• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasaktësi dhe mospërputhje për likujditetet dhe burimin e disa pasurive/ Prokurorja Bejko në KPK

16:14 : 13/11/2020
në AKTUALITET, VETTING

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pasaktësi dhe mospërputhje për likujditetet dhe burimin e krijimit të disa pasurive, ndërkohë që Bejko u vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin.

Drejtuesja e Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko u përball të premten me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rivlerësimin kalimtar. Procesi i vetingut për Znj. Bejko po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia kryesues, Suela Zhegu relatore dhe Brunilda Bekteshi anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.

Dorina Bejko ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Rrethit të Pogradecit. Aktualisht ajo e ushtron funksionin si drejtuese e përkohshme në këtë prokurori.

Relatorja Suela Zhegu tha në fillim të seancës se hetimi administrativ për prokuroren Dorina Bejko ishte përfunduar për të tri kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Bejko u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, ndërsa u evidentuan disa pasaktësi e mospërputhje në deklarimin e pasurisë.

KPK konstatoi pasaktësi në pasqyrimin në deklaratën ‘veting’ të likujditetit me vlerë 5.3 milionë lekë të përfituar nga shitja e një apartamenti me sipërfaqe 72 m2 në Tiranë në vitin 2012. Zhegu shpjegoi se Bejko e kishte shënuar këtë vlerë në deklaratën “veting’, pavarësisht se kishte deklaruar pakësimin në vite për shkak të blerjes së një autoveture dhe shpenzimeve të tjera.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtares Adelina Zarka

“Komisioni konstaton pasaktësi në deklarimin e vlerës së likujditeteve në deklaratën veting, pasi në këtë periudhë nuk e dispononte për shkak se ishte shpenzuar në vitet e mëparshme,” pohoi Zhegu.

Në fjalën e saj, prokurorja Dorina Bejko shprehu vlerësim maksimal për hetimin e kryer nga Komisioni. Ajo u ndal shkurtimisht në gjetjet e KPK-së për pasaktësitë dhe mospërputhjet.

Bejko tha se pasaktësia e konstatuar në deklarimin e likujditetit në vlerën 5.3 milionë lekë ka ardhur për faktin se në deklaratën veting duhej të pasqyroheshin gjithë pasuritë, përfshi edhe ato që ishin pakësuar.

“Kam shpjeguar se këto likujditete kanë ardhur nga shitja e apartamentit në Tiranë dhe se janë përdorur për krijimin e pasurive të tjera. Edhe në deklaratat periodike kam shënuar se si janë pakësuar këto likujditete,” deklaroi Bejko.

Ajo këmbënguli se nuk ka pasur qëllim për të kryer deklarim të pasaktë, por që të ishte sa më e hollësishme në deklarime. Bejko kërkoi që vlerësimi i deklaratës veting të kryhej në harmoni me ato periodike.

KPK nuk i ka konsideruar si burim krijimi për apartamentin e shitur të ardhurat e deklaruara si të përfituara nga shitja e një trualli 1000 m2 nga familja e bashkëshortit dhe të ardhurat e këtij të fundit nga puna në emigrim.

Zhegu evidentoi mospërputhje midis vlerës së deklaruar si të përfituar nga shitja e truallit me sipërfaqe 1000 m2 në bashkëpronësi të bashkëshortit të prokurores Bejko, me atë të pasqyuar në kontratën noteriale të shit-blerjes. Sipas Zhegut, subjekti ka shpjeguar se trualli 1000 m2 është përfituar nga babai i bashkëshortit si trashëgimtar me vendim të Komisionit të Kompesimit dhe Kthimit të Pronave.

Zhegu tha se Bejko ka shpjeguar se blerësi ka paguar 5 milionë lekë si kapar që në vitin 2004 dhe se bashkëshorti ka përfituar 2/5 pjesë takuese, si dhe pjesën e nënës së tij. Subjekti ka shtuar se është dakordësuar që të gjitha veprimet do të kryheshin prej vëllait të bashkëshortit.

