Dy vëllezërit binjakë, aktorët Romeo dhe Donald Veshaj, të ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, kanë rrëfyer se kur e kanë humbur virgjërinë për herë të parë.
Një nga sfidat e binjakëve ishte loja e telepatisë, për të parë se sa telepati kishin Romeo dhe Donaldi si binjakë që janë. Ata u vendosën përballë, por pa e parë njëri-tjetrin duhet të ngrinin me një dorë objektin e njëjtë dhe në rast se nuk do e gjenin duhet të përgjigjeshin pyetjeve pikane.
Një nga rastet ku vëllezërit Veshaj nuk ngritën të njëjtin objekt, iu drejtua një pyetje për të kuptuar sa mirë e njihnin njëri-tjetrin nga përgjigjet që do jepnin.
“Sa vjeç ka qenë Romeo/Donaldi në herën e tij të parë?”
Romeo zbuloi se Donaldi ishte 14 vjeç në herën e tij të parë ndërsa Donaldi tregoi se me Romeo leviz 6 muaj. Të dy e konfirmuan dhe treguan se në këtë gjë e dinin mirë për njëri-tjetrin. Loja vazhdoi me nota humori dhe me përgjigje të papritura.