• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Cilat janë përparësitë dhe të metat e vaksinave kundër koronavirusit

21:35 : 09/12/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Autoritetet e shëndetësisë në Britani filluan injektimin e dozave të para të vaksinës Pfizer BioNTech, gjë që shënon fillimin e programit botëror të imunizimit, ndërsa vende tjera pritet të miratojnë përdorimin e vaksinës.

Por ky moment nuk nënkupton kthimin e normalitetit pasi shumë gjëra do të varen nga kushtet për shpërndarjen e vaksinës, sidomos në vendet në zhvillim. Gjithë këto diskutime vijnë ndërsa vaksina kandidate e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit dhe firma AstraZeneca po jep rezultate të mira në prova klinike.

Fillimi i përdorimit të vaksinave nuk është fundi i sfidave. Kështu tha drejtori i përgjithshëm i Federatës ndërkombëtarë të Prodhuesve të Ilaçeve, Thomas Cueni, gjatë një konference për shtyp, ndërsa kujtoi se shpërndarja e vaksinës është një detyrë jo e lehtë.

“Po flasim për trefishim të prodhimit të vaksinës në nivel botëror. Shpresojmë të kemi 10 miliardë doza më shumë. E kemi parë që kjo është e mundur. Kjo ka rëndësi. Dhe bëhet e mundshme për shkak të bashkëpunimit të të gjithëve”, tha ai.

Veç përgëzimeve për fillimin e vaksinimit në Britani, autoritetet paralajmëruan se fushata e vaksinimit kërkon muaj dhe se masat që kanë çrregulluar përditshmërinë dhe kanë shkatërruar ekonomitë mund të vazhdojnë deri në pranverë.

Lexo edhe:

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

Ilaçet po dërgohen në katër vendet e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo mund të shërbejë si mësim për vendet e tjera ndërsa pritet fillimi i një detyre të pashembullt, vaksinimi i miliarda njerëzve.

Infektologu Ian Jones shpjegon se vaksina Pfizer përdor një teknologji ndryshe nga ato tradicionale.

“Pasi injektohet, vaksina prodhon një proteinë brenda qelizave tuaja. Kjo proteinë ndihmon formimin e sistemit imunitar”, thotë ai.

“Vaksinat që përdorin acidin ribonukleik janë si raketa që drejtohen me lazer kur krahasohen me bombardimet e përgjithshme nga vaksinat që përdorin virusin e gripit të zakonshëm që quhet adenovirus. Ato janë precize në atë që bëjnë. Ato krijojnë vetëm proteinën që na intereson, nuk bartin bagazh tjetër”, shton zoti Jones.

Një pengesë e madhe tek vaksinat me acidin ribonukleik është se ato duhet të ruhen në temperatura shumë të ulëta gjatë gjithë zinxhirit të furnizimit. Ndryshe mund të dëmtohen dhe të humbasin efektin.

Kjo e vështirëson shpërndarjen në vendet që ende janë në zhvillim.

Britania ka marrë 800 mijë doza të vaksinës Pfizer, të mjaftueshme për vaksinimin e 400 mijë njerëzve.

Priten vendimet e ShBA-së dhe Bashkimit Evropian për miratim të vaksinës.

“Kërkesa jonë për miratim për përdorim emergjent të vaksinës është në duart e Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve”, thotë Albert Bourla, shef ekzekutiv i prodhuesit Pfizer.

Në Britani të parët vaksinohen personat e shtruar në spital dhe që janë mbi 80 vjeç, bashkë me stafin e qendrave të kujdesit afatgjatë dhe stafin që do të kryejnë vaksinimin.

Stafi mjekësor do të kontaktojë njerëzit për caktimin e afateve. Shumicës i duhet të presë deri vitin tjetër, kur të ketë furnizim të mjaftueshëm.

Autoritetet ruse kanë filluar shpërndarjen e vaksinës së tyre Sputnik për koronavirusin tek grupet me shkallë të lartë rreziku në 70 qendra shëndetësore në Moskë.

Ende vazhdojnë provat e avancuara të vaksinës, por ajo u është ofruar grupeve si punonjës të shëndetësisë dhe mësuesve.

Sputnik funksionon ngjashëm me vaksinën me dy doza AstraZeneca e Universitetit të Oksfordit me adenovirus, që është një virus i gripit të zakonshëm.

Vaksina AstraZeneca ishte krijuar fillimisht si vaksinë bazë kundër shumë viruseve dhe ishte gati për t’u përshtatur kur goditi pandemia.

Pas vaksinimit, proteina përgatit sistemin imunitar që të sulmojë virusin nëse infekton trupin.

“Vaksina e Oksfordit është dozë shumë më e ulët se Sputnik dhe është më e sigurt sa i përket efekteve anësore. Rusët kanë përdorur dozë të madhe virusi, e cila shkakton efekte anësore, por që janë të pranueshme në rrethana të caktuara. Por vaksina e Oksfodit është dozuar që të zvogëlojë efektet anësore dhe të forcojë sistemin imunitar. Pra është teknologji e njëjtë, por me dallime të mëdha e të rëndësishme”, thotë Peter Openshaw, profesor i mjekësisë eksperimentale në Kolegjin Imperial të Londrës.

Andrew Pollard, kreu i grupit të vaksinës së Oksfordit tha se rezultatet e reja tregojnë se vaksina është e sigurt.

Por ende pritet të shihet nëse vaksina ofron mbrojtje për persona mbi moshën 55-vjeçare, e që janë shqetësimi kryesor.

Ajo që habiti ekipin e Oksfordit dhe shkencëtarët e tjerë është suksesi prej 62 për qind i provave në grupin e parë të pacientëve që morën dy doza të plota.

Vaksina AstraZeneca dhe ajo ruse kanë përparësinë se nuk kërkojnë të ruhen në temperaturë minus 80 gradë Celsius. Temperatura shumë e ulët është sfida kryesore për shpërndarjen e vaksinës./VOA/

Etiketa: COVID 19perparesitete metatvaksina

Lajme të lidhura

BOTA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025
AKTUALITET

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025
BOTA

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

19:20 : 13/06/2025
BOTA

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

08:22 : 11/06/2025
BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
RAJONI

Rasti i parë në Greqi, dëmshpërblehet 40-vjeçari që u paralizua pas vaksinës anti-Covid

14:35 : 30/04/2025
Para

Vrasja e Klodian Rashas nga policia, protestë edhe në Vlorë/ Kërkohet drejtësi

TË GJITHA

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus

20:05 : 18/07/2025

Pse Trump kërkon që të heqë përbërësin kryesor të Coca-Cola? Çfarë thonë nutricionistët

20:00 : 18/07/2025

Liverpool arrin akordin personal me yllin e Bundesligës, nisin bisedimet mes klubeve

19:56 : 18/07/2025

E rëndë në Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, dy të miturit mbyten në lumin Shkumbin

19:40 : 18/07/2025

Ramës i ngel në “derë” Aeroporti i Kukësit”, tendera të kota e të përsëritura për studime fizibiliteti

19:39 : 18/07/2025

Tani vlen vetëm 75 mijë euro, ish-futbollisti i Kombëtares zyrtarizohet në Kuvajt

19:29 : 18/07/2025

Tronditet SHBA/ Shpërthimi në qendrën e stërvitjes i merr jetën tre agjentëve të policisë

19:27 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com