• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Bëmat” e drejtorit të eksperimentit: Fitues në tender firma që ofroi 100 mln më shumë!

20:23 : 14/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Sarandë, Sheme Lula, i cili para pak vitesh bëri një eksperiment social në qytetin bregdetar, duke i lënë banorët pa ujë për të parë nëse do reagonin, ka vijuar “bëmat” e tij. Sipas dokumenteve që ka siguruar “Bold News”, z.Lula ka zhvilluar një procedurë konkurimi, ku fituese ka shpallur firmën e cila ka ofruar më… shumë!

Duket se z.Lula ia ka marrë dorën tenderëve, pasi edhe pak muaj më parë, bëri procedurë për të furnizuar me autobote sarandiotët, në qytetin që mburret me ujin që buron nga Syri i Kaltër. Kësaj herë ka goditur me dokumentet, pasi me kaq shumë “bëma” ai vijon në detyrë, pasi është “mjeshtër” i letrave. Përveç kësaj, ka lidhje të forta edhe me deputetë të Rilindjes, denoncime të cilat janë publikuar edhe më parë në “Bold News”.

Faksimile: Njoftimi i fituesit i tenderit, ku firma që u shpall fituese ka ofruar 100 milionë lekë më shumë!

Sipas dokumenteve që ka siguruar “Bold News”, në fillim të muajit dhjetor 2020, Ujësjellës Kanalizime Sarandë ka bërë procedurën e tenderit “ndërtim i kanalizimeve të ujërave të zeza në bllokun mbi rrugën numër 5, në lagjen numër 3”. Lexoni pak shifrën e tenderit; 32.039.144 lekë. Normalisht, sa për “sy e faqe” në dokumente shkruhet se kriteret e përzgjedhjes së fituesit janë “çmimi më i ulët”.

Por, në këtë procedurë, nuk ka ndodhur diçka e tillë. Le të analizojmë shifrat e ofruara për këtë shërbim. Kompania me ofertën më të ulët ka qenë “FLED” me ofertë 22.204.150 lekë. E dyta “SHENDELLI” me 22.785.530 lekë, e treta “MANE/S” me 25.169.020 lekë dhe e katërta BOE “I.C.C GROUP” dhe “2Z KONSTRUKSION” me ofertë 31.821.600 lekë. Kjo e fundit, është shpallur edhe fituese. Por, le të bëjmë një veprim të thjeshtë matematikor.

Lexo edhe:

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

Ofertën më të lartë e zbresim me ofertën më të ulët, ku diferenca është plot 9.617.450 lekë. Pra, taksapaguesve sarandiotë veprimi i z.Lula do t’u kushtojë rreth 100 milionë lekë, ose 1/3 e vlerës së të gjithë tenderit. Dhe, e gjitha me një të rënë të lapsit.

Faksimile: UKS ka s’kualifikuar të gjitha firmat që ofruan më pak

Në dokumentet që kemi siguruar rezulton se z.Lula ka s’kualifikuar të gjitha firmat që ofruan më pak, me qëllim që të shpallte fituese “të preferuarën”.

Me publikimin e këtyre dokumenteve, “Boldnews” po analizon veprimet e shtetarëve, të cilët i kanë shkaktuar buxhetit plot 100 milionë lekë. Në këto dokumente thuhet se “nga shqyrtimi i dokumentacionit të 4 firmave që kanë paraqitur ofertë ekonomike, rezultoi se 3 prej OE nuk i plotësonin kërkesat dhe kushtet e DST-së të hartuar nga AK”.

Pra, nisur nga dokumentet e tenderit, ngrihen dyshime të forta se gjithçka ka qenë e paracaktuar.

Etiketa: sarandesheme lulatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025
AKTUALITET

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

20:37 : 09/10/2025
AKTUALITET

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pas ekzekutimit të Isuf Jaçajt, policia bastis hotelin “Blue Sky” në Sarandë

12:44 : 06/10/2025
AKTUALITET

I mori 5 mijë euro një gruaje dhe e shantazhonte për 50 mijë të tjera, arrestohet durrsakja

08:42 : 06/10/2025
AKTUALITET

Detaje nga atentati ndaj Isuf Jaçajt, makina e viktimës u hodh në erë me 800 gram tritol

15:44 : 05/10/2025
Para

A do të marrë pjesë Trump në inaugurimin e Joe Biden si president?

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

22:58 : 11/10/2025

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

22:47 : 11/10/2025

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com