Relatorja Zhegu sqaroi në seancë se në kontratën noteriale të shit-blerjes, çmimi i truallit ishte shënuar 500 mijë lekë. Komisioni nuk e ka konsideruar pretendimin e subjektit se vlera 500 mijë lekë e pasqyruar në kontratë ka qenë një gabim i noterit dhe se kjo shumë ishte diferenca mes çmimit të shitjes 5.5 milionë lekë dhe paradhënies 5 milionë lekë.

Gjithashtu, u evidentua se nuk ishin paguar detyrimet për çmimin përfundimtar vlerën 5.5 milionë lekë në kohën reale. Por Zhegu tha se subjekti ka dorëzuar dokumente dhe shpjegime që do të shqyrtohen gjatë vendimarrjes përfundimtare.

Bejko në fjalën e saj kërkoi që për blerjen e apartamentit në Tiranë të merren në konsideratë të ardhurat nga tjetërsimi i pasurisë së trashëguar, truallit 1000 m2.

Ajo shpjegoi se në qershor të vitit 2004, vjehrri ka qenë në dijeni të finalizimit të përfitimit të truallit dhe kanë nisur bisedimet me blerësin. Sipas saj, vlera e parapaguar ka qenë 5 milionë lekë dhe secili nga anëtarët e familjes së bashkëshortit ka përfituar 1/5-ën, nga 1 milionë lekë.

“Më pas kur është nënshkruar kontrata, duket qartë se është finalizimi i gjithë transaksioneve të kryera më parë. Pasqyrimi i shumës 500 mijë lekë është gabim i noterit,” këmbënguli Bejko.

Ajo tha se në momentin që bashkëshorti dhe prindërit ishin vënë në dijeni se vëllai nuk kishte paguar gjithë detyrimin tatimor, e kishin realizuar vetë pagesën, duke shlyer edhe penalitetet.

“Vërtetohet se kanë marrë 5.5 milionë lekë dhe jo 500 mijë lekë siç pasqyrohet në kontratë. Nuk ka logjikë ekonomike që trualli 1000 m2 të shitej për 500 mijë lekë,” pohoi Bejko. “Kërkoj të merren në shqyrtim gjithë aktet, të cilat krijojnë bindjen se justifikojnë burimin e ligjshëm të këtyre të ardhurave,” shtoi ajo.

Prokurorja tha gjithashtu se kishte vendosur në dispozicion dokumentacion që provonte se bashkëshorti kishte përfituar nga puna në Greqi të ardhura në vlerën 2.8 milionë dhrahmi, një pjesë e të cilave kishin shërbyer si burim për blerjen e apartamentit në Tiranë. Lidhur me pagesën e detyrimeve në shtetin grek, Bejko pohoi se kishte qenë detyrim i punëdhënësit. Ajo u shpreh se kishte bindjen se ishin paguar edhe detyrimet, por shtoi se nuk kishte siguruar dot dokumentacion nga institucionet e shtetit grek për shkak të gjendjes së shkaktuar nga COVID-19.

Mospërputhje u identifikuan edhe për burimin e deklaruar për blerjen e një automjeti tip Audi në maj të vitit 2012 në shumën 7000 euro. Zhegu pohoi se si burim për këtë pasuri ishin deklaruar të ardhurat e përfituara nga parapagesa e shitjes së apartamentit në Tiranë në qershor të vitit 2012.

Komisioni konstaton se apartamenti është shitur tre javë pasi është blerë automjeti dhe si pasojë, të ardhurat e përfituara nga shitja e banesës nuk mund të kenë shërbyer për makinën.

Zhegu pohoi se nga shpjegimet dhe provat e dorëzuara nga subjekti nuk është arritur të provohet se të ardhurat e përfituara nga shitja e apartamentit kanë shërbyer për blerjen e automjetit tip Audi.

