• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Koronavirusi/ Europa përgatitet për valën e tretë

16:58 : 11/12/2020
në BOTA, SHENDETI

Europa ndjehet nën kërcënimin e Covid-19 në këtë valë të dytë të pandemisë dhe për këtë 3 shtete të saj kanë marrë masa të forta duke shtuar fashën e orarit të izolimeve.

Zvicra ka bërë të ditur se nga e shtuna deri më 22 janar do të aplikohen masa të reja shtrënguese. Kështu në ora 19:00 do të mbyllen baret dhe restorantet.

Do të lejohet shërbimi (delivery) në shtëpi dhe marrja me vete lejohen deri në orën 23:00. Muzetë, bibliotekat, dyqanet, tregjet dhe ushtrimi i kohës së lirë dhe sportive në palestra do të duhet të mbyllen në orën 19.00 gjatë javës dhe tërësisht të dielave dhe festave zyrtare.

Sidoqoftë, disa përjashtime janë të mundshme për Kantonet me një situatë të favorshme epidemiologjike, të cilat do të jenë në gjendje të shtyjnë bllokimin e natës në orën 23:00: domethënë ato që kanë një numër më të ulët  infektimi se një për një periudhë shtatë ditore, aktualisht se ato në Francë. Sa për 24 dhe 31 Dhjetor, baret dhe restorantet do të jenë të hapura deri në një.

Situata në Francë

Lexo edhe:

Dy humbje jete dhe 270 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ja cilin organ dëmtoi më shumë covid te personat e infektuar

Franca do të shtyjë rihapjen e institucioneve kulturore dhe do të vendosë ndalimqarkullimin me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri Jean Castex u shpreh se ritmi i infektimeve nuk po bie në nivelin që shpresoi qeveria pas vendosjes së masave të izolimit në fund të tetorit. Nga mesi i muajit do të hyjë në fuqi ndalimi i lëvizjes nga ora 20:00 deri në 06 të mëngjesit. Masa nuk do të hiqet as për Vitin e Ri, me qëllimin të parandalohen tubimet e mëdha.

Qeveria e ka kushtëzuar lehtësimin e masave me rënien e numrit të të infektuarve në rreth 5,000 në ditë. Por kjo shifër ndërkohë të enjten ishte shumë me lartë, duke mbërritur në 13,750.

“Nuk jemi ende në fundin ë valës së dytë  dhe nuk do t’i arrijmë objektivat e vëna për 15 dhjetor”, tha kryeministri Castex. “Duhet të mbetemi të përqendruar dhe ta gjejmë rrugën gjatë javëve të ardhshme”, shtoi ai. Një pjesë e francezëve u pajtuan me idenë e mbylljes për festa, ndërsa të tjerë thonë se do ta gjejnë mënyrën të kremtojnë gjithsesi.

“Duke pasur parasysh sesa shumë është përhapur virusi, epo mendoj se në një moment do të na duhet ta shtrëngojmë sërish rripin kur vjen fjala tek liria jonë dhe të bëjmë disa lëshime”, u shpreh Moïse N’daë, shitës.

“Ne jemi një grup i vogël fqinjësh që festojmë së bashku në të njëjtën godinë, dhe ashtu do të bëjmë edhe këtë vit. E njohim njëri-tjetrin, jemi mjaft të afërt, dhe për Vit të Ri besoj do të mblidhemi sërish. Nuk do të jemi 50 veta, por mund të bëhemi një duzinë ose diçka e tillë”, tha David, importues instrumentesh muzikore.

Vala e dytë vazhdon në Gjermani

Nga data 2 nëntor Gjermania ndodhet në një mbyllje të lehtë. Janë  mbyllur shërbimet në restorante, baret, palestrat, teatrot e operat dhe njerëzit janë këshilluar të punojnë sërish nga shtëpia dhe të mos bëjnë udhëtime të panevojshme. Por masat rezultuan pa efektin e dëshiruar. Autoritetet shëndetësore në vend kanë kohë që nuk janë në gjendje të gjurmojnë zinxhirin e infektimeve. Ndërkohë që repartet intensive po mbushen dhe në disa vende spitalet e kanë arritur maksimumin e kapaciteteve. Dr. Tobias Kurth, epidemiolog dhe drejtor i Institutit të Shëndetit Publik në Charité të Berlinit, i tha DË se rritja ishte “alarmante” dhe se Gjermania tani “duhej të kalonte në një mbyllje të fortë.

Kancelarja Angela Merke, sicc raporton DË, l pritet të mblidhet të dielën, 13 dhjetor me udhëheqësit e 16 shteteve federale për të diskutuar për një përgjigje më të rreptë ndaj rritjes së shifrave. Disa lande si Saksonia, Baden Vyrtembergu, Bavaria etj. kane filluar qe tani të bëjnë të njohur planet e tyre për mbyllje. Baden Vyrtembergu do të nisë qysh javën e ardhshme me shtetrrethim. Tyringeni  ka paralajmëruar se do të mbyllë dyqanet dhe  shkollat, mësimi do të vijojë në distancë.

Ndërsa Saksonia ishte shteti i parë federal që iu kthye mbylljes së fortë, si në pranverë: Nga e hëna shkollat, kopshtet, qendrat e kujdesit pas shkollës dhe pjesë të mëdha të dyqaneve do të mbyllen, siç njoftoi Kryeministri Michael Kretschmer (CDU). Kufizimet do të jenë në fuq deri më 10 janar.

Kryeministri i Bavarisë, Markus Soeder, është për një zgjidhje mbarë federale. Për Bavarinë  ai ka thirrur gjendjen e katastrofës si në prill. kështu, nga e mërkura e tutje duhet të kesh një shkak të arsyetuar për të dalë nga shtëpia, nuk lejohesh të konsumosh alkool në publik.

Në një fjalim të mërkurën në Bundestag, shefja e qeverisë federale, Angela Merkel, u ishte lutur gjermanëve të zvogëlonin kontaktet dhe paralajmëroi se do të pendoheshin nëse këto do të ishin krishtlindjet e fundit me gjyshërit e tyre. Ajo tha se duhej bërë sforcoja e fundit, derisa çdokush të ketë mundësi të vaksinohet.  Por ajo shtoi, se gjendja mund të qetësohet ndoshta pas muajit mars.

Etiketa: koronavirusi boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy humbje jete dhe 270 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:14 : 22/02/2022
SHENDETI

Ja cilin organ dëmtoi më shumë covid te personat e infektuar

21:35 : 18/01/2022
AKTUALITET

Dy humbje jete dhe mbi 1 mijë të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:54 : 17/01/2022
AKTUALITET

Koronavirusi/ Mjekja Dedja: Të infektuarit duhet të presin 72 orë para se të marrin antibiotikë

19:51 : 16/01/2022
AKTUALITET

Rekord i zi/ 7 humbje jete dhe 2179 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:19 : 14/01/2022
AKTUALITET

Omicron/ Alimehmeti: Rritja e infektimeve s’do ndikojë te shtrimi në spitale dhe vdekjet

17:12 : 06/01/2022
Para

“Klimë në rritje armiqësore ndaj gazetarëve”/ Meta thirrje prokurorisë: Hetim të pavarur

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com