• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkia e Durrësit bën “pis” tenderin 150 mijë euro për materiale pastrimi

10:16 : 15/11/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka arritur në përfundimin se Bashkia e Durrësit ka skualifikuar një kompani në kundërshtim me ligjin dhe ka kualifikuar një tjetër, po në kundërshtim me ligjin, në një tender me vlerë rreth 150 mijë euro për “Blerje materiale pastrimi”.

Kompania “A…”, shpk, një prodhuese detergjentësh dhe materialesh të ngjashme, ishte një ndër konkurentët në procedurën tenderuese “Blerje materiale pastrimi”, me fond limit 15.4 milionë lekë të reja pa TVSH (rreth 150 mijë euro me TVSH), të shpallur nga Bashkia e Durrësit në Gusht 2020.

Ajo është e pajisur me certifikata të ndryshme cilësie, përfshirë edhe ato që ishin përcaktuar në tenderin e bashkisë së qytetit bregdetar.

Në 4 Shtator, Bashkia e Durrësit shpall rezultatet. Nga 8 kompani pjesëmarrëse, 6 skualifikohen. Një ndër të eleminuarat ishte edhe “A…”shpk, ndërkohë që në krye të listës u identifikua “E…M…” shpk.

Lexo edhe:

Pranohet ankimimi, KPP anulon vendimin e Lindës së AKSHI-t për tenderin 2.26 mln euro

Abuzime me taksat dhe parkimin/ Prokuroria godet Bashkinë e Subashit, masa sigurie ndaj 4 zyrtarëve

Si shkak për skualifikimin e “A…” shpk ka qenë fakti se, një kompani tjetër, e cila e ka autorizuar për të furnizuar me detergjentë Bashkinë Kamëz, nuk ka një prej certifikatave të kërkuara në tenderin e Bashkisë Durrës.

Shoqëria “A…” shpk e kundërshton skualifikimin, duke deklaruar se ajo vetë i plotëson kriteret dhe nuk mund të penalizohet për shkak të një kompanie tjetër, me të cilën ka raporte tregtare.

Ankesa nuk u pranua nga Bashkia e Durrësit dhe shoqëria private i drejtohet Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Në ankesë, krahas kërkesës për kualifikimin e ofertës së saj, shoqëria “A…” shpk kërkon edhe skualifikimin e kompanisë së renditur të parës, e kualifikuar edhe pse ajo nuk kishte certifikatat e cilësisë, të kërkuar nga Bashkia e Durrësit.

Shqyrtimi i ankimit

Komisioni i Prokurimit Publik i gjeti të drejta argumentat e “A…” shpk, duke vënë në pikëpyetje vendimmarrjen e Bashkisë së Durrësit për tenderin me vlerë 150 mijë euro.

KPP, pasi shqyrtoi dokumentacionin, arriti në konkluzionin se “A…” shpk plotësonte kërkesat e parashikuara në tenderin për “Blerja materialesh pastrimi”, përfshirë edhe certifikatat e cilësisë.

KPP nuk e gjeti të argumentuar vendimin e Bashkisë së Durrësit për të skualifikuar “A…” shpk, për faktin se një kompani tjetër, bashkëpunëtore e saj, nuk ka këtë çertifikatë cilësie.

Nga ana tjetër, trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kreu verifikime edhe mbi pretendimet se kompania e shpallur fituese paraprake, nuk plotësonte kriteret.

KPP konkludoi se ankimi ishte i drejtë. Shoqëria “E…M…” shpk nuk kishte në dispozicion çertifikatën, megjithëse ajo ishte kualifikuar.

Për më tepër, bëhej fjalë për të njëjtën lloj çertifikate, për të cilën Bashkia e Durrësit kishte skualifikuar “A…” shpk.

Në përfundim, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi që Bashkia e Durrësit të ndryshojë vendimin e saj, duke vendosur kualifikimin e shoqërisë “A…” shpk dhe skualifikimin e “E…M…” shpk.

Ky vendim i KPP-së ngre dyshime të forta mbi cilësinë e vendimmarrjes së Bashkisë së Durrësit.

 

Etiketa: Bashkiapastrim durrestender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pranohet ankimimi, KPP anulon vendimin e Lindës së AKSHI-t për tenderin 2.26 mln euro

13:42 : 24/07/2025
AKTUALITET

Abuzime me taksat dhe parkimin/ Prokuroria godet Bashkinë e Subashit, masa sigurie ndaj 4 zyrtarëve

08:25 : 24/07/2025
AKTUALITET

Dhurata e DSHQ-së/ Tender 6.2 mln € për “vilën” e Edi Ramës në Dajt

16:28 : 22/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ndotja e kanalit në Golem rrezik për shëndetin e banorëve, asnjë masë nga Bashkia e Kavajës

15:55 : 21/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Drejtorët e bashkisë së Pogradecit me biznese pa leje zaptojnë hapësirën publike

19:05 : 18/07/2025
AKTUALITET

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

12:57 : 18/07/2025
Para

“O me mua, o e vdekur”/ E reja nga Tirana tregon përndjekjen nga ish i dashuri

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com