• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FSHZH në shërbim të Samir Manes, pas rrugës dhe parkimit i “bën” edhe molin privat. Fituesi i paracaktuar?!

13:28 : 14/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga BoldNews.al

(Pjesa 3)

Investigimi i “Bold News” ka nxjerrë zbuluar Fondin Shqiptar të Zhvillimit, i cili është vënë totalisht në shërbim të oligarkëve. Në pjesën e parë dhe të dytë ne faktuam se në shërbim të kompleksit “Green coast” u bë rruga, megjithëse ishte cilësuar “ndërtim pa leje” nga organet e drejtësisë. Me fondin prej 5 milionë USD të krijuar nga taksat e qytetarëve të varfër të këtij vendi, shteti do i bëjë edhe parkimin në shërbim të resortit luksoz, ku vetëm 3 % e qytetarëve, si dhe pushtetarët mund të pushojnë. Por, nuk mbarojnë këtu favoret për “Green Coast”! Nga hulumtimet e “Bold News” ka rezultuar se Fondi Shqiptar i Zhvillimit do t’i bëjë edhe një mol këtij kompleksi.

Në foto: Gjurma ku do të bëhet moli i jahteve, i cili është vetëm pak metra larg resortit

Moli i “Green Coast” me paratë e shqiptarëve!

Në dokumentet e mësipërme, të cilat ndodhen aktualisht në Agjencinë e Prokurimit Publik, është detajuar se ku do të investohen këto para’. Projekti i rehabilitimit të plazhit të Palasës është bërë totalisht në favor të resortit, dhe jo të bizneseve të tjera, apo edhe banorëve të paktë vendas. Në këto dokumente duket qartë se moli që do të ndërtohet është vetëm pak metra larg vilave të para të kompleksit. Disa prej këtyre vilave janë të biznesmenëve më të mëdhenj në Shqipëri, ndërsa janë krijuar edhe restorante luksoze. Pra, të gjitha për njerëzit më të pasur në Shqipëri. Dhe, pasi të pushojnë në vila, të drekojnë në restorante luksoze, ata do të bëjnë xhiro edhe me jahte. Moli është vendosur në hyrje të “Green Coast”, me një gjatësi rreth 40 metra brenda në Detin Jon. Pakkush nga njerëzit e thjeshtë mund ta përdorë, megjithëse me taksat e tyre do të ndërtohet!

Lexo edhe:

Qeveria e Filipineve në alarm/ Si po trafikohen punonjësit filipinas në Shqipëri

Përplasi tre të mitur që po lëviznin me monopatinë, gjykata cakton “arrest shtëpie” për shoferin

Faksimile: Dokumenti i FSHZH-së, i përdorur për tenderin 5 miionë USD

Sipas këtyre dokumenteve, moli ka një gjatësi prej 46 m si dhe një rrugë lidhëse me shëtitore me gjatësi 50.6 metra. “Është parashikuar të ketë një strukturë prej betoni të armuar me pilota. Për realizimin e strukturës bëhet ndarja me faza. Në fillim zona mbushet me material gërmimi. Pasi realizohet mbushja atëherë do të fillojë procesi i ndërtimit të pilotave e më pas i trarëve dhe soletës” thuhet në këto dokumente. Sipas saj, pas përfundimit të strukturës atëherë ky material mbushës hiqet që të mos pengojë ankorimin e varkave ose anijeve të vogla. FSHZH thotë se Moli është parashikuar të ketë një sipërfaqe në plan prej 400 m2.

Faksimile: Fituesi i tenderit në vitin 2013 është kompania “Gjikuria”, e cila po ndërton edhe “Green Coast”

Fitues i paracaktuar?

Në vitin 2009, Autoriteti Rrugor Shqiptar, bëri një tender për rrugët lidhëse të plazheve në Jug të Shqipërisë. Fituesi i këtij tenderi ka qenë firma “Gjikuria”, e cila është edhe nënkontraktor i “Green Coast” për ndërtimin e resortit. Por, në pjesën e parë të këtij investigimi në faktuam se një pjesë e kësaj rruge ishte ndërtuar në kundërshtim flagrant me projektin e miratuar, duke e kaluar rrugën mbi prona private. Madje, e njëjta firmë, “Gjikuria”, është gjobitur edhe për shkatërrimin e “Deltës së Përroit të Palasës”, një monument natyre i mbrojtur nga shteti. Për ndërtimin e resortit dhe rrugëve, mori inerte nga monumenti i natyrës. Por, përveç një gjobe qesharake, asnjë institucion nuk dënjoi që ta ndalojë. Dhe, aktualisht jemi në fazën që brenda këtij monumenti do të ndërtohet edhe një parkim privat. Megjithatë, ashtu si edhe tenderat e mëparshëm shtetërore për rrugën, shtesën e kontratës, kanalizimet e ujërave të zeza, “Gjikuria” është në “pole position” për të fituar edhe këtë tender. Bold News ka mësuar nga burime të besueshme pranë Agjencisë së Prokurimit Publik se në tender kanë marrë pjesë 7 firma. Firma që ka ofruar më pak ka bërë një ofertë prej 323 milionë lekë të rinj. Ndërkohë, “Gjikuria” që është shpallur fituese në fazën e parë, ka ofruar 499 milionë lekë të rinj. Pra, rreth 180 milionë lekë më shumë sesa oferta më e ulët. Por, sërish është shpallur fituese, duke ngritur hije të forta dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar.

Lexo edhe:

*Skandali 5 mln USD/ FSHZH ribën rrugën “pa leje” të kompleksit “Green Coast” në Palasë

*Skandali/ FSHZH shkatërron monumentin e natyrës “Delta Palasë”, parkim privat për “Green Coast”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria e Filipineve në alarm/ Si po trafikohen punonjësit filipinas në Shqipëri

13:34 : 29/06/2025
AKTUALITET

Përplasi tre të mitur që po lëviznin me monopatinë, gjykata cakton “arrest shtëpie” për shoferin

13:33 : 29/06/2025
AKTUALITET

U kapën me mallra kontrabandë, arrestohen babë e bir

13:32 : 29/06/2025
AKTUALITET

Gjirokastër/ Parcela në fshatin Arshi Lengo përfshihet nga flakët

13:28 : 29/06/2025
AKTUALITET

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

13:22 : 29/06/2025
SHOW BIZ

Tashmë zonja Bezos! Lauren Sánchez bën ndryshimin e menjëhershëm në rrjetet sociale

13:14 : 29/06/2025
Para

Përfundon shorti i Europa League, Milan dhe Man.United mësojnë rivalët

TË GJITHA

Qeveria e Filipineve në alarm/ Si po trafikohen punonjësit filipinas në Shqipëri

13:34 : 29/06/2025

Përplasi tre të mitur që po lëviznin me monopatinë, gjykata cakton “arrest shtëpie” për shoferin

13:33 : 29/06/2025

U kapën me mallra kontrabandë, arrestohen babë e bir

13:32 : 29/06/2025

Gjirokastër/ Parcela në fshatin Arshi Lengo përfshihet nga flakët

13:28 : 29/06/2025

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

13:22 : 29/06/2025

Tashmë zonja Bezos! Lauren Sánchez bën ndryshimin e menjëhershëm në rrjetet sociale

13:14 : 29/06/2025

Protesta në Beograd/ 77 persona të ndaluar, Vuçiq paralajmëron arrestime të reja

13:07 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com