Juan Laporta ka konfirmuar këtë mëngjes se do të kandidojë për president të Barcelonës në zgjedhjet që do të zhvillohen më 20 dhe 21 mars 2021. Në të kaluarën ai ka qenë në krye të katalanasve nga viti 2003 deri në 2010, teksa më pas vendosi që të mos rikandidonte. Në konferencën për shtyp ai ka zbuluar edhe një prapaskenë shumë interesante për një ofertë që kishte ardhur për Messin nga Interi.
“Në jetë gjithçka mund të ndodhë, sigurisht që aktualisht ai ka oferta nga klube të tjera, por ai gjithmonë ka marrë oferta nga klube edhe në të kaluarën. Kam refuzuar një ofertë të çmendur nga Interi për Mesin. Në vitin 2006, Interi ofroi 250 milionë euro për të, por unë mbaj mend që Mesi më tha i cili që çfarë duhet të bëja pasi unë isha si një baba për të. Dhe unë i thashë të qëndronte, sepse këtu ai do të luante për lavdi.
Plani? Ne kemi një plan për t’u rikuperuar nga situata dramatike financiare e klubit. Së pari, unë dua të mbledh të gjithë ata që kanë qenë pjesë e Barcelonës. Ne nuk mund ta rregullojmë botën, por mund ta bëjmë atë pak më mirë. Dhe ne duam ta bëjmë atë me punë, pasion dhe dashuri. Plani ynë është të rikthejmë lumturinë tek njerëzit. Nuk është një premtim i thjeshtë zgjedhor. Është një angazhim etik, qytetar, moral, shoqëror dhe mbështetës.
Messi? Askush nuk mund të dyshojë sesa ai e dashuron Barcelonën. Ne e respektojmë njëri-tjetrin, por unë nuk kam biseduar me të. Kur zgjedhjet për president të kenë mbaruar, nga ku shpresoj të jem president, atëherë do të flas me të”, deklaroi Juan Laporta.