• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama-Beqja tallen në 1 janar/ Për koncensionet miliarda lekë, për Covid-in “larje duarsh”

12:47 : 03/01/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SHENDETI

Nga Boldnews.al

Dy ish-basketbollistët e maxhorancës socialiste, Edi Rama dhe Ilir Beqja, të cilët janë njëkohësisht edhe ideatorët dhe ekzekutorët e dhënies “me koncension” të Shëndetësisë, u shfaqën në ditën e parë të vitit 2021 dhe bënin thirrje sërish për “larjen e duarve”, si forma më efikase, sipas tyre, për përballimin e Covid-19.

Në mesditën e 1 Janarit, Kryeministri Rama iu doli shqiptarëve që sapo kishin mbyllur natën e ndërrimit të viteve më të trishtë në dekadat e fundit, për t’u dhënë “një lajm të madh”.

Rama tha se ai vetë dhe qeveria e tij kishin siguruar 500 mijë vaksina anti-Covid, të cilat ende nuk dihet se kur do të mbërrijnë dhe, për më tepër, është edhe një sasi fare e pamjaftueshme për nevojat e vendit.

Megjithatë, Rama e nisi vitin 2021 aty ku e la, në kamerat televizive, ku nuk harroi të këshillonte shqiptarët që të lanin duart e të ruanin distancimin social.

Lexo edhe:

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

“Il Giornale”: Sa fiton në vit lobisti i Edi Ramës, ish kryeministri italian D’Alema

Këto “këshilla” të vyera i dha gjithashtu në të njëjtën ditë edhe Ilir Beqja, ish-ministër i Shëndetësisë në kabinetin “Rama 1” dhe një nga figurat më të forta brenda radhëve të Rilindjes.

Në një postim publik që shënon datën 1 janar 2021, Beqja bënte thirrje për përdorimin e ujit e sapunit, si një metodë shkencore efikase për të përballuar pandeminë globale.

Nëse zgjidhja do të ishte kaq e thjeshtë, pra tek “larja e duarve”, atëherë do të duhet të pranonim se gjysma e qeverisë “Rama”, të prekur nga Covid-19, nuk i lajnë duart. Po ashtu, pjesa më e madhe e parlamentarëve tanë, gjithashtu nuk e përdorin rregullisht sapunin.

Me të njëjtën logjikë, miliona e miliona njerëz në të gjithë botën, nga politikanë e celebritete e deri tek njerëzit e thjeshtë, gjithashtu nuk kanë larë duart e për këtë arsye kanë humbur jetën apo janë dëmtuar nga virusi Covid-19.

Për mbi 10 muaj, pjesa më e madhe e vendeve të botës e kuptuan se Covid-19 luftohej me aparatura, ku më kryesorët ishin respiratorët e bombolat e oksigjenit.

Gjithashtu, u kuptua se pandemia luftohej me këto mjete, por edhe me mjekë e reanimatorë që dinë t’i përdorin këto pajisje.

Pandemia konfirmoi atë që shumëkush e dinte-shëndetësia shqiptare është totalisht e papërgatitur për sfida të tilla. Jo se nuk ka mjekë të aftë, jo se mungojnë reanimatorët e sprovuar e infermierët humanë.

Shteti shqiptar ka pasur dhe vijon të ketë staf mjekësor të përkushtuar, edhe pse hemorragjia e trurit ka shkaktuar dëme të mëdha.

Shteti shqiptar, megjithëse i varfër, i ka financat e nevojshme për të siguruar pajisje që mbajnë në jetë e kurojnë pacientët me Covid-19.

Por, mjekët dhe stafi i tyre mbështetës nuk mund të bëjnë asgjë më shumë, kur financimet për Shëndetësinë thithen në “gropat” e koncensioneve të Shëndetësisë.

Deri më tani janë 4 kontrata koncensionare, të cilat reduktojnë ndjeshëm investimet në sektorin e Shëndetësisë, duke i përqëndruar milionat e eurove në pak duar, të gjithë të lidhur me fije me njëri-tjetrin.

Përgjegjës për këto “gropa thithëse” nuk janë as më shumë e as më pak se këta dy “të gjatët” qeveritarë, Rama e Beqja, që vijojnë të bëjnë thirrje foshnjarake për “larjen e duarve”.

Të dy, Rama e Beqja, njëri nga salla e kuruar e kryeministrisë dhe tjetri nga kolltuku i ngrohtë me kompjuter përpara i shtëpisë, vijojnë t’i përdorin shqiptarët për budallenj, kur u tregojnë “përrallën” se pandemia ikën me “ujë e sapun”.

Në një situatë pak më normale, në një vend pak më normal se ky i yni, këta dy personazhe, për shkak të “masakrës” në fondet e Shëndetësisë, më së paku do të duhet të flisnin përpara një prokurori.

Por, kjo do të ndodhte në një vend normal, ku Reforma në Drejtësi do të vendoste krijuesit e “gropave thithëse” para përgjegjësisë penale.

Deri sa të vijë ajo ditë, nëse ndonjë herë do të mbërrijë në Shqipëri, shqiptarët do të vijojnë të marrin “këshillat e vyera” me larje duarsh e distancim social.

Mjafton që të mos flitet për koncensionet!

Etiketa: BeqajkoncensioneRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Il Giornale”: Sa fiton në vit lobisti i Edi Ramës, ish kryeministri italian D’Alema

17:32 : 04/06/2025
AKTUALITET

Si duhet lexuar raporti i Parlamentit Evropian për 11 majin

16:16 : 04/06/2025
AKTUALITET

Boçi/ Celibashi është në krye të manipulimit të zgjedhjeve

12:02 : 04/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Procesi zgjedhor i manipuluar, nevojitet ndërhyrje ndërkombëtare

10:02 : 04/06/2025
AKTUALITET

Spastrime me “projekt-ligj” në diplomaci, rrezikohet largimi i diplomatëve të karrierës

18:29 : 03/06/2025
Para

Ja si e kaluan natën e ndërrimit të viteve Mozzik dhe Loredana Zefi

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com