• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prapaskenat e tunelit 155 mln euro/ Tenderi nga ministria në kundërshtim me ligjin

20:09 : 14/12/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Prapaskenat e tunelit 155 mln euro /Pa projekt, tender nga ministria dhe kritere në kundërshtim me ligjin

Fundjavën që kaloi, televizionet në Tiranë i ndanë ekranet e tyre në dysh. Në njërën anë shfaqeshin pamjet e protestave, ndërsa në anën tjetër te ekranit, ministrja e Infrastrukturës duke njoftuar hapjen e tenderit 155 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Domethenë “business as usual”.

Ironikisht Shqipëria e paradoksit që tregohej në ekranet e ndara të së shtunës, përveçse më e verteta që kam parë ndonjëherë në media, ka një të përbashkët. Ajo është Shqipëria që vrapon. Qytetarët vrapojnë nëpër rrugicat e Tiranës për t’i shpëtuar gazit mbytës dhe dhunës së qeverisë. Qeveria vrapon në absurd për të shpenzuar paratë e qytetarëve në kontrata te dyshimta qindra milionë euroshe. Dhe aq i madh është nguti i qeverisë sa që ajo nuk pyet më as për ligjin.

Skandali i pare eshte se tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u hap pa projekt. Para disa muajsh qeveria kontraktoi një studio austriake për të bërë projektin e tunelit të Llogarasë. Por edhe pse i pagoi 5 milionë euro nga paratë e qytetarëve kompanisë austriake, qeveria vendosi të mos presë përfundimin e projektit. Si rezultat tenderi u hap pa projekt zbatimi, thjesht me projekt ide. Pak a shumë një skemë e ngjashme me ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës.

Lexo edhe:

No Content Available

Vetë ndërtimi i tunelit, sipas dokumentave të tenderit do të marrë të paktën 37 muaj kohë. Në këtë pikë, natyrshëm lind pyetja; Pse ngutet qeveria të hapë garën e një vepre që kërkon mbi 3 vjet të ndërtohet, duke mos pritur për pak javë projektin e zbatimit? Përgjigja më e natyrshme që të vjen në mënd është vetëm një. Qeveria po nxiton ta mbyllë kontratën para datës 25 prill. Me pak fjalë të kontraktojë 155 milionë euro para zgjedhjeve.

Por nxitimi i qeverisë ka faturë të rëndë për qytetarët. Tenderimi i një vepre inxhinierike pa projektin e zbatimit rrit rreziqet për abuzime ne tender dhe për faturë të fryrë në kurriz të qytetarëve. Me shumë gjasa, kostoja e tunelit të Llogarasë do të kërcejë ndjeshëm mbi fondin limit 155 milionë euro të përcaktuar. Përtej kësaj, mungesa e projektit të zbatimit cënon konkurrencën në tender duke rritur rrezikun e favorizimit të kompanive të caktuara që kanë aksesin më të madh në informacion. Dhe ky nuk është dyshimi i vetëm në këtë drejtim.

Në dokumentat e tenderit ka kritere të çuditshme teknike dhe financiare. Disa prej tyre janë në kundërshtim me ligjin. Sipas dokumentacionit të shpërndarë, kompanitë duhet të kenë një xhiro mesatare vjetore në pesë vitet e fundit, të paktën sa 70 për qind e fondit limit. Ky kriter është në kundërshtim të hapur me legjislacionin në fuqi, përkatësisht me nenin 26 të VKM 914, që sanksionon se për vlerat mbi kufirin e ulët monetar, autoritetet kontraktuese nuk mund të kërkojë më shumë se 50 për qind të Fondit Limit në kriterin e xhiros.

Kriteri i dytë i dyshimtë është ai i fitimit para taksave dhe interesave, që ndryshe njihet si EBIDTA. Sipas kritereve të përcaktuara nga Ministria e Infrastrukturës, kompanitë pjesëmarrëse duhet të kenë një fitim bruto prej 50 milionë euro në vit, për pesë vitet e fundit. Por në ligjin e prokurimeve, saktësohet se autoritetet kontraktore nuk mund të kërkojnë më shumë se 3 vjet në kriterin e treguesve financiare.

Me pak fjalë, kriteret e tenderit 155 milionë euro janë qartazi te paligjshme. Arsyeja se pse duket e lidhur me tentativën për të kufizuar garën. Me kriteret e vendosura nga qeveria, në garë nuk mund të marrë pjesë asnjë shoqëri shqiptare, për shkak se nuk plotësojnë treguesit e xhiros dhe fitimit. Paralelisht në dokumenta është vendosur edhe një kleçkë tjeter. Kontrata nuk do të jetë e tipit Fidic, pra sipas ligjit ndërkombëtar, por do të jetë sipoas ligjit shqiptar.

Thuajse të gjithë tenderat e veprave të ndërtimit bëhen sipas kontratave Fidic, pasi këto kontrata garantojnë siguri për afrimin e kompanive të huaja në garë. Pa kontratën e njëhsuar ndërkombëtare asnjë kompani serioze nuk e merr mundimin të hyjë në një tender, veçanërisht në vendet si Shqipëria. Rrjedhimisht, përjashtimi i kompanive shqiptare përmes kritereve në kundërshtim me ligjin dhe atyre të huaja duke e bërë kontratën sipas ligjit shqiptar, çon vetëm në një zgjidhje. Tenderi do të merret nga një sekser shqiptar me letrat e një kompanie të huaj. Kjo bie era lobim.

Në fund, ky tender ka dhe një tjetër çudi të madhe. Gara për ndërtimin e tunelit të LLogarasë do të zhvillohet nga vetë Ministria e Infrastrukturës. Kjo është hera e parë, të paktën në 15 vjet, që tenderi për ndërtimin e një rruge nuk kryhet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, por bëhet nga vetë Ministria e Infrastrukturës. Qeveria nuk ka më besim tek askush. As tek agjencitë në varësinë e saj. Tenderi duhet të shkojë aty ku është përcaktuar. Saktë dhe para zgjedhjeve.

Etiketa: klodian tomorri boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Nuk doni të bëni vaksinën? Qeveria e San Marinos gati presionin: Do të paguani vetë të gjitha ilaçet

TË GJITHA

Draft-raportet nga Brukseli ekspozojnë “fasadën e qeverisë” ndaj integrimit

08:35 : 19/06/2025

DW: Ç’ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

08:31 : 19/06/2025

Irani sulmon spitalin në Izrael me raketë balistike, dhjetëra të plagosur

08:30 : 19/06/2025

Arrestimi i Kurtit/ Flet 13-vjeçarja që u bë nënë: Të gjithë ne martohemi të vogla

08:27 : 19/06/2025

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot tentativa e 34 për konstituimin e Kuvendit

08:18 : 19/06/2025

Shtohen rastet në kardiologji, vdekshmëria e lartë nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut

08:16 : 19/06/2025

Këmbimi valutor 19 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:13 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com