• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta nxjerr thirrjen e tretë për Avokaten e Shtetit: Padi për shpërdorim detyre nëse…

12:00 : 31/10/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkon sërish informacion Avokates së Shtetit për çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të Arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

Sot Presidenca ka publikuar thirrjen e tretë që i drejtohet avokaturës së shtetit ku jepen dhe datat e dy thirrjeve të para.

Shkresa e parë mban datën 13 korrik të këtij viti me të njëjtën kërkesë, por pavarësisht kësaj sipas Presidentit asnjë përgjigje nuk ka ardhur nga ana e Avokaturës së Shtetit mbi këtë kërkesë.

“Janë bërë plot 3-muaj e 15 ditë pa asnjë përgjigje! Me shkresën me nr. prot. 2391/1, datë 14.09.2020, Ju është kërkuar për herë të dytë përcjellja e informacionit të kërkuar 3 muaj më parë, mbi çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

Në këtë shkresë të dytë ju është lënë një afat 4-ditë pune për ta përcjellë informacionin e kërkuar. Sot bëhet plot 1 muaj e 15-ditë, pa asnjë përgjigje edhe për këtë shkresë të dytë!

Lexo edhe:

A do e lironi zyrën? Meta qesh në mes të konferencës

Meta: Presidenti ishte i shqetësuar më 25 Prill

Presidenti i Republikës nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare me të dhënat për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e Avokaturës së Shtetit e që lidhen direkt me interesin publik dhe sigurinë e financave të vendit”, thuhet në thirrjen e tretë të Presidentit.

Sipas shkresës Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kërkon dhe mbetet ende në pritje të të dhënave të kërkuara për 3 muaj rresht, informacion ky mbi:

Numrin e çështjeve në proces pranë Gjykatave të Arbitrazhit, ku Republika e Shqipërisë është palë dhe të dhënat rreth tyre, përfshirë strukturën që ndjek këto çështje;

Nëse për çështjet në proces në Gjykatat e Arbitrazhit janë kontraktuar shërbime të përfaqësimit dhe të konsulencës, përfshirë të dhënat mbi mënyrën e përzgjedhjes, kontraktimit, shpenzimet dhe pagesat e kryera për to, apo në pritje për t`u kryer;

Numrin e çështjeve të fituara nga shtetit Shqiptar në Gjykatat e Arbitrazhit;

Numrin e çështjeve të humbura në Gjykatat e Arbitrazhit, me të dhëna mbi:

Efektin financiar (detyrimin) për shtetin shqiptar sipas vendimit;

Shpenzimet administrative për mbulimin e kostove të procesit, përfshirë shpenzimet për kontraktimin e shërbimeve të përfaqësimit dhe të konsulencës, si dhe mënyrën e përzgjedhjes dhe kontraktimit të tyre.

Po kështu Presidenca thotë më tej se ‘bazuar mbi çështjet e humbura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, a ka referuar Avokatura e Shtetit deri më tani çështjet në organet përkatëse për nxjerrjen e përgjegjësive individuale administrative, civile dhe/ose penale për dëmin e shkaktuar ndaj interesave financiare të shtetit shqiptar, apo jo”.

Institucioni i Presidentit të Republikës deklaron do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për referimin e rastit të shpërdorimit të detyrës në organet ligjzbatuese, për secilin prej personave që me veprime apo mosveprime, është bërë pengesë për dhënien e këtij informacioni, dhe që po krijon edhe më shumë bindjen e arsyeshme të bazuar në prova dhe ligj se po bëhen përpjekje për të mbuluar veprime të tjera të dënueshme që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare për shtetin shqiptar.

“Përmes kësaj shkrese, ju bëjmë thirrje të reflektoni e të mos rëndoni edhe më shumë pozitën tuaj si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, duke bashkëpunuar në kryerjen e veprimeve që mund të klasifikohen si vepra penale me pasoja të rënda për vendin, dhe të mos pengoni Kreun e Shtetit të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese.

Nëse ju po pengoheni, apo jeni urdhëruar, për mos ta dhënë këtë informacion për Kreun e Shtetit, atëherë ju kujtojmë se sipas ligjit ju sërish mbartni detyrimin për të informuar Kreun e Shtetit, si dhe organet e ndjekjes penale, për konsumimin e një tjetër vepre penale”, paralajmëron Presidenti.

Ndërkohë Kreu i Shtetit ka dhe një apel për ministren e Financave dhe Ekonomisë.

“Referuar kësaj situate aspak të logjikshme, Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kërkon nga ana juaj një informacion të plotë mbi të gjitha detyrimet financiare të shtetit shqiptar përkundrejt palëve të treta që ju i keni identifikuar tashmë si detyrim për shlyerje dhe që kanë ardhur si pasojë e humbjes prej shtetit Shqiptar të çështjeve në Gjykatat/Dhomat e Arbitrazhit, si dhe praktikat respektive dokumentare (përfshirë vendimet e gjykatës së arbitrazhit) mbi bazën e të cilave ju jeni informuar për vlerën e detyrimit për t’u shlyer”, thuhet në shkresë.

Etiketa: meta boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A do e lironi zyrën? Meta qesh në mes të konferencës

21:11 : 07/02/2022
AKTUALITET

Meta: Presidenti ishte i shqetësuar më 25 Prill

20:16 : 07/02/2022
AKTUALITET

Meta: Basha ka marrë vendime të papranueshme për demokracinë e vendit

21:31 : 06/02/2022
AKTUALITET

Meta: BE të hapë negociatat për Shqipërinë dhe M.Veriut, momenti të liberalizojë vizat për Kosovën

20:21 : 06/02/2022
AKTUALITET

Meta i bindur: Pas 20 vitesh do mandatohem për herë të dytë si President

22:06 : 03/02/2022
AKTUALITET

Meta: Qytetarët vendosën më 26 prill se cili është roli i Presidentit

21:35 : 03/02/2022
Para

Studimi i ri/ Ja pse situata e Covid po del jashtë kontrolli dhe arsyeja pse po rriten frikshëm infektimet

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com