Në luftën e fundit në Kosovë janë dhunuar seksualisht edhe meshkujt, e disa prej tyre kanë qenë në atë kohë vetëm 16-17 vjeç.
Të njejtët kanë shpjeguar se si i kanë marrë e për sa muaj i kanë dhunuar seksualisht e fizikisht.
“Më kanë thanë hjeki pantollat, i kam hjekë. Më ka thanë hjeki donet, nuk kam pranu më i hjekë, mi ka hjek me zor, mi ka shkelë te dy durt se jam kthy në anën e kundërt, aty nuk muj me ditë saktë se e ka pas edhe një shkop fshisës mbi një metër e gjysmë. Atë moment e kam ndi dhimtën edhe e kam humb vetëdijen, nuk e di sa orë kam nejtë”.
“Na kanë qu në Ferizaj, afër hotelit Lybeten, aty kur shkuam një polic më tha pse ke ardh këtu ku janë krejt femra, e unë i thash që policia na ka pru. Të dyve na kanë qu në një restorant privat, Pranvera, aty në Ferizaj kam nejt 23 ditë. Për sa veta kemi qenë në atë burg të podrumit, nuk i kanë majt për një muaj ditë, ja i kanë myt ja i kanë lëshu. Cdo ditë na kanë marrë në pyetje edhe na kanë rreh. Aty u bë maltretimi më i madh në mënyrën ma të keqe të mundshme, jam kanë i paaftë me hec, brijtë më i kanë thy me shtagë të bejsbollit. Më kanë pre në kokë, në gishta në bryll”, thotë njëri nga të dhunuarit.
Njëri nga të dhunuarit thotë se kishte dalur për të gjetur bukë për familjen kur është marrë nga ushtria serbe.
“Një ditë se kemi pas as një kafshatë bukë, nana më tha me marrë një theks grurë me zi mos me dekë urie. Vendosa atë ditë me shku me marrë një thes grurë edhe pse ishim të rrethunë, po edhe në ship vishin na rreshin, tmerr u kanë. Kanë ardhë ofansiva, i kallxova plakut unë i thash jam msu me ta po ti rri afër meje, mos u tut mos fol sen, nashta pshtojna. Më dulën djerst prej frike, mas dy minutave hinën në oborr, bërtitshin në gjuhën serbe, prej frike desh u cmenda.
Kanë hy brenda i kanë mshu derës shkelëm, ja kanë nis me fol serbisht edhe ja nisën me kesh”, ka thënë njëri nga viktimat.
Rrëfimet e tre prej të dhunuarve gjatë luftës i ka sjellë mbrëmë Klan Kosova përmes një dokuementari./EXPRES
.