• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pushuesit vendas nuk i zëvendësuan dot të huajt, turizmi përgjysmohet, Veriu më i godituri

15:32 : 19/11/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Kufizimet për shkak të situatës së COVID-19 bënë që Shqipëria të përjetonte një turizëm të dobët në sezonin veror me gati përgjysmim të tij.

Të dhënat e Institutit të Statistikave përmes Anketës së Turizmit “Strukturat Akomoduese” në tremujorin e tretë të vitit tregojnë se numri i vizitorëve në këto struktura gjithsej është ulur me 43,3%, në krahasim me tremujorin e tretë 2019. E njëjta tendencë në ulje është shfaqur edhe për net-qëndrimet, tregues që është ulur me 44,9%, në krahasim me tremujorin e tretë 2019.

Në raport me atë çfarë kanë preferuar turistët kur vjen fjala te bregdeti apo mali, dominon i pari pasi 79% e tyre kanë zgjedhur detin. Nga ana tjetër, Jugu mbetet rajoni më i vizituar, ku 42.1% e net-qëndrimeve në këtë tremujor ka qenë pikërisht në këtë rajon.

INSTAT vlerëson se nëse do të analizojmë sjelljen e vizitorëve rezident nga net-qëndrimet, vërehet se vizitorët rezidentë shqiptarë kanë preferuar të pushojnë gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator në rajonin e Jugut duke shpenzuar 5,3% net-qëndrime më shumë, në Zonat Bregdetare duke shpenzuar 10,7% net-qëndrime më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Nga ana tjetër, Veriu ka marrë goditjen më të madhe me një rënie të net-qëndrimeve me mbi 50%. Efekti negativ në frekuentimin e Veriut ndihet edhe për faktin që përfshin disa prej pikave më interesante malore dhe që zakonisht frekuentoheshin nga të huajt që për këtë sezon nuk mundën të vinin. Çekët, polaket, gjermanët apo dhe grupe të tjera të organizuara, ndër vite kanë qenë ndër vizitorët më të mëdhenj të Veriut kryesisht Theth, Valbonë.

Lexo edhe:

Unioni për Ruajtjen e Natyrës i bën thirrje Qeverisë që të ndalë ndërtimet në zonat e mbrojtura

Drejtori Komunales në Gjirokastër dhe Policia terrorizojnë turistin holandez, po Rama di gjë?!

INSTAT vlerëson se gjatë tremujorit të tretë 2020 është shënuar rënie e numrit të vizitorëve ku numri i vizitorëve rezident është ulur me 9,2%, në krahasim me tremujorin e tretë 2019, ndërsa numri i vizitorëve jo-rezidentë është ulur me 59,3%, në krahasim me tremujorin e tretë 2019.

Nëse do të analizojmë vizitorët rezidentë sipas rajonit, afërsinë me bregdetin dhe llojin e strukturave akomoduese, treguesi që nuk ndjek këtë ecuri është numri i vizitorëve rezidentë të cilët kanë pushuar në Rajonin e Jugut duke u rritur me 0,4%, në Zonat Bregdetare është shënuar rritje me 25,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm” thuhet në anketë.

“Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij tremujori, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 19,2%, kundrejt 38,2% që ishte në tremujorin e tretë 2019. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 18,4%, kundrejt 43,4% që ishte në tremujorin e tretë 2019” thuhet në publikimin e INSTAT. /Monitor/

Etiketa: krizapushuesturizmi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Unioni për Ruajtjen e Natyrës i bën thirrje Qeverisë që të ndalë ndërtimet në zonat e mbrojtura

19:00 : 30/09/2025
AKTUALITET

Drejtori Komunales në Gjirokastër dhe Policia terrorizojnë turistin holandez, po Rama di gjë?!

12:38 : 26/09/2025
AKTUALITET

A e “shpëtoi” Kosova turizmin në gusht?! Italianët vijojnë rënien

08:02 : 26/09/2025
AKTUALITET

Marrëveshjet e fshehta! Qeveria hap dyert për investitorët izraelitë

08:38 : 21/09/2025
AKTUALITET

Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit

15:09 : 10/09/2025
AKTUALITET

Kriza e arsimit, kriza e kombit!

12:38 : 08/09/2025
Para

649 qytetarë gjobiten për maskat, 3 për lëvizje gjatë orarit të ndaluar

TË GJITHA

Plani për t’i dhënë fund lu*tës në Gaza, Hamasi kërkon ndryshime në disa pika

17:19 : 01/10/2025

KLP miraton procedurat për komandimin e prokurores Elsa Miha si inspektore pranë ILD-së

17:12 : 01/10/2025

Gjykata Kushtetuese pas dekretit të presidentit Begaj për Tiranën: Nuk kemi koment

17:09 : 01/10/2025

Shqiptari kapet duke shitur kokainë në Itali, gjykata urdhëron dëbimin

17:05 : 01/10/2025

Pasi iu bind Ramës, Presidenca tenton të sqarojë dekretin për zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës

17:00 : 01/10/2025

Tabaku: Shqiptarët po ikin, kostot e jetesës dhe strehimit kanë kapërcyer çdo kufi!

16:45 : 01/10/2025

Dekretimi i zgjedhjeve për Tiranën/ Bardhi: Begaj, robot që komandohet nga Rama! Kreu puç kushtetues

16:37 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com