Prokurorja Bejko deklaroi në seancë se si burim krijimi për automjetin tip Audi ishte përdorur pikërisht parapagesa e marrë nga bashkëshorti për apartamentin e shitur në Tiranë në qershor të vitit 2012. Ajo pretendoi se ky qëndrim i saj mbështetej edhe nga deklarimi i blerësit. “Blerësi e ka pasqyruar hollësisht se kur është dhënë vlera e paradhënies. Edhe në vitin 2012 kam deklaruar se burim ishte paradhënia,” shpjegoi Bejko.

Ajo kërkoi që të merrej parashysh edhe marrëdhënia e posaçme që kishin pasur me blerësin, duke shpjeguar se ishin miq dhe kishte pasur mirëbesim.

“Kam shpjeguar se si e kemi shpenzuar gjithë vlerën e përfituar nga shitja e këtij apartamenti. Lind pyetja se ku duhej ta kisha përdorur tjetër këtë shumë monetare të përfituar. Rezultoj me bilanc pozitiv dhe mund të ishin deklaruar edhe të ardhurat e tjera, por kemi deklaruar situatën faktike,” theksoi Bejko dhe shtoi se kishte dorëzuar prova të mjaftueshme për të vërtetuar se burim krijimi për Audi-n ishin të ardhurat e përfituara nga shitja e apartamentit në Tiranë.

Komisioni nuk evidentoi probleme lidhur me disa troje të përfituara nga familja e bashkëshortit me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, në cilësinë e trashëgimtarëve.

Gjithashtu, nuk janë gjetur probleme në likujditetet në cash si dhe për një shtëpi në fshat të ndërtuar në vitet ’60, të trashëguar nga bashkëshorti i subjektit prej prindërve të tij, si dhe disa parcela tokë arë të përfituara nga ligji 7501.

Gjatë seancës dëgjimore nuk u evidentuan balanca negative.

Bejko tha se ishte e bindur që aktet shkresore që kishte dorëzuar vërtetonin qartazi se burimet financiare të bashkëshortit rridhnin nga të ardhurat e përfituara nga shitblerjet e pasurive të kthyera trashëgimtarëve nga Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.

“Prej 13 vitesh punoj si prokurore në qytetin e Pogradecit, ku jam lindur dhe jetoj. Një qytet i vogël, ku ka qenë e vështirë të ulësh në bankën e të pandehurit bashkëqytetarët, por kam zbatuar gjithmonë ligjin dhe e kam ushtruar detyrën me dinjitet,” tha Bejko, duke kërkuar konfirmimin.

KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 16 nëntor, ora 09:00. /BIRN/

Etiketa: bejkokpkvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

08:20 : 27/06/2025
AKTUALITET

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtares Adelina Zarka

20:05 : 21/06/2025
AKTUALITET

Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj

10:12 : 20/06/2025
AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

09:11 : 19/06/2025
AKTUALITET

KPA i gjeti të bazuar konkluzionet e Komisionit për shkarkimin prokurorit Hektor Mushi

09:05 : 17/06/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Marsida Frashëri

18:19 : 10/06/2025
Para

Rriten sërish rastet me Covid në Shqipëri/ 490 të infektuar në 24 orët e fundit! Harta

TË GJITHA

I riu theu postbllokun në Lezhë, policia qëllon me armë drejt tij

14:01 : 28/06/2025

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë e ish-burrit me letra false

13:46 : 28/06/2025

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

13:35 : 28/06/2025

Aksident në Vlorë, plagoset një motoçiklist

13:07 : 28/06/2025

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

13:03 : 28/06/2025

Shkrumbohen nga zjarri 4 rulota në Tiranë

12:52 : 28/06/2025

Blegtoria në krizë, bie numri i deleve dhe dhive, Ekspertët: Subvencionet nuk mjaftojnë

12:47 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com