Gjykata Administrative ka shtyrë seancën për shqyrtimin e kërkesës së një prej kandidtateve të skulifikuar nga gara për tu bërë pjesë e BKH-së.
Shkak i shtyrjes së seancës është bërë për shkak mungesës së gjyqtares Elda Vrioni, e cila është infektuar me koronavirus. Kandidati Ergys Shehu, pasi u skualifikua në testet fizike, bëri kallëzim ndaj komisionit të përzgjedhjes pasi sipas tij procesi ka qenë jo transparent dhe janë manipuluar rezultatet.
Shehu në kallezimin e depozituar në gjykatë ka kërkuar sigurim padie dhe pezullim të procesit.
Gjithashtu sipas tij, gara është zhvilluar me pajisje të vjetra, siç është kronometri mekanik. Një tjetër pretendim është se aplikanteve nuk u është komunikuar në asnjë moment numri i pikëve që kanë marrë në secilën garë.













