• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Testet e shpejta, Alimehmeti: Shqipëria të ndjekë modelin sllovak. Ja hapat që duhen ndjekur

17:55 : 07/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti, ndërsa e konsideron si një lajm të mirë nisjen e testeve të shpejta për zbulimin e personave të prekur nga Covid-19, thekson se suksesi do të varet nga skema intensive apo jo e trajtimit të pacientëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Alimehmeti shkruan se modeli i ndjekur nga Sllovakia me përdorimin e testeve të shpejta jo vetëm uli numrin e pacientëve që kërkonin trajtim spitalor, por çoi në rezultate të uljes së rasteve më shumë se sa mund të çonte një lock down i përgjithshëm.

Në këtë kuadër, referuar edhe modelit të ndekur nga Sllovakia, Alimehmeti thekson se mund të ndiqet në Shqipëri e njëjta praktikë, kur kemi një transmetim komunitar të virusit.

“Nuk nevojitet vetëm prezenca e testeve të shpejta në terren, por edhe përdorimi në intensitetin dhe kohën e duhur”, shkruan Alimehmeti.

Nga Ilir Alimehmeti

Lexo edhe:

Mungoi në protestën e PD, Alimehmeti zbulon arsyet: Këshilli Kombëtar nuk u pyet për aksionin

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

“Mund të mos e dish kurrë çfarë rezultatesh do të japin veprimet e tua. Por nëse nuk bën asgjë, nuk do të ketë asnjë rezultat.”
Cit.: Mahatma Gandhi

✅ Miqtë e mi, testet e shpejta të antigjeneve funksionojnë!
Asnjë dyshim mbi këtë!
⛔ Por KUJDES: po ashtu si mjekimi për sëmundjen nuk nevojitet vetëm molekula e duhur por edhe doza e duhur në momentin e duhur.
👉 Po i njëjti koncept vlen nëse e përkufizojmë Shqipërinë si pacienti dhe prevalencën e të infektuarve si sëmundja.
👉 Pra, nuk nevojitet vetëm prezenca e testeve të shpejta në terren, por edhe përdorimi në intensitetin dhe kohën e duhur.

🙏 Lajmi i mirë është se testet e shpejta për zbulimin antigjenik të SARS-CoV-2 sot kanë filluar të përdoren në Shqipëri dhe efektet pozitive të tyre janë përmendur në vazhdimësi.

❓Por sa efekt do të kenë?

❗ Kjo varet nga doza dhe nga skema intensive apo jo e trajtimit të pacientit “Shqipëri”!

✅ Duke qenë se mjekësia bazohet mbi evidenca, le të shohim evidencën më të fortë të mundshme në këtë drejtim:
🇸🇰 EKSPERIMENTIN KOMBËTAR TË SLLOVAKISË.

🇸🇰 Bazuar mbi publikimin e Ministrisë së Shëndetësisë të Sllovakisë rreth dy të tretat e popullatës totale u testuan brenda pak ditësh me po të njëjtat teste që kanë hyrë në Shqipëri.

📝 Në detaj:

👉 23-25 Tetor: testimi pilot në katër zonat më të goditura
(65% e popullatës u testua);

👉 31 Tetor – 01 Nëntor: raundi i parë i testimeve masive kombëtare
(66% e popullatës së 79 konteve u testua);

👉 07-08 Nëntor: raundi i dytë i testimeve masive kombëtare
(62% e popullatës së 45 konteve u testua).

📝 Në total u përdorën 5.811.132 teste:

👉 5.276.832 teste të shpejta në popullatë në tri fazat, dhe

👉 534.300 teste të shpejta në personeli mjekësor, ushtarak dhe qeveritar.

❗🙏❗REZULTATET EPIDEMIOLOGJIKE JANË MBRESËLËNËSE❗🙏❗

✅ Ulje 56% e prevalencës në katër zonat e fazës pilot.
✅ Ulje 60% e prevalencës pas javës së parë.
✅ Ulje 82% e prevalencës pas javës së dytë.

👆 Jo vetëm kaq!
✅ Pak javë pas testimit masiv, numri i shtretërve të intensivit filloi të bjerë, ndërkohë që deri në atë moment ishte në rritje eksponenciale. (Figura S6)

👆 Nuk mbaron me kaq!
✅ Testimi masiv rezultoi ta ulte kurbën epidemiologjike shumë më shumë se sa lockdown i të gjithë shtetit pa testime. (Figura 3A)

❗ Nuk donte shumë mend të imagjinohej që në fillim, por këto të dhëna shuajnë çdo polemikë.
👉 Vetë autoritetet shëndetësore sllovake pranojnë që kjo ulje nuk ishte rrjedhojë e masave por pikërisht e testimit masiv të ndjekur nga karantinimi i të gjithë personave që rezultuan pozitivë.

📝 Përqindja e testeve pozitive ishte (Figura S1):
👉 3.91% në katër zonat e fazës pilot;
👉 1.01% në raundin e parë;
👉 0.62% në raundin e dytë.
📝 Specificiteti i testeve të shpejta në krahasim me RT-PCR ishte:
👉 99.85%, praktikisht pothuajse perfekt.
📝 Në përfundimin mund të thuhet se:
✅ EFEKTI I TESTIMIT MASIV ËSHTË SHUMË I LARTË.
✅ NUK NEVOJITET KONFIRMIMI I POZITIVITETIT ME RT-PCR.
✅ NË KUSHTET SHQIPTARE ME TRANSMETIM KOMUNITAR, JUSTIFIKOHET E NJËJTA QASJE TESTIMI MASIV.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Etiketa: Alimehmetimodeliteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mungoi në protestën e PD, Alimehmeti zbulon arsyet: Këshilli Kombëtar nuk u pyet për aksionin

21:03 : 18/11/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

15:25 : 12/11/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Veliaj duhej të ishte në burg për akuza më të rënda si inceneratori dhe ”5D”

21:53 : 31/10/2025
AKTUALITET

‘Nënfinancim dhe abuzim me fondet’/ Alimehmeti: Qeveria refuzon mocionin me debat për krizën në shëndetësi

17:21 : 21/10/2025
AKTUALITET

Modeli i republikës tonë

16:53 : 24/08/2025
AKTUALITET

Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin

17:58 : 01/07/2025
Para

Këmbanë alarmi për ngrohjen globale, bota përjetoi nëntorin dhe vitin më të ngrohtë

TË GJITHA

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom