Komisioni Zgjedhor i Wisconsin në SHBA ka urdhëruar zyrtarisht rinumërim të pjesshëm të votave në garën presidenciale pasi mori një pagesë prej 3 milion dollarësh nga fushata Trump, sipas një njoftimi nga komisioni zgjedhor.
Urdhri i komisionit kërkon që bordet e numëruesve në qarqet Dane dhe Milwaukee të mblidhen në orën 9:00 të mëngjesit të shtunën dhe të përfundojnë rinumërimin deri të martën, 1 dhjetor.
Ekipi i fushatës së Presidentit Trump paraqiti një peticion të mërkurën duke kërkuar të dy rinumërimet në nivel qarku. Këto dy qarqe janë bastione demokrate.
CNN parashikoi që Presidenti i zgjedhur Joe Biden fitoi shtetin e Wisconsin. Ai aktualisht është përpara Trump me më shumë se 20,000 vota, të cilat madje edhe disa republikanë të shquar e pranojnë se ka të ngjarë një epërsi të pakapërcyeshme.
Ndërkohë që është marrë vendimin për rinumërimin në Wisconsin avokati i Trump Rudy Giuliani është duke zhvilluar një konferencë për shtyp, ku po bën parashtrimin e akuzave, ndërsa pretendohet manipulimi i procesit zgjedhor të mbajtur në 3 nëntor.