
Zgjedhësi me vendbanim jashtë vendit, pasi ka plotësuar të dhënat sipas pikës 1.1.5, dërgon kërkesën për të votuar nga jashtë vendit nëpërmjet shërbimit on-line të KQZ-së.
Shërbimi on-line i KQZ-së i mundëson zgjedhësit të aksesojë në mënyrë të menjëhershme plotësimin e të dhënave të përcaktuara në pikën 1.1.5.
Numri personal i identifikimit si dhe të dhënat e tjera të zgjedhësit do të krahasohen nëpërmjet shërbimit të KQZ-së me bazën e të dhënave të RKGJC-së. Nga rezultati i këtij krahasimi do të vërtetohet nëse zgjedhësi ka regjistruar adresën e vendbanimit të përhershëm jashtë vendit, si dhe do të vërtetohet saktësia e përbërësve zgjedhor të tij.
Verifikimi nga DPGJC-ja i të dhënave të kërkesës së zgjedhësve me vendbanim te përhershëm jashtë vendit kryhet jo më vonë se dy ditë nga dërgimi i saj.
Shërbimi i KQZ-së, nëpërmjet adresës e-mail të zgjedhësit,konfirmon ose jo paraqitjen e kërkesës për të votuar nga jashtë vendit.
Nëse zgjedhësi ka mangësi në plotësimin e të dhënave, shërbimi i KQZ-së do të mundësojë njoftimin e zgjedhësit nëpërmjet adresës e-mail për plotësimin e tyre.
Nëse kërkesa e zgjedhësit nuk konfirmohet, zgjedhësi ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë KQZ-së. Ankesa paraqitet brenda 24 orëve nëpërmjet adresës e-mail të përcaktuar nga KQZ-ja për këtë qëllim.
KQZ shqyrton ankesën dhe brenda dy ditëve nga paraqitja e saj i kthenpërgjigje shtetasit. Në rast se refuzimi i kërkesës për të votuar nga jashtë vendit ka shkak mos përmbushjen e kriterit ligjor të regjistrimit të vendbanimit jashtë vendit, shtetasi informohet për veprimet që duhet të ndërmarrë dhe afatin e kryerjes së tyre. Në rast se refuzimi i kërkesës për të votuar nga jashtë vendit ka shkak pasaktësi të të dhënave, KQZ e referon rastin në DPGJC dhe njofton shtetasin për plotësuar apo saktësuar të dhënat e tij. KQZ, në këto raste komunikon me shtetasin përmes adresës e-mail të përcaktuar nga KQZ për këtë qëllim.
DPGJC, rast pas rasti, përcjell në KQZ, elektronikisht dhe në formëshkresore, të dhënat e shtetasve me vendbanim jashtë vendit të cilët kanë plotësuar kriteret e parashikuara në nenin 24, paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor.
Për këto zgjedhje, afati për paraqitjen e kërkesës nga zgjedhësit me vendbanim të përhershëm jashtë vendit, do të fillojë pasi KQZ të ketë miratuar aktin normativ për procedurat e detajuara të votimit nga jashtë vendit. Afati i përfundimit të paraqitjes së kërkesave, do të jetë data 24 shkurt 2021. Afati i përfundimit referon afatin e parashikuar në nenin 54, paragrafi 1, që përcakton se kërkesat për ndryshime në ekstraktin e përbërësve zgjedhor nuk mund të paraqiten me vonë se 60 ditë para datës së zgjedhjeve.
KQZ nëpërmjet auditëve teknicienë, mbikëqyr verifikimin e të dhënave nga DPGJC.
Auditët teknicienë kontrollojnë përputhshmërinë e veprimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, me rregullat e përcaktuara në nenin 24 të Kodit Zgjedhor dhe aktin normativ të KQZ-së.
Auditët teknicienë i paraqesin një raport auditimi çdo javë KQZ-së për gjetjet e auditimit. Secili nga auditët teknicienë mund të paraqesë raport individual nëse ka opinion apo koment të ndryshëm nga auditi tjetër.
