Lidhja e këngëtares Fifi me të dashurin e saj, Xhulion, është komentuar shumë nëpër media. Së fundmi, këngëtarja e ftuar në emisionin “Roped with Olsi” të Olsi Bylykut foli për lidhjen e saj dhe nëse ajo do të kishte lënë gjithçka këtu për t’u larguar në Gjermani, ku edhe i dashuri i saj aktual jeton.
Fifi foli aq shumë për personin e saj të zemrës saqë është bërë shkas për hitet dhe baladat e saj të bukura ndër vite, e cila vendosi të heqë nga lista e personave të “Instagramit” që ndjek të gjithë miqtë që ka pasur, përveç njërit, i cili është Xhulio, i dashuri aktual i saj.
Këngëtarja ka treguar se i dashuri i saj jeton në Gjermani, dhe Olsi e ka pyetur nëse do të hiqte dorë nga karriera në Shqipëri për t’u zhvendosur në Kosovë ose Gjermani, dhe a do të largohej ajo nga emisioni “Shiko Kush Luan”, nëse do t’i ofrohej një pagë më e mirë?
“Kam jetuar në Gjermani dhe me shumë qejf do të rikthehem. Ndërsa për pyetjen e dytë, jam shumë e familjarizuar me ekipin, stafin edhe nuk të bën paraja njeri. As me pare s’mundesh me ble shoqëri, as me pare s’mundesh me ble njerëzit. Mundesh me ble rroba, por jo njerëz të mirë, që duan të jenë aty,”- është shprehur Fifi.