Janë mbyllur 45 minutat e para të 3 takimeve të vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Kukësi kryeson 1-0 ndaj Skënderbeut në takimin që po luhet në “Elbasan Arena”.
Goli i avantazhit për verilindorët është shënuar nga Eze në minutën e 19-të. Pas harkimit nga e majta nga ana e Kotobellit. Sulmuesi godet saktë me kokë duke mposhtur Dajsinanin.
Teuta dhe Laçi po barazojnë me rezultatin 1-1, teksa të parët kaluan në avantazh vendasit me anë të Dejvi Bregut në minutën e 3-të. Miqtë barazuan shifrat në minutën e 42-të, me anë të Nwabueze nga pika e bardhë e penalltisë.
Pjesa e parë e supersfidës së javës mes Vllaznisë dhe Partizanit, është mbyllur në barazim pa gola. 45 minutat e para janë karakterizuar nga një dominim i kuqebluve, të cilët janë shfaqur më kërkues ndaj golit por rezultati vijon të mbetet i bardhë.