• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasjet Rama-Meta që nuk po sheshohen/ Rilindja kërkon të kufizojë Presidentin me ligj

14:55 : 08/11/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në kulmin e retorikës së ashpër që karakterizon marrëdhëniet Meta-Rama, Partia Socialiste kërkon të kufizojë veprimet e Presidentit, përmes një ligji që u bë publik të premten. Drafti në fjalë i heq Ilir Metës disa kompetenca, që kanë të bëjnë me ekskluzivitetin e tij për emërime në qeveri por dhe gjyqësor.

“Është një parlament pçistët dhe një pjesë e mirë e tyre janë edhe tradhtar dhe mercenarë”, shprehet Meta.

Ndërsa Rama e kishte paralajmëruar me kohë këtë draft pas pakënaqësive të tij për mënyrën se si Meta e ushton postin e të parit të shtetit.

“E ka harruar që është aty president dhe të paktën duhet të bëjë sikur nuk ka harruar. E ka kthyer presidentin si ato krijesat me lloj lloj materialesh që vendosen në ara për të trembur zogjtë”, është shprehur Rama.

Këtë ironi Edi Rama e ka shprehur shpesh së fundmi, duke e akuzuar si President që është futur në fushatë, në ndihmë të opozitës. Ndërsa vetë Presidenti nuk e fsheh se nuk e do më Ramën kryeministër, edhe pse në të shkuarën e ka mbështetur me pushtet.

Lexo edhe:

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

“Une kam nisur marshimin tim si president drejt referendumit të 25 prillit”, ka thënë Meta.

Përplasja e fundit e ashpër mes Metës e Ramës është Kodi Zgjedhor, që aktualisht ndodhet në Komisionin e Venecias në pritje të një ekspertize. Fakt është që Presidenti akuzon më shumë qeverinë ndërsa kritikat ndaj opozitës nuk ekzistojnë në diskursin e tij politik.

“Do i pritet dora kush prek zgjedhjet”, thotë presidenti.

Këtë ashpërsim të retorikës së Ilir Metës, Rama e quan fushatë për vota për LSI-në, madje për këtë e ka akuzuar se edhe takon element kriminalë.

“Kë takon nëpër skuta, ai e di vetë. Por, fakti që futet nëpër skuta lart e poshtë, nëpër kthesa e mbikalime për të rrëzuar qeverinë sikur të ishte më i votuari nga populli opozitar në krye të opozitës së bashkuar” ka thënë Rama në tetor.

Kodi Zgjedhor është kulmi i momentit i marrëdhënieve të acaruara Rama-Meta. Vetë kryeministri në vend të Bashës e ka kthyer Metën në kryefjalën e tij, në takime elektorale nëpër Shqipëri.

“Fakti që Meta është kthyer në një lolo nuk do të thotë që ka qenë një lolo në të shkuarën”, ka thënë Rama.

Përplasja e Ilir Metës me Edi Ramën nisi pak pasi mori postin e Presidentit, me votat e PS dhe të LSI-së. Ato filluan për Sandër Lleshaj për ministër të Brendshëm, në 2018.

Rama do e propozonte Lleshajn për ministër në tetor të 2018-ës, ndërsa Meta e dekretoi në limitet e afatit që i jepte Kushtetuta pasi ai hoqi dorë nga gradat ushtarake që mbante.

Pas Lleshajt përplasja vijoi me Cakajn, ku Meta thoshte se ministria nuk është autoshkollë.

Edhe sot Cakaj është në detyrë si i deleguar, pasi kompetencat e Ministrit për Europën dhe Punën e Jashtme i ushtron Rama, me dekret të Presidentit.

“Do të jap një përgjigje, me qetësi por pa dashuri”.

Pas pak muajsh do të mbaheshin zgjedhjet lokale për drejtësinë e pushtetit vendor. Meta do të dekreton 30 qershorin dhe pasi opozita nuk pranoi të hynte në zgjedhjet.

Ai e çdekroi 30 qershorin por pa rezultat, PS mori të gjitha bashkitë pasi Rama ishte i palëkundur në qëndrimin e tij për të çuar shqiptarët në zgjedhje.

Zgjedhjet u mbajtën, ndërsa mazhoranca si përgjigje për çdekretimin nisi një proces shkarkimi të Presidentit . Rama këtë e deklaroi nga një prej takimeve të tij të fushatës.

Shkarkimi që mund të ishte i pari i një Presidenti nuk ndodhi, ndërsa PS shënoi një betejë të humbur përball Presidentit, që që vijon të qëndrojë në post pasi Komisioni i Venecias rrëzoi akuzat e Edi Ramës për shkelje.

Meta do të vijonte të qëndronte në post, ndërsa kërcënimi me shkarkim nuk do e paqtonte atë më mazhorancën. Emërimet në Kushtetuese, që vijon të jetë e zbrazur që në fillimit të 2018, do të shënonte acarimin e radhës. Meta deklaronte në atë kohë, që PS-ja përmes Arta Vorpsit tentoi ti rrëmbente një anëtar në këtë gjykatë.

Çështja kaloi sërish në Komisionin e Venecias, që për herë të dytë i dha të drejtë Ilir Metës. Sot në vend të Arta Vorpsit që kërkonte mazhoranca, në Kushtetuese është Marsida Xhaferdharit. Ndërsa ky konflikt do të shënonte një ngjarje jo të zakonte në politikën shqiptare, atë të mbajtjes së referendumit në 2 mars nga Presidenti.

Për të shmangur përsëritje të mundshme të të njëjtave kundërshti e veprime nga Presidenti, mazhoranca tashmë ka marrë masat përmes ligjit për ta kufizuar atë./ abcnews/

Etiketa: MetaRamaRilindje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

22:34 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
Para

"Po të përcjellim Lato me jazz dhe wisky", Rita Petro shkruan fjalët e ndjera për bashkëshortin

TË GJITHA

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Rrezikoi të mbytej teksa notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, shpëton 13-vjeçarja

12:15 : 07/06/2025

Tiranë/ Gruaja merr fëmijët dhe largohet nga banesa, burri kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

11:52 : 07/06/2025

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com