KQZ-ja ia përcjell gjetjet dhe rekomandimet e auditëve teknicienë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile brenda 48 orëve, duke i kërkuar njëkohësisht shpjegime për to. Raportet e auditëve dhe shpjegimet e DPGJC-së bëhen publike nga KQZ-ja. Detyra e auditëve teknicienë për mbikëqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve nga jashtë vendit përmbushet me raportin përfundimtar pas shpalljes së kësaj liste.
Jo më vonë se 40 ditë nga data e zgjedhjeve, DPGJC kryen ndryshimin në listën e zgjedhësve, duke i vendosur zgjedhësit që plotësojnë kriteret e parashikuara në nenin 24 të Kodit Zgjedhor në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit.
Lista e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit shpallet në formë elektronike në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në portalin e-albania.Formati elektronik i mundëson zgjedhësit verifikimin e të dhënave të tij në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit.
2. Mënyra e Dytë
1.1. Procedura:
1.1.1. Në KQZ do të ngrihet një sistem për regjistrimin dhe administrimin e kërkesave ngashtetasit shqiptarë me vendbanim të përhershëm jashtë territorit të RSH-së për të shprehur dëshirën e tyre të votojnë në zgjedhjet për Kuvend. Sistemi do t’ju kërkojë shtetasve shqiptarë me vendbanim të përhershëm jashtë territorit të RSH të dhëna identifikuese të tilla si:
1.1.1.1. Pasaportë ose kartën ID shqiptare, të vlefshme;
1.1.1.2. Adresën në shtetin ku jeton (ka rezidencën e përhershme);
1.1.1.3. Të dhënat e kontaktit të tilla si e-mail dhe numër telefoni celular/mobil;
1.1.1.4. Në mënyrë opsionale mund të kërkohen edhe të dhëna që provojnë se ai është në emigracion (dokument identifikimi apo leje qëndrimi në shtetin në emigracion, kontratë shtëpie ose dokument pronësie, kontratë me ujësjellës/energji/gaz, kontratë punësimi, kontratë shkollimi…).
1.1.1.5. Sistemi do ti kërkojë zgjedhësit/aplikantit nëse ai/ajo ka aplikuar në shërbimin që ofrohet nga DPGJC për të deklaruar vendbanimin e përhershëm jashtë vendit?
1.1.1.5.1. Nëse përzgjidhet ‘Jo’, do të njoftohet me një mesazh paralajmërues për detyrimin që ka shtetasi të aplikojë pranë shërbimit në DPGJC për të regjistruar vendbanimin e ri dhe se aplikimi i tij nuk do të vazhdoj të përpunohet pa kryer regjistrimin duke i ofruar linkun përkatës.
1.1.1.5.2. Nëse përzgjidhet ‘Po’ sistemi e informon se ai është pjesë e listës së zgjedhësve që banojnë jashtë vendit dhe shtetasi nuk do të jetë në listën natyrale të zgjedhësve me vendbanim në RSH.
1.2. Siguria dhe procedura që do të ndiqet.
1.2.1. Ky sistem do të komunikojë me bazat e të dhënave shtetërore si regjistri i gjendjes civile,regjistri i adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit apo regjistra të tjerë që mund të ndihmojnë në verifikimin dhe saktësimin e të dhënave të shtetasve nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit. Standardet e bazave shtetërore të të dhënave,protokollet teknike të ndërveprimit dhe komunikimit të të dhënave ofrojnë sigurinë për integritetin e tyre.
1.2.2. Sistemi pas konsultimit të të dhënave me bazat e dhëna shtetërore të tjera (RKGJC-së,RKASHJJ-së, etj.)
1.2.2.1. Nëse këto të dhëna përputhen, përfshirë edhe adresën e vetë deklaruar jashtë shtetit finalizon regjistrimin në sistem. Sistemi i dërgon me e-mail në kontaktet e deklaruara email/sms linku-n e tij/saj personal/unik dhe të dhënat e tij personale/unike për të marrë pjesë në votim.
