• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Holanda, Rama dhe rëra për farë!

11:12 : 06/11/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Genc Pollo

“Holanda është më skeptike sepse ka zgjedhje në mars të vitit të ardhshëm”. “Nuk mund të pranoj dot se Hollanda është më e vëmendëshme ndaj standarteve se sa Suedia, Finlanda, Gjermania, Franca e të gjithë me radhë”. deklaroi Edi Rama para tre ditëve duke dashur t’i shpjegonte publikut pse Konferenca Ndërqeveritare për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE nuk do të mbahej dot në dhjetor të këtij viti: siç ishte planifikuar.

Këto dy pohime janë faktikisht të vërteta por të nxjerra nga konteksti. Po ashtu kallamarë boje janë derdhur për të përshkruar e analizuar sesi Rama është i paaftë të mbajë përgjegjësi për dështimet, si ato qeveritare në tërësi, ashtu edhe ato strikt personale si kryeministër.

Në vijim, me bojën e penën time, do të doja të sqaroja diçka lidhur me sa më lart si dhe çeshtje të integrimit në BE që i konsideroj me interes për publikun.

Bashkimi Europian përbëhet nga 27 shtete anëtarë, ku secili ka periodikisht zgjedhje parlamentare, presidenciale, lokale etj. Nga janari deri në mars të vitit të ardhshëm tre shtete anëtare, përfshi dhe Hollandën do të kenë zgjedhje politikisht shumë të rëndësishme.

Lexo edhe:

Fotoja alibi se Rama nuk udhëton me çarter

Holanda ua ndalon hyrjen dy ministrave izraelitë për shkak të Gazës

Nga janari deri në mars të këtij viti katër shtete të BE-së patën zgjedhje gjithashtu politkisht me peshë. Por pikërsht në fund të marsit 2020 të 27 shtetet anëtare të BE morën vendimin e shumë pritur për çeljen në parim të negociatave me Shqipërinë e me Maqedoninë e Veriut. Me 15 kushte për të parën e pa kushte për të dytën. Po të listojmë këtu zgjedhjet në BE nga marsi në dhjetor 2020, numri i tyre shumëfishohet. E megjithatë BE nuk reshti së marrë vendime të ndryshme, madje disa prej tyre dhe jo popullore por të nevojshme. Disa syresh janë edhe më me relevancë për BE sesa çelja e negociatave me shtetet e Ballkanit. Dhe makineria nuk ndalet, sidomos nuk ndalet nga zgjedhjet këtu e atje; sepse po të ishte kështu BE do të ishte bllokuar me kohë e me vakt. Kështu që Rama duket se nuk është lodhur shumë në gjetjen e sebepit; ose edhe zotësia prej marifetçiu publik i është topitur.

Edhe më interesant është pretendimi tjetër se Holanda ekzagjeron për standardet e qeverisë Rama. E vërteta është krejt ndryshe: ndër 27 shtete të BE vetëm në Gjermani e Holandë parlamenti ka rol bashkëvendimmarrës me qeverinë.

Në vitin 2019 nuk mbeti i madh e i vogël pa e mësuar se 9 kushtet për Shqipërinë u vendosën me nismë të Bundestagut (parlamentit) dhe jo të ekzekutivit të Gjermanisë. Po kështu publiku i interesuar, i cili pardje ndoqi online diskutimet per Shqipërinë midis Ministrit te Jashtem e Komisionit te Parlamentit hollandez do të mësonte se konsiderata e përgjithshme ishte se Shqipëria nuk i kishte përmbushur kushtet: as për Kushtetuesen, as për korrupsioni e as per të tjerat. Madje pas seancës një deputet kryesor i koalicionit qeveritar deklaroi publikisht se problem tjeter i shtuar është edhe amendimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor. (Për ironi te fatit ishte po ai deputet i cili dy vjet me parë ne Tirane kritikoi pengesat qeveritare që i bëheshin akuzës penale ndaj Sajmir Tahirit dhe te cilit Rama ia ktheu se nuk di çfarë flet pasi në Holandë nuk e interviston asnjë tv).

