• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK bën 1 vjeç, asnjë zyrtar i lartë i hetuar/ Nga tenderat sekretë te shembja e Teatrit, bilanci i dështuar

12:45 : 19/12/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë një bilanc mbi punën e saj në 1 vjetorin e krijimit dhe funksionimit. E ngritur si një strukturë që do të hetonte “peshqit e mëdhenj” sikundër cilësoheshin nga diplomatët e akredituar në Tiranë, SPAK nuk ka mundur të çojë para gjykatës asnjë prej zyrtarëve të lartë, megjithëse ka pasur denoncime të shumta, qoftë nga shoqëria civile, ashtu edhe nga opozita.

SPAK ka publikuar bilancin e punës, shifra që më shumë janë show se sa përligjin qëllimin për të cilin u ngrit ky isntitucion.

Në SPAK janë depozituar kallzimet penale për tenderat sekretë, për tenderat e firmosur nga Ministria e Shëndetësisë, për shembjen e Tatrit Kombëtar, për inceneratorët, e plot kallzime të tjera, për të cilat ende nuk ka një qëndrim.

Çështja e fundit për të cilin SPAK iu kërkua të hetonte ishte fshehjave e shifrave të të vdekurve nga pandemia e Covid-19, por sërisht nuk pati asnjë reagim, ndërkohë që duket se prokurorët kanë përfshirë në bilancin e tyre të punës dërgimin në gjykatë të drejtuesve të mjeteve që kanë tentuar të korruptojnë policët me 10 mijë lekë të vjetra.

Në bilancin e punës së publikuar flitet për shifra, për çështje të hetuara, ato që janë dërguar në Gjykatë, apo për të tjera që është kërkuar mbyllja e hetimeve, por nuk thuhet se çfarë dhe si po ecën hetimi lidhur me kallëzimet penale të depozituara ndaj ministrave dhe ish-ministrave për tenderat sekretë apo jo, për shembjen e Teatrit Kombëtar, dhe për të tjera çështje që kanë prodhuar reagime publike të shumta.

Lexo edhe:

Vangjush Dako do të rikthehet në qeli vetëm për 11 ditë burgim

Jahti 1 mln euro i blerë për një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, përse dëshmoi në SPAK Ermal Beqiri

Nuk përmenden fare dosjet 184 dhe 339, ku përfshihen në blerjen e votave zyrtarë të lartë, kryebashkiakë e deputetë, ministra e ish-ministra, ndërsa u trajtuan si një patate e nxehtë, derisa në fund dosja përfundoi në prokurorinë e Dibrës, ku disa emra periferikë mund të gjykohen.

Në reagimin e SPAK, me rastin e 1 vjetorit, thueht se Prokurorët garantojnë publikun se do vazhdojnë të kryejnë me vendosmëri funksionet e tyre, duke synuar që të eleminojmë fenonomenin e pandëshkueshmërisë ndaj kujtdo që shkel ligjet dhe kryen vepra penale që janë në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në fakt përgjatë 1 viti nuk ndodhi që të provohej një gjë e tillë, megjithëse pati një suport mjaft të madh ndërkombëtar dhe një pritshmëri të lartë nga qytetarët.

Të dhëna për hetimet e kryera

Procedime penale të regjistruara për periudhën 19.12.2019 – 31.12.2019

Janë regjistruar gjithsej 225 proçedime penale me 271 persona në hetim, nga te cilat :

204 procedime me 233 persona në hetim kanë ardhur nga Prokuroria për Krime të Rënda

21 procedime me 38 persona në hetim kanë ardhur nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, si dhe procedime të kthyera për hetim nga Gjykata e Posaçme.

Nga 225 procedime penale të regjistruara për vitin 2019, me 271 persona në hetim rezulton që :

120 procedime penale me 174 persona në hetim janë regjistruar për veprat penale që lidhen me krimin e organizuar.

82 procedime penale me 28 persona në hetim janë regjistruar për veprat penale që lidhen me korrupsionin.

23 procedime penale me 69 persona në hetim janë regjistruar për veprat penale që lidhen me veprat e tjera.

Procedime penalë të regjistruara për periudhën 01.01.2020 – 19.12.2020.

Janë regjistruar gjithsej 343 proçedime penale me 433 persona në hetim, nga te cilat :

42 procedime penale me 81 persona në hetim janë regjistruar për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.

158 procedime penale me 181 persona në hetim janë regjistruar për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

143 procedime penale me 171 persona në hetim janë regjistruar për vepra penale që lidhen me vepra të tjera.

