• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“U kry”, Berisha entuziast për përfundimin e punimeve të TAP: Ja si e mbështeta projektin

21:11 : 01/01/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar lidhur me përfundimin e punimeve për gazsjellësin Transadriatik.

“U krye”, shkruan Berisha në fillim të komentit, ndërsa shprehet se ky gazsjellës është dhe investimi me i madh i kohës në Europë, i cili në të gjithë kompleksin e tij është një investim prej 40 miliardë dollarë.

“Projekti u kurorëzua me sukses pas një martone të gjatë e të vështirë, kapërcimit të pengesave herë herë në dukje të pakapërcyeshme.

Pas qeverisë së Azerbajxhanit dhe presidentit Aliev, qeveria që drejtoja mbështeti më shumë se kushdo tjetër projektin për shanset e të cilit Gazpromi rus nga njëra anë dhe megaprojekti Nabuko nga ana tjetër dukej se do ta asgjësonin pa vështirësi.

Për vite më radhë ky projekt qëndroi krahas antarësimit në NATO dhe pavarësisë së Kosovës në krye të axhendës të mbi 100 takimeve të nivelit të lartë dhe më të lartë të mia dhe anëtareve të kabinetit tonë qeveritar dhe këshilltarëve të mi.

Lexo edhe:

Situata e rënduar e zjarreve, Berisha: Përgjegjësi kryesor është Edi Rama

Uzurpimi i News24/ Berisha: Krimineli Ardi Veliu rrëmbeu dosjet e Ballukut dhe politikanëve të korruptuar

Përpjekje serioze për anullimin e tij u bënë edhe pas shpalljes së konsorciumit të TAP fitues i koncesionit të shfrytëzimit të gazit të Fushës së Shah Deniz”, shkruan Berisha.

Postimi nga Sali Berisha

U krye!

TAP, Transadriatik Pipline, Gazsjellesi Transadriatik ose Korridori i Jugut u krye.

Miq, ditët e fundit të vitit që kaloi përfundoi ndëritimi i TAP. Ky gazsjellës është dhe investimi me i madh i kohës në Europë, i cili në të gjithë kompleksin e tij është një investim prej 40 miliardë dollarë. TAP sjell nëpër Shqipëri, në Itali dhe Europën Përendimore gazin azer të fushës Shah Deniz të detit Kaspik dhe më pas në përputhje me marrëveshje të firmosura edhe gazin e vendeve tjera si Taxhikistanit etj.

Korridori i Jugut i jep Shqipërisë një peshë dhe rol në rrafshin energjitik të Europës dhe e shndërron atë fale dhe rezervave të saj energjitike natyrore, ujore, djellore edhe të gazit në Detin Jon që i shiti Zografi Bis në nyjen energjitike më të rëndësishme të rajonit.

Korridori i Jugut e bën tregun energjitik europian më të lirë, më kompetitiv dhe më të pavarur nga gazi rus.

Ideja e projektit të TAP u iniciua fillimisht 14 vjet më parë nga Korporatat Energjitike Helvetike CGL dhe ajo azere Socar, dora dorës këtyre korporatave ju bashkuan gjigandë botëror të energjitikës si Statoil e Norvegjisë dhe British Petroleum i Britanisë së Madhe. Projekti, ëndërr 14 vite me parë, është sot realiteti më i madh
energjitik i viteve të fundit në Europë.

Të dashur miq, TAP është TAP vetëm e vetëm se kalon nëpër Shqipëri. Në çdo trajektore tjetër nuk do të mund të ishte ky që është.

Projekti u kurorëzua me sukses pas një martone të gjatë e të vështirë, kapërcimit të pengesave herë herë në dukje të pakapërcyeshme.

Pas qeverisë së Azerbajxhanit dhe presidentit Aliev qeveria që drejtoja mbështeti më shumë se kushdo tjetër projektin për shanset e të cilit Gazpromi rus nga njëra anë dhe megaprojekti Nabuko nga ana tjetër dukej se do ta asgjësonin pa vështirsi.

Për vite më radhë ky projekt qëndroi krahas antarësimit në NATO dhe pavarësisë së Kosovës në krye të axhendës të mbi 100 takimeve të nivelit të lartë dhe më të lartë të mia dhe anëtareve të kabinetit tonë qeveritar dhe këshilltarëve të mi.

Përpjekje serioze për anullimin e tij u bënë edhe pas shpalljes së konsorciumit të TAP fitues i koncesionit të shfrytëzimit të gazit të Fushës së Shah Deniz.

Mendoj se ish skretarja e shtetit Hilari Clinton dhe perfaqësuesit e saj për energjinë kanë luajtur rol pozitiv dhe kanë, ndonëse jo publikisht, mbeshtetur projektin. Presidenti i Turqise Erdogan gradualisht mbështeti haptas projektin. Ish kryeministri i Italisë Mario Monti dhe ish presidenti Giorgio Napolitano ndryshuan qendrimet jo të favorshme të Italisë ndaj projektit dhe i hapën dritën jeshile zbatimit të tij. Qeveria shqiptare ishte e para që firmosi marrëveshjen me TAP dhe kalimin e tij në territorin e Shqipërisë.

Nga vitet 2014 gjer vitin e kaluar investimet e Konsorciumit të TAP për ndërtimin e tij në Shqipëri ishin për 6 vite zeri kryesor i investimeve të huaja në Shqipëri.

Me këtë rast dua të shpreh mirënjohje të thellë Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe qeverisë së tij dhe të gjithë atyre qeveritareve që mbeshtetën këtë projekt me rëndesi të madhe strategjike, si dhe konsorciumit që e realizoi atë në një kohë rekord duke e bërë rajonin tonë dhe mbarë Europen më të lirë, më të pavarur dhe më të sigurt në një fushë jetike siç është fusha e energjisë. sb

ps: Në video momenti historik i firmosjes së marrëveshjes përfundimtare me TAP me 17 korrik 2013.

Etiketa: Berishainvestiimitap

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Situata e rënduar e zjarreve, Berisha: Përgjegjësi kryesor është Edi Rama

14:53 : 13/08/2025
AKTUALITET

Uzurpimi i News24/ Berisha: Krimineli Ardi Veliu rrëmbeu dosjet e Ballukut dhe politikanëve të korruptuar

14:31 : 13/08/2025
AKTUALITET

Berisha denoncon me PAMJE plazhet e boshatisura në Dhërmi e Durrës edhe në këtë ditë të diel gushti

13:52 : 10/08/2025
AKTUALITET

Berisha distancohet nga kompania që po lobon për të në DASH: Nuk jam zëdhënësi i saj

15:42 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kompania lobuese korrigjon letrën në DASH: Berisha është aktiv në politikë, por s’ka post në Qeveri

20:14 : 04/08/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Berisha: Asnjë kallëzim penal i opozitës në SPAK nuk është bërë pa prova

13:39 : 31/07/2025
Para

Një marrëveshje që i jep fund iluzioneve të Brexit

TË GJITHA

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

15:22 : 17/08/2025

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

15:17 : 17/08/2025

I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli

14:58 : 17/08/2025

Rritja e çmimeve në Vlorë, qytetarët ankohen për cilësinë e plazheve publike

14:35 : 17/08/2025

Denoncimi i gazetarit: Urgjenca Pediatrike në QSUT është kthyer si sportel banke

14:28 : 17/08/2025

Vrau me thikë bashkëmoshatarin, nis në Gjykatën e Korçës seanca për masën e sigurisë ndaj 14-vjeçarit

14:11 : 17/08/2025

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

13:55 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com