Të arrestuarit në protestën e zhvilluar në Tiranë, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha, nga një efektiv policie, kanë tejkaluar kapacitetet paraburgimin në kryeqytet.
Burime për BoldNews.al bëjnë me dije se për shkak të kapacitetit, disa prej të arrestuarve janë dërguar në Durrës.
Të paktën deri tani, 10 prej tyre janë dërguar në paraburgimin e qytetit bregdetar.
Po ashtu, konfirmohet që të gjithë të ndaluarit nga policia në Tiranë, të cilët janë transferuar në Durrës, kanë shenja dhune.
Ndërkohë, mësohet se nga protesta e organizuar sot në Durrës, deri më tani janë arrestuar mbi 10 persona nga policia.