1.2.2.2. Nëse këto të dhëna nuk përputhen, përfshirë edhe mos regjistrimin e vendbanimit të përhershëm jashtë territorit të RSH, sistemi do të njoftojë automatikisht shtetasin për rezultatet e mospërputhshmërisë /mosregjistrimin.
1.3. Periudha e regjistrimeve.
1.3.1. Si rregull aplikimet për t’u përfshirë në regjistrin e zgjedhësve që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të RSH fillojnë jo më vonë se 5 ditë nga data e shpalljes së dekretit të Presidentit të Republikës për përcaktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvend.
1.3.2. Përjashtim nga ky rregull i përgjithshëm janë zgjedhjet e datës 25 prill 2021. Për këto zgjedhje procedura e regjistrimit do të fillojë menjëherë sapo të jetë miratuar akti normativ dhe të jetë prokuruar sistemi nga KQZ.
1.3.3. Ky sistem duhet të pranojë kërkesat për regjistrim jo më pak se 30 ditë para datës së përfundimit të afatit të regjistrimit të kërkesave. Për zgjedhjet e datës 25 prill 2021 kjo periudhë regjistrimi nuk duhet të kalojë datën 11 Mars 2021.
1.3.4. Procedura e regjistrimit të zgjedhësve për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit do të përfundojë në përputhje me përcaktimet e nenit 54 të Kodit Zgjedhor, 45 ditë para datës së zgjedhjeve, duke i dhënë kohë KQZ-së dhe audituesve të verifikojnë aneksimin e listës së zgjedhësve nga lista natyrale e zgjedhësve me vendbanim në RSH.
1.4. Periudha e verifikimeve të aplikimeve.
1.4.1. Komponenti i ekstraktit të zgjedhësve verifikohet menjëherë online nga sistemi duke u konsultuar me database-n e RKGJC-së/RKASHSHJJ-së.
1.4.2. KQZ jo më vonë se 45 ditë nga data e zgjedhjeve finalizon listën e zgjedhësve duke evidentuar aplikimet për regjistrim të pranuara dhe ato të refuzuara. Të gjitha aplikimet që kanë mbetur të pa trajtuara për arsye dokumentimi do të konsiderohen të refuzuara.
1.4.2.1. Zgjedhësit mund të ankimojnë në përputhje me dispozitat e nenit 57 të Kodit Zgjedhor dhe Kodin e Procedurës Civile në gjykatën administrative që ka në juridiksion gjendjen civile të zgjedhësit.
1.5. Afati i heqjes së zgjedhësve të regjistruar në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit nga lista e zgjedhësve natyralë.
1.5.1. 45 ditë para datës së zgjedhjeve, sistemi referuar RKGJC-së prodhon listën përfundimtare të listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit. Çdo rast/aplikim për tu përfshirë në listën e zgjedhësve jashtë vendit, do të trajtohet individualisht në mënyrë dinamike nga sistemi deri në përfundimin e afatit të mësipërm.
1.5.2. Jo më vonë se 40 ditë nga data e zgjedhjeve DPGJC-ja heq nga lista ‘natyrale’ e zgjedhësve,ata zgjedhës që janë regjistruar si votues nga jashtë vendit sipas njoftimit të KQZ-së. DPGJC-ja njofton me shkrim KQZ-në për aneksimin e zgjedhësve që janë regjistruar në listën e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit nga lista natyrale e zgjedhësve.
1.5.3. Auditët teknicienë ngarkohen të ndjekin dhe auditojnë procedurën e aneksimit të zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit nga lista natyrale e zgjedhësve. Auditët teknicienë raportojnë gjetjet e tyre jo më vonë se 1 ditë pas përfundimit të afatit të përcaktuar në pikën 1.5.1.