• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SHBA shqetësohet prej marrëveshjeve të mundshme mes Kinës dhe BE-së

19:37 : 26/12/2020
në AKTUALITET, BOTA

Marrëveshja e Bashkimit Evropian me Britaninë mbi marrëdhëniet e tyre pas ndarjes u prit me bujë kudo. Por një tjetër përpjekje e bllokut, për një marrëveshje gjithpërfshirëse investimesh me Kinën, po sjell kokëçarje të reja për udhëheqësit evropianë.

Negociatat mes Bashkimit Evropian dhe Kinës po ndiqen nga afër në Uashington, si edhe në vende të tjera.

BE dhe Kina janë në vitin e shtatë të bisedimeve që synojnë një traktat gjithpërfshirës investimesh. Javën e kaluar u njoftua se blloku prej 27 anëtarësh, aktualisht i udhëhequr nga Gjermania, kishte hyrë në fazën përfundimtare të negociatave me Pekinin, me synimin për ta realizuar paktin deri në fund të këtij viti.

Jake Sullivan, i emëruari i Presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden si këshilltar i sigurisë kombëtare, tha në Twitter se “Administrata Biden-Harris do të mirëpresë konsultimet e hershme me partnerët evropianë lidhur me shqetësimet e përbashkëta për praktikat ekonomike të Kinës.”

Komentet e tij shihen nga analistët si një sinjal irritimi brenda administratës së ardhshme se udhëheqësit e BE-së nuk po tregojnë një synim serioz për të punuar me Shtetet e Bashkuara. Një mesazh me rëndësi i ekipit të presidentit të zgjedhur Biden ka qënë angazhimi për të ndryshuar doktrinën e Presidentit Trump “Amerika e Para” dhe për të punuar më nga afër me aleatët për t’u përballur me sfidat e përbashkëta.

Lexo edhe:

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria që do përballet me protestat civile

Takimi Trump–Putin do të mbahet në Anchorage të Alaskës

“Çdo marrëveshje BE-Kinë do të ishte një shuplakë për ekipin Biden, po të kihen parasysh komentet e zotit Sullivan,” tha për Zërin e Amerikës analisti Stephen F. Szabo në Institutin Amerikan për Studime Bashkëkohore Gjermane.

“BE-ja qënë kritike ndaj qasjes së zotit Trump për luftërat tregtare me Kinën dhe me BE-në njëkohësisht. Ajo ka argumentuar se Amerika ka nevojë për Bashkimin Evropian për të patur një qasje të përbashkët perëndimore, diçka që është thelbësore për një politikë të sukseshme. Nëse Kina krijon të çara mes Perëndimit, atëherë ajo mund të ndjekë një stategji përça e sundo,” tha zoti Szabo./VOA

Etiketa: kinaTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria që do përballet me protestat civile

20:01 : 12/08/2025
BOTA

Takimi Trump–Putin do të mbahet në Anchorage të Alaskës

19:36 : 12/08/2025
BOTA

“Nuk presim asgjë”: Ukrainasit shprehen skeptikë para takimit Trump-Putin

08:19 : 12/08/2025
BOTA

Çfarë kërkon Putin nga takimi me Trump-in që do mbahet në Alaskë

20:53 : 11/08/2025
BOTA

Trump: Do të tentojmë t’i rikthejmë Ukrainës territorin e pushtuar nga Rusia

19:57 : 11/08/2025
BOTA

Ministrat e BE-së takohen mes përpjekjeve për përfshirjen e Zelenskyt në bisedimet Trump-Putin

13:50 : 11/08/2025
Para

Gega vihet përballë së kaluarës, trajneri i Kukësit: Partizani? Dua të fitoj edhe ndaj vëllait tim!

TË GJITHA

Zjarri në Delvinë/ Pacientët e spitalit dërgohen te Pallati i Kulturës, banorët braktisin banesat (VIDEO)

23:15 : 12/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 13 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 12/08/2025

Situatë e rënduar në Gramsh, zjarri përfshin edhe fshatin Kodovjat, nis evakuimi i banorëve

23:00 : 12/08/2025

Zelensky refuzon t’i lëshojë territore Rusisë: Do të inkurajonte Putinin për sulme të ardhshme

22:42 : 12/08/2025

VIDEO/ Momentet e vrasjes së trefishtë në Gjilan, njerëzit ikin mes breshërisë së plumbave

22:38 : 12/08/2025

VIDEO drithëruese/ Pamjet apokaliptike në Delvinë, rrezikohen puset e “Delvina Gas”, zero reagim nga shteti

22:32 : 12/08/2025

Shkëndija e Tetovës mëson emrin e kundërshtarit të play-off në Europa League

22:30 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com