• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

3 të pavërtetat e Ogerta Manastirliut

15:30 : 05/11/2020
në BOLD BLOG, POLITIKE, SHENDETI

Stina e vjeshtës, bashkë me shqetësimet dhe pikëpyetjet në lidhje me COVID-19 shoqërohet edhe me frikën për një valë të re infektimesh për shkak të mbivendosjes me gripin e zakonshëm sezonal. Shifrat ditore të infektimeve, edhe pse me ndonjë luhatje të lehtë, nuk po shënojnë ulje. Ministria e Shëndetësisë nga ana tjetër garanton se ka çdo gjë nën kontroll duke dhënë shifra dhe ilustrime krahasuese, për të cilat verifikimi i “Faktoje” ka treguar një tjetër realitet.

Gjatë një interviste televizive Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, dha disa deklarata mbi situatën e krijuar nga Covid në vend dhe numrin e të infektuarve në krahasim me fqinjët e rajonit. “Faktoje”, e cila edhe më herët ka bërë verifikime për këtë çështje konstatoi disa të pavërteta në intervistën e zonjës Manastirliu në “Open”.

1) “Masat në shkolla po zbatohen dhe vazhdojnë të zbatohen”- deklaroi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Sipas një vëzhgimi të bërë nga “Faktoje” në shkollat e disa qyteteve, me nisjen e vitit të ri shkollor, në Kukës, Mirditë, Vlorë, situata nuk përkonte me konfirmimin e zonjës Manastirliu. Thuajse në të gjitha shkollat 9-vjeçare kishte mungesë të ujit të rrjedhshëm, ndërsa në disa të tjera mungonin edhe tualetet, ndërkohë që kërkohet respektimi i protokollit dhe larja e shpeshtë e duarve.

2) “Të gjithë e kanë marrë bonusin e akorduar nga qeveria. Të gjithë ata që janë angazhuar në situatën e pandemisë, i kanë marrë bonuset. 2500 mjekët, infermierët, shoferët e ambulancave, sanitare të gjithë i kanë marrë dhe do të vazhdojnë t’i marrin.”- deklaroi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Lexo edhe:

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

Mjekët, duhej të merrnin një bonus mujor prej 1 mijë eurosh për qëndrimin në vijën e parë të luftës me COVID-19, sipas një zotimi të artikuluar nga kryeministri Rama në fillim të pandemisë, zotim që sipas ministres Manastirliu është përmbushur. Por gjatë verifikimit të kryer më herët, Faktoje mësoi se në spitalin “Shefqet Ndroqi” kjo pagesë nuk merrej prej muajit qershor.

3) “Shqipëria ka sot numrin më të ulët të të infektuarve krahasuar me mesataren e vendeve europiane dhe atyre të rajonit duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Për rastet totale për 1 milion banorë të fataliteteve, Shqipëria është në një pozicion që lë prapa vendet e rajonit duke përjashtuar vetëm Serbinë.”- deklaroi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojties Sociale Ogerta Manastirliu.

Në të vërtetë, Shqipëria krahasuar me Maqedoninë e Veriut, ka numrin më të ulët të testimeve edhe për milion banorë. Përshembull që prej fillimit të pandemisë, Maqedonia e Veriut ka kryer disa herë më shumë teste për rastet e COVID-19, sesa Shqipëria. Kjo është arsyeja sipas ekspertëve të shëndetësisë, pse Shqipëria del me një numër më të ulët të prekurish nga COVID-19 apo viktima të shkaktuara prej këtij virusi.

Nisur nga të dhënat që Faktoje ka grumbulluar, 3 deklaratat e Ministres Manastirliu do t’i kategorizojmë Të Pavërteta. /Faktoje.al/

Etiketa: CovidManastirliute pavertetat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

11:52 : 31/05/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

09:16 : 21/04/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë në faqen e saj të internetit: COVID-19 e ka origjinën nga laboratori në Kinë

22:42 : 18/04/2025
BOTA

Përhapet varianti më i ri i COVID-19

18:16 : 02/04/2025
BOTA

Humbi nuhatjen nga Covid, 27-vjeçarja kryen operacionin “shpëtimtar” në hundë

17:17 : 07/03/2025
Foto ilustruese
BOTA

Studimi: Shtrimet nga Covid-19 rritën rrezikun e vdekjes

20:28 : 03/03/2025
Para

VIDEO/ Ja çfarë i ndodh hajdutit të biçikletave në Tiranë

TË GJITHA

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com