Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me valën e dytë të infektimve me Covid-19, dhe sipas shifrave edhe vala e dytë është shumë agresive.
Numri i familjeve të cilët vajtojnë për humbjen e një personi të dashur për shkak të Covid-19 vazhdon të rritet frikshëm.
Që nga vdekja e parë e cila u regjistrua më 6 shkurt më shumë se 300,000 persona në SHBA kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga Covid.
SHBA po përballet me një mesatare prej më shumë se 961 vdekje në ditë.
Por ky sezon festash shënon shifra drastike të personave të infektuar dhe atyre që kanë humbur jetën. Sipas të dhënave nga Universitetit Johns Hopkins vetëm muajin e kaluar në SHBA kanë humbur jetën 50.000 persona.
Gjatë javes së fundit , rreth 2,403 njerëz në SH.B.A. kanë humbur jetën nga Covid-19 çdo ditë .
Kjo është një mesatare e cila tregon se çdo 40 sekonda një person në SHBA humb betejën me virusin.