Eden Hazard nuk po kalon momente të mira te skuadra e Real Madridit. Ai ka qëndruar më shumë jashtëfushave se sa ka luajtur, ndërsa së fundmi u prek dhe nga COVID-19.
Rikthimi i tij në fushë ishte me gol, por testimi pozitiv e pengoi belgun. Sulmuesi humbi grumbullimin me Belgjikën dhe nuk do të japë kontributin e tij për kombëtaren.
Përgjigjja e tamponit të fundit nuk ishte aspak pozitive për lojtarin, pasi sërish është pozitiv. Lojtari i Realit duhet të qëndrojë sërish në karantinë.