Në periudhën një vjecare 19.12.2019 – 19.12.2020

Janë hetuar gjithsej 568 procedime penale me 704 persona në hetim nga të cilët :

162 procedime penale me 255 persona në hetim për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.

240 procedime penale me 209 persona në hetim për veprat penale që lidhen me korrupsionin

166 procedime penale me 240 persona në hetim për veprat penale të tjera.

Një tregues pozitiv është vlerësimi si prioritet dhe kryerja e hetimeve dhe për veprën “pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Kjo jo vetëm në rastet e hetimeve për krim të organizuar, por dhe në rastet e hetimeve për korrupsion.

Për nenin 287 të Kodit Penal janë kryer hetime në 19 procedime penale, kundër 35 personave nën hetim.

Të dhëna për procedimet penale të dërguar për gjykim

Në periudhën 19.12.2019 – 19.12.2020

Janë dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 59 kërkesa për gjykim, kundër 219 të pandehurve. Nga këto :

16 kërkesa për gjykim kundër 117 të pandehurve janë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.

39 kërkesa për gjykim kundër 63 të pandehurve janë për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

4 kërkesa për gjykim kundër 39 të pandehurve janë për vepra penale të tjera.

Në këtë periudhë janë dërguar për gjykim 10 të pandehur të akuzuar për pastrim produktesh të veprës penale (neni 287 i Kodit Penal), të cilët kanë qënë të akuzuar gjithashtu dhe për vepra penale të tjera në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme.

Të dhëna për procedimet penale të dërguar për pushim në Gjykatë

Janë dërguar në gjykatë 24 kërkesa për pushim hetimesh, me 39 persona nën hetim. Nga këto :

2 kërkesa për pushim me 5 persona nën hetim janë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.

19 kërkesa për pushim me 23 persona nën hetim janë për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

3 kërkesa për pushim me 11 persona nën hetim janë për vepra të tjera.

Të dhëna në lidhje me OFL për periudhën 01.02.2020 – 19.12.2020

Janë regjistruar gjithsej 226 materiale të paraqitura për vlerësim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Prokurorët kanë vlerësimet e materilaeve dhe kanë dhënë zgjidhje si më poshtë :

Kërkesa për sekuestro në gjykatë 113

Kërkesa për konfiskim 55

Heqje sekuestroje 42

Kthime për plotësim 50

Kërkesa për vendosje mase parandaluese individuale 7

Në proces vlerësimi nga prokurorët 14

Etiketa: bilancihetimespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vangjush Dako do të rikthehet në qeli vetëm për 11 ditë burgim

18:22 : 16/09/2025
AKTUALITET

Jahti 1 mln euro i blerë për një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, përse dëshmoi në SPAK Ermal Beqiri

17:20 : 16/09/2025
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi
AKTUALITET

20 pika për të rrëzuar hetimin e SPAK/ Jamarbër Malltezi rendit shkeljet e dosjes “Partizani”

12:18 : 16/09/2025
AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi

21:06 : 15/09/2025
AKTUALITET

Dumani drejt fundit të mandatit, KLP hap garën për drejtuesin e ri të SPAK

16:05 : 15/09/2025
AKTUALITET

GJKKO kalon për gjykim dosjen e Jurgis Çyrbjas dhe Altin Hajrit, 5 akuza ndaj ish-deputetit

14:14 : 15/09/2025
Para

Horoskopi sipas Jorgo Pullës/ Çfarë parashikohet javën e ardhshme, shenjat që duhet të bëjnë kujdes

TË GJITHA

Skema piramidale/ Si u mashtrua drejtoresha nga Gramshi: Për platformën XUEX mësova në festën e 8 Marsit

19:00 : 16/09/2025

Këlliçi: PS minoi konsensusin 20-vjeçar, mazhoranca vepron me arrogancën e kartonit

18:56 : 16/09/2025

Ra në humnerë, humb jetën turisti në shtegun Theth-Valbonë

18:48 : 16/09/2025

EMRAT/ Zbulohen 3 deputetët që PD i dha “borxh” PL-së për të formuar grup parlamentar

18:48 : 16/09/2025

Anija me refugjatë përfshihet nga flakët pranë brigjeve të Libisë, 50 të vdekur

18:40 : 16/09/2025

Kombëtarja U-15 mposhtet nga Malta në miqësoren e parë

18:32 : 16/09/2025

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra

18:23 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com