Ne nuk mund të dimë saktë se cilat janë qendrimet në Stokholm, Helsinki, Paris apo shtete të tjera mbi përmbushjen e 15 kushteve të BE, pasi në traditen e tyre kjo çështje trajtohej eksluzivisht nga qeveria dhe si rregull mbulohet me tis dipomatik. Ajo që dëgjon publiku është fraza e thatë se Konferenca duhet thirrur sapo të pëmbushen kushtet. Por edhe sikur vërtet të mos e dish si janë gjërat por prapë të pretendosh se 26 shtete jane pro dhe vetëm Hollanda është dru i shtrember këtë mund t’a bëjë vetem ai, që siç shkruante Noli dikur “është i zoti t’a shesë rërën për farë”.

P. S. Rama para dy javësh citoi presidentin francez Makron, sikur i paskej thënë dikur se nuk ishte pro negociatave mbasi i merrte vota rivalja Le Pen në zgjedhjet e ardhshme. Aktualisht zoti Macron i ka problemet kapicë me covidin e xhihadizmin, e zor se gjen kohën për të sqaruar çështjen e mbase sikletosur Ramën; “embarrasser” siç thotë frëngu. Por interesante janë dy kutet e këtij tonit: dikur i bëri namin Ramush Haradinajt se ky nxori nxori në mexhlis llafet me Merkelin e Makronin. Ramushi tha vetëm se Rama para tyre për tarifën doganore me Serbinë thoshtë të kundërtën e asaj që deklaronte në publik.

P. P. S. Procesi i negociatave me BE mund të jetë shumë i dobishëm për modernizimin shtetëror e zhvillimin social-ekonomik. Por ai nuk është shkop magjik siç e tregoi përvoja e viteve të fundit e Serbisë dhe e Malit të Zi që bënë hapa prapa me demokracinë e shtetin ligjor ndërsa avanconin me kapitujt e negociatave. Në rastin tonë kushtet e Bundestagut dhe të BE-së janë një ndihmë e rëndësishme e konkrete për restaurimin e normalitetit kushtetues e demokratik në vend. Çka duhet të ndodhë shpejt. Përmbushja e standarteve teknike nga ushqimi tek mjedisi do të marrë vite.

Etiketa: holandapolloRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fotoja alibi se Rama nuk udhëton me çarter

17:22 : 29/07/2025
BOTA

Holanda ua ndalon hyrjen dy ministrave izraelitë për shkak të Gazës

15:36 : 29/07/2025
AKTUALITET

Rama: Asnjë lavazh makinash

14:38 : 29/07/2025
AKTUALITET

Denoncimi/ Lokali i vëllezërve Gazheli s’ka çmontuar tendat, IMT i favorizon

10:52 : 29/07/2025
AKTUALITET

“Me Trump nuk ka raporte”/ Rama në dasmën e Soros, Bushati: Nuk e refuzonte dot

21:26 : 28/07/2025
AKTUALITET

Gradaçela bosh dhe beton/ “Il Fatto Quotidiano”: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri?

18:58 : 27/07/2025
Para

Negociatat për Shqipërinë, shtyhet takimi i ministrave të Jashtëm

TË GJITHA

Inaki Williams zbulon të vërtetën pse dështoi transferimi i vëllait të tij te Barcelona

22:40 : 29/07/2025

Analiza: Çfarë sjell njohja e Palestinës si shtet nga Britania, pse Starmer vendosi tani?

22:38 : 29/07/2025

Serbia dhe Kina i përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

22:36 : 29/07/2025

Ylli Manjani: Kodi i Ri Penal është “arma” e qeverisë për grabitjen e pronës

22:22 : 29/07/2025

Kamberi: Situata e shqiptarëve të Luginës duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel

22:08 : 29/07/2025

Dervishaj: Kodi i ri Penal parashikon lehtësim të krimeve zgjedhore, nuk është gati për konsultim

22:05 : 29/07/2025

Copenhageni i fortë për Dritën, kampionët e Kosovës eliminohen në raundin e dytë të Champions-it

22:05 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com