• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

OBSH: 8 % e familjeve në Shqipëri ranë në varfëri nga shpenzimet e larta për shëndetin

08:08 : 10/11/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Një analizë e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë zbulon se pagesat nga xhepi për shëndetin janë një burim kryesor i vështirësive financiare për njerëzit në Shqipëri.

Rreth 8% e familjeve janë futur në varfëri ose varfërohen më tej pasi paguajnë nga xhepi për shërbime shëndetësore dhe 12% e familjeve përjetojnë shpenzime katastrofike shëndetësore, thotw studimi i publikuar së fundmi. Shpenzimet me para në dorë për shërbimet shëndetësore konsiderohen katastofike nga OBSH pasi ato behën shkak për të lënë të pambuluara nevojat bazë të jetesës.

Studimi thotë se mbrojtja financiare në Shqipëri është e dobët në krahasim me shumë vende të tjera evropiane.

Në vitin 2015, një në tetë familje ka kryer pagesa katastrofike nga xhepi, ku pagesat janë përqendruar në kuintilin më të varfër. Nivelet e nevojës së paplotësuar për kujdes shëndetësor janë gjithashtu të larta. Mungesa e mbrojtjes financiare mund t’i atribuohet niveleve të ulta të shpenzimeve publike për shëndetin dhe dobësive në aspektet vijuese të politikës së mbulimit.

Sigurimet mbulojnë vetëm dy të tretat e popullsisë

Lexo edhe:

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

Kërcënim global për shëndetin, epidemitë rikthehen për shkak të rënies së programeve të vaksinimit

Mënyra sesi është krijuar e drejta për përfitimet e FSDKSH-së do të thotë që FSDKSH-ja mbulon mesatarisht vetëm rreth dy të tretat e popullsisë. Njerëzit e pasiguruar kanë akses në një gamë shumë të kufizuar kujdesi shëndetësor të financuar me fonde publike; gjithashtu ka më shumë gjasa që ata të jenë të varfër, nga grupe minoritare dhe të jetojnë në zona të privuara.

Përpjekjet për të forcuar mbrojtjen financiare dhe për të reduktuar nevojën e paplotësuar duhet të fillojnë duke hequr të drejtën për përfitimet e FSDKSH-së nga pagesa e kontributeve në mënyrë që FSDKSH-ja të mbulojë automatikisht të gjithë popullsinë. Lidhja e së drejtës për pagesën e kontributeve është veçanërisht sfiduese duke pasur parasysh sektorin e madh informal të Shqipërisë.

FSDKSH-ja nuk mbulon kujdesin dentar për të rriturit. Mungesa e mbulimit të kujdesit dentar rezulton në nivele të larta të nevojës së paplotësuar.

Mbulimi i FSDKSH-së është i kufizuar nga një sistem kompleks tarifash të përdoruesve, të cilat janë veçanërisht të larta për barnat ambulatore. Barnat ambulatore janë nxitësi kryesor i vështirësive financiare, duke reflektuar mangësitë në mbulim dhe rregullimin jo të duhur. Roli në rritje i barnave ambulatore në nxitjen e vështirësive financiare është shqetësues për shkak të mungesës së mekanizmave për të mbrojtur njerëzit e varfër. Shumë njerëz nuk kanë të drejtë për barna ambulatore të financuara me fonde publike, sepse ato nuk janë të mbuluara nga FSDKSH-ja.

Gjithashtu, barnat ambulatore që mbulohen nga FSDKSH-ja i nënshtrohen bashkëpagesave me përqindje të larta dhe nuk ka përjashtime që synojnë në mënyrë të qartë familjet e varfra, dhe as nuk ka ndonjë kufi vjetor bashkëpagesash.

Për të përmirësuar mbrojtjen financiare, përvoja ndërkombëtare tregon tiparet mbrojtëse të mëposhtme të politikës së mbulimit dhe bashkëpagesës për recetat ambulatore: përdorimin e bashkëpagesave fikse të ulëta në vend të bashkëpagesave me përqindje; përjashtimin nga bashkëpagesat për familjet me të ardhura të ulëta; dhe një kufi vjetor të lidhur me të ardhurat që mbulon të gjitha bashkëpagesat.

Vëmendje gjithashtu duhet t’i kushtohet mënyrës se përzgjidhen barnat për mbulim dhe të sigurohet që mjekët, farmacistët dhe njerëzit mund të lëshojnë receta, shpërndajnë dhe përdorin alternativat më të lira.

 Pagesat e larta nga xhepi për shkak të shpenzimeve të ulta publike

Pagesat informale janë një problem në institucionet publike ambulatore dhe spitalore dhe shkaktojnë vështirësi financiare. Natyra e tyre informale e bën të pamundur sigurimin e mbrojtjes për njerëzit e varfër. Ato gjithashtu shtojnë kompleksitetin dhe dëmtojnë transparencën në sistemin shëndetësor.

Forcimi i mbrojtjes financiare do të kërkojë investime publike shtesë në sistemin shëndetësor dhe një përqendrim më të madh tek familjet e varfra. Shpenzimet e ulëta publike për shëndetin (më pak se 3% të PBB-së në vitin 2016), mbështetja e lartë në pagesat nga xhepi (58% e shpenzimeve aktuale për shëndetin në vitin 2016), mangësitë e konsiderueshme në mbulim dhe pagesat e përhapura informale janë faktorët kryesorë që dëmtojnë mbrojtjen financiare.

Çdo investim shtesë në sistemin shëndetësor duhet të përdoret për të shtrirë më tej të drejtën për përfitimet e FSDKSH-së për të gjithë popullsinë, për të gjetur mënyra për të përmirësuar aksesin dhe mbrojtjen financiare për familjet e varfra dhe përdoruesit e shpeshtë të shërbimeve shëndetësore (për shembull, njerëzit me sëmundje kronike) dhe për të përmirësuar transparencën. Shfrytëzimi më i mirë i burimeve do të ndihmojë gjithashtu.

Etiketa: OBSHraport

Lajme të lidhura

BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
BOTA

Kërcënim global për shëndetin, epidemitë rikthehen për shkak të rënies së programeve të vaksinimit

19:50 : 27/05/2025
BOTA

OBSH: Popullsia po plaket, nevojiten politika sociale

15:27 : 22/05/2025
AKTUALITET

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierë

18:04 : 17/05/2025
AKTUALITET

Aksidentet rrugore/ Si e vlerëson OBSH sigurinë e çiklistëve dhe këmbësorëve

18:36 : 15/05/2025
AKTUALITET

Raport i ri, refren i vjetër

20:52 : 12/05/2025
Para

Brazili pezullon testin e vaksinës pas një aksidenti të rëndë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com