• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kryeministri u ul me helikopter”, gazetari zbulon prapaskenat e vizitës së Ramës në Vermosh: E duatrokisnin vartësit

11:19 : 02/11/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Gazetari Klodian Tomorri ka rrëfyer prapaskenat e vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Vërmosh, ku rastësisht ishte gjetur dhe vetë ai gjatë fundjavës. Sipas gazetarit, është absurde që kreu i qeverisë të shkojë dhe të përurojë banesa private të qytetarëve, që janë investime tërësisht personale, në një kohë kur në fshat ende mungon energjia elektrike për 24 orë.

Tomorri shprehet se Rama mbante një fjalim të gjatë përpara ndjekësve që kishte marrë me vete që nga Tirana, të cilët në fund edhe e duaktrokisnin, ndërsa pas mbarimit të takimit të Kryeministrit në zonë ndihej veç zhurma e gjeneratorëve, pasi energjia kishte ikur sërish.

“Me dhjetra kamera xhironin ato 50 metra katrore ku ishte kryer investimi. Kryeministri mbajti një fjalim të gjatë direkt dhe teksa fliste duartrokitej nga vartësit e tij të shumtë që kishte sjellë nga Tirana. Nga ana tjetër, funksionarët e tjerë të Qeverisë shpjegonin nëpër intervista planet e mëdha të Qeverisë për zonën dhe për turizmin.

Ndoshta ndonjë nga ato intervista ka qenë e financuar edhe me para publike. Fundja vetëm Ministria e Bujqësisë ka fond të posaçëm 600 milionë lekë në vit, vetëm për të promovuar arritjet e qeverisë. Por kjo është një çështje tjetër.

Mua më pëlqen të bëj llogari. Fundja numrat janë e vetmja gjë që kemi më afër të vërtetës. Fillova të mendoj se sa mund të ishte kostoja totale e rikonstruksionit të dy godinave dhe 30 rrasave të gurit dhe sa mund të ishte kostoja e mobilizimit të gjithë shtetit në Vermosh. Nuk i kam shifrat e sakta, por kam shumë frikë se vetëm kostoja e karburantit të helikopterit, me të cilin fluturoi kryeministri nga Tirana në Vermosh e tejkalonte gjithë investimin. Kjo është qeveria që kemi”, shkruan Tomorri.

Lexo edhe:

“Magazinierët e Salillarit bëhen nga Rama pronarë parqesh fotovoltaike”/ PD: Vetëm SPAK s’i sheh

Rama shpall Lori Hoxhën “investitore strategjike”. Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë

Postimi i plotë i gazetarit:

Kryeministri qe peruron banesat private! Rastesisht u gjenda ne Vermosh kete fundjave. Fondi Shqiptar i Zhillimit permes Agjencise per Zhvillimin Ekonomik sapo kishte perfunduar rikontruksionin e dy ndertesave te kohes se komunizmit duke i pershtatur si qendra ne funksion te turizmit. Njekohesisht, qendra e fshatit ishte shtruar me kalldremin tipik te fshatrave malor. Nje pune e mire, por kaq. Nje investim i vogel, nga ato qe duhet te behen cdo dite me dhjetra ne nje vend, qofte ky dhe i varfer.

Te dielen qe ne mengjes, i gjithe Vermoshi dukej ne shtetrrethim. Forcave te shumta te policise, u shtoheshin me dhjetra automjete te nepunesve te shtetit. Ministra, zyrtare ministrish, deputete, nepunesit e Bashkise dhe ata te kryeministrise kishin zaptuar gjithe fshatin. Me qindra. Nderkohe rreth ores 11, ne qiell filloi te kumbonte zhurma e nje helikopteri. Brenda pak minutash ne Vermosh u ul kryeministri.

Me dhjetra kamera xhironin ato 50 metra katrore ku ishte kryer investimi. Kryeministri mbajti nje fjalim te gjate direkt dhe teksa fliste duartrokitej nga vartesit e tij te shumte qe kishte sjelle nga Tirana. Nga ana tjeter, funksionaret e tjere te qeverise shpjegonin neper intervista planet e medha te qeverise per zonen dhe per turizmin. Ndoshta ndonje nga ato intervista ka qene e financuar edhe me para publike. Fundja vetem Ministria e Bujqesise ka fond te posacem 600 milione leke ne vit, vetem per te promovuar arritjet e qeverise. Por kjo eshte nje ceshtje tjeter.

