Modelja seksi Kejvina Kthella u përfol për një lidhje me këngëtarin Seven Saraqi. Ata jetuan së bashku në apartamentit e këngëtarit në SHBA, por bashkëjetesa e tyre nuk zgjati shumë dhe ish-velina u kthye në Shqipëri.
Asnjëri prej tyre nuk i pranoi asnjëherë thashethemet mes tyre, por duket se Kejvina Kthella ka dëshiruar ta mbajnë të fshehtë, pasi e ftuar në rubrikën “AfterParty”, ajo u shpreh se nuk i dëshiron lidhjet publike.
Ajo tregoi se i kanë shkëputur tërësisht kontaktet me njëri-tjetrin. Teksa iu kërkua të zgjidhte mes Seven Saraqit dhe Ardian Bujupit, ajo nuk preferoi asnjërin prej tyre.
Ish-velina tregoi edhe disa detaje intime, duke u shprehur se i pëlqejnë të brendshmet e thjeshta dhe në dush preferon të lahet vetëm, e shtirë në vaskë me petale. Ajo u shpreh se pëlqen puthjet në qafë dhe preferon më shumë meshkujt pa mjekër.
Pjesë nga intervista:
Puthje në qafë apo në buzë?
Kejvina Kthella: “Në qafë.”
Me mjekër apo pa mjekër?
Kejvina Kthella: “Pa mjekër.”
Mesazh mirëmëngjesi apo natën e mirë?
Kejvina Kthella: “Mirëmëngjesi që të nisë dita bukur.”
Bukuri apo inteligjencë?
Kejvina Kthella: “Bukuri.”
Të brendshme super seksi apo të thjeshta?
Kejvina Kthella: “Të thjeshta.”
Banjon në dush në këmbë apo në vaskë?
Kejvina Kthella: “Në vaskë normalisht, shtrirë aty me petale, me aroma.”
Më mirë veshur apo zhveshur?
Kejvina Kthella: “Varet nga situatat, por do thosha zhveshur.”
Dashuri e vërtetë apo shumë i pasur?
Kejvina Kthella: “Dashuri e sinqertë, të tjerat vijnë pastaj.”
Trëndafila apo diamante?
Kejvina Kthella: “Diamante.”
Në lidhje apo single?
Kejvina Kthella: “Single.”
Martesë apo bashkëjetesë?
Kejvina Kthella: “Martesë.”
Sex apo dashuri?
Kejvina Kthella: “Dashuri”
Suxhuk kosove apo hot dog?
Kejvina Kthella: “Suxhuk kosove (qesh).”
Gjumin me pizhame apo nudo?
Kejvina Kthella: “Me pizhame, se ftohemi se erdhi dimri.”
Pushimet me shoqet apo me atë?
Kejvina Kthella: “Unë do preferoja me atë.”
Këngëtar apo futbollist?
Kejvina Kthella: “Të dyja, s’do ishin keq.”
Dushin vetëm apo me partnerin?
Kejvina Kthella: “Vetëm.”
Lidhje e fshehtë apo që ta dinë të gjithë?
Kejvina Kthella: “E fshehtë, gjërat e bukura mbahen të fshehura.”
Doktor apo badboy?
Kejvina Kthella: “Badboy.”
Tayna apo Oriola Marashi?
Kejvina Kthella: “Të dyja.”
Seven Saraqi apo Ardian Bujupi?
Kejvina Kthella: “Asnjëri.”