• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aktivet e sektorit bankar arrijnë në 12.8 miliardë euro

15:46 : 03/11/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Sektori bankar ka vijuar rritjen edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të shtatorit totali i aktiveve arriti vlerën e 1.59 trilionë lekëve ose 12.8 miliardë eurove.

Gjatë tremujorit të tretë, totali i aseteve të sistemit është zgjeruar me 25 miliardë lekë të tjera, ndërsa krahasuar me një vit më parë rritja është rreth 98 milardë lekë ose 6.5%.

Nëse në gjysmën e parë të vitit sektori bankar e kishte mbështetur rritjen te investimeve në letra me vlerë, gjatë tremujorit të tretë portofoli i tyre ka pësuar një rënie të lehtë.

Kjo përkon edhe me uljen e kërkesës për hua të qeverisë shqiptare, pas një huamarrjeje shumë intensive në tremujorin e dytë. Megjithatë, letrat me vlerë ngelen instrumenti me rritjen më të lartë vjetore. Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, bankat raportojnë 100 miliardë lekë më shumë investime në letra me vlerë. Totali i tyre ka arritur në 557 miliardë lekë ose 4.5 miliardë euro.

Në tremujorin e tretë është vërejtur një tendencë për të rritur aktivet financiare të mbajtura në formë likuide, në formën e vendosjeve dhe depozitave me bankën qendrore ose bankat e huaja korrespondente. Gjatë tremujorit të tretë, bankat i rritën këto vendosje me rreth 23 miliardë lekë.

Lexo edhe:

Nëntë banka europiane krijojnë një kompani për të emetuar kriptomonedha

4.8 mld euro “nën dyshek”/ Rritet sasia e parave jashtë bankave, njerëzit po mbajnë më shumë “cash”

Në tremujorin e dytë bankat i patën pakësuar depozitat, duke i zhvendosur fondet e lira drejt letrave të borxhit të emetuara nga qeveria shqiptare. Në tremujorin e tretë, prurjet e reja nga depozitat kanë shkuar kryesisht në formë vendosjesh, në kushtet kur kushtet për rritjen e kreditimit nuk kanë qenë shumë të favorshme.

Megjithatë, edhe kredia shënoi një rritje të lehtë gjatë tremujorit të tretë, duke u zgjeruar me rreth katër miliardë lekë. Në fund të shtatorit, portofoli i huasë, përfshi edhe atë jashtë vendit, arriti në 645 miliardë lekë ose 5.2 miliardë euro. Rritja vjetore e kredisë aktualisht është rreth 6.8%, duke qëndruar në nivele të ngjashme me periudhën e parakrizës.

Moratoriumi i pagesave e ngadalësoi amortizimin e kredisë, ndërsa pezullimi i përkohshëm i kërkesave rregullatore për fondet rezervë zbuti efektin negativ të provigjioneve në krijimin e portofolit neto. Veç faktorëve rregullatorë të lidhur me krizën, megjithatë, shifrat tregojnë se kreditimi nuk ka ndaluar. Në muajt pas hapjes së ekonomisë, kredia e re ka qenë në rritje të vazhdueshme. /Monitor/

Etiketa: aktivitetebankafitime

Lajme të lidhura

BOTA

Nëntë banka europiane krijojnë një kompani për të emetuar kriptomonedha

18:50 : 30/09/2025
Foto: Një sasi parash në cash
AKTUALITET

4.8 mld euro “nën dyshek”/ Rritet sasia e parave jashtë bankave, njerëzit po mbajnë më shumë “cash”

20:03 : 29/09/2025
BOTA

Gjermani/ Paratë mbeten pa zot, 4.2 mld euro nuk i përkasin “askujt” nëpër banka

09:51 : 20/09/2025
AKTUALITET

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15:52 : 15/09/2025
AKTUALITET

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

13:55 : 17/08/2025
AKTUALITET

Suksesi i Rama-Alabar/ Durrës Marina arkëtoi 43 mln euro nga rezervimet e apartamenteve në ajër

09:16 : 03/08/2025
Para

VIDEO/ Basha takim me mjekët: Rastet e fataliteteve nga Covid më të larta se ato që raportohen

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës

08:34 : 09/10/2025

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
Foto ilustruese

Vranësira kalimtare dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, moti për sot

08:09 : 09/10/2025

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com