Mua me pelqen te bej llogari. Fundja numrat jane e vetmja gje qe kemi me afer te vertetes. Fillova te mendoj se sa mund te ishte kostoja totale e rikonstruksionit te dy godinave dhe 30 rrasave te gurit dhe sa mund te ishte kostoja e mobilizimit te gjithe shtetit ne Vermosh. Nuk i kam shifrat e sakta, por kam shume frike se vetem kostoja e karburantit te helikopterit, me te cilin fluturoi kryeministri nga Tirana ne Vermosh e tejkalonte gjithe investimit. Kjo eshte qeveria qe kemi.

Doja ta xhiroja te gjithe ate teater qesharak. Por nuk kisha mundesi se me kishte lene bateria e telefonit. Ne Vermosh dhe ne Lepushe shumicen e kohes nuk ka drita. Edhe atehere kur ka, tensioni eshte ne rastin me te mire 130 volt. Duke pare ceremonine e madhe te shoët, nje nga punonjesit e bujtines, ku po qendroja, nisi te fliste me inat. “Ne vend te shtrojne nje kabull per dritat, sjellin gjithe shtetin ketu per 30 rrasa guri”- mermeriti. Nisa te qesh. Por marrezia nuk ishte e thene te mbaronte me aq.

Pak metra tutje qendres se Vermoshit, 4 qytetare kishin ndertuar banesat e tyre private. Ishin disa shtepi te vogla, por te hijshme, tipike per fshatrat turistike malore. Te kater keta qytetare, u dekoruan nga kryeministri sepse kishim ndertuar nga nje shtepi. Motivin e dekorates nuk e mora vesh. Por jetojme ne kohe te cuditshme. Qeveri qe dekorojne njerezit se ndertojne banesa. Kush do ta kishte menduar. Nderkohe mendimet m’i nderpreu nje zhurme e forte. Ishte gjeneratori i bujtines qe u ndez. Qeveria e kishte perfunduar shoën. Dritat ne Vermosh u fiken serish.

Etiketa: Ramatomorrivermosh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Magazinierët e Salillarit bëhen nga Rama pronarë parqesh fotovoltaike”/ PD: Vetëm SPAK s’i sheh

11:36 : 15/06/2025
AKTUALITET

Rama shpall Lori Hoxhën “investitore strategjike”. Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë

11:43 : 13/06/2025
AKTUALITET

Sorosist, jo socialist/ Rama anulon festën e PS-së për dasmën e Sorosit

19:51 : 12/06/2025
AKTUALITET

Rama i sulmoi, GJK si përmend as emrin: E papranueshme cenimi i autoritetit tonë

14:47 : 12/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama kërcënoi misionin e ODIHR për zgjedhjet, ministri Hasani i thirri në zyrë

14:16 : 12/06/2025
AKTUALITET

Trenat që u përplasën me 11 maj vranë zgjedhjet..

14:07 : 11/06/2025
Para

VIDEO/ Këlliçi-Veliajt: Pinoku i bashkisë, boll me mashtrime fasadash dhe projektesh 3D

TË GJITHA

Bylykbashi: Duhet sistem i ri zgjedhor, aktuali është paçavure dhe toksik për pluralizimin

15:56 : 15/06/2025

Po bënte zhytje/ Helikat e gomones i presin gjymtyrët turistit gjerman në plazhin e Gjipesë

15:45 : 15/06/2025

Shqetësime për marrëdhëniet seksuale tek të miturit/ Shtohen me 50% rastet dhe veprat penale

15:38 : 15/06/2025

Netanyahu kërcënon Iranin: Do ta paguani shtrenjtë vrasjen e civilëve

15:26 : 15/06/2025

Arrestimi me drogë i dy të rinjve nga MB, media britanike: Rrezikojnë 15 vite burg

15:17 : 15/06/2025

Samiti i G7-s për Merzin: Testi pas overturës në Zyrën Ovale

15:00 : 15/06/2025

FOTO+VIDEO/ Spitali i Beratit mbulohet nga pisllëku, rrezikohet shëndeti i pacientëve

14:46 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com