• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Evropa përsëri në darën e koronavirusit

22:19 : 28/10/2020
në BOTA

Gjermania do të vendosë masa bllokimi emergjent për një muaj, që përfshijnë mbylljen e restoranteve, palestrave dhe kinemave për të frenuar rritjen e rasteve të koronavirusit që rrezikojnë të përmbytin spitalet, tha Kancelarja Angela Merkel të mërkurën.

“Ne duhet të marrim masa tani,” tha ajo, duke shtuar se rritja e madhe e numrit të infeksioneve ka krijuar mjaftueshëm mbështetje politike dhe publike për masa të reja të ashpra që do të pakësonin kontaktet shoqërore dhe do ta vinin virusin nën kontroll.

Duke filluar nga 2 nëntori, grumbullimet private do të kufizohen në 10 njerëz nga maksimumi dy familje. Restorantet, baret, teatrot, kinematë, pishinat dhe palestrat do të mbyllen dhe koncertet anulohen.

Ngjarjet sportive profesionale do të lejohen të mbahen vetëm pa spektatorë. Njerëzve do t’u kërkohet të mos udhëtojnë për arsye private, jo thelbësore, dhe qëndrimi gjatë natës në hotele do të lejohet vetëm për udhëtimet e domosdoshme të biznesit.

Shkollat dhe qendrat ditore do të mbeten të hapura, ashtu si edhe dyqanet, për sa kohë që zbatojnë në distancimin shoqëror dhe rregullat e higjienës. Rregullat mbarëkombëtare zëvendësojnë një larmi masash konfuze rajonale.

Lexo edhe:

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Gjermania, me ekonominë më të madhe të Evropës, u vlerësua gjerësisht për mbajtjen e niveleve të infeksionit dhe vdekjeve nën ato të shumë vendeve fqinje në fazën e parë të krizës, por tani ajo është në mes të një vale të dytë, si dhe shumica e pjesës tjetër të Evropës.

Në 24 orët e fundit, rastet me koronavirus u rritën me 14,964 duke arritur në gjithsej 464,239. Vdekjet u rritën me 85 duke arritur shifrën 10,183.

BLLOKIME NË FRANCË

Edhe Franca, duke filluar nga e marta do të hyjë në një periudhë mbylljeje kombëtare, që ndalon udhëtimet mes rajoneve të ndryshme të vendit. Njoftimi u bë nga Presidenti Emmanuel Macron, i cili tha se në bazë të masave të reja njerëzit do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për punë thelbësore ose arsye shëndetësore.

Bizneset jo thelbësore si baret dhe restorantet do të qëndrojnë mbyllur. Në Francë, numri i vdekjeve është rritur mesatarisht në mbi 500 në ditë. Zyrtarët thanë se duhet bërë gjithçka “që koronavirusi të mos e verë poshtë vendin.”

SHIFRA REKORD INFEKTIMESH NË ITALI

Italia ka regjistruar 24,991 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, tha të mërkurën ministria ne shëndetësisë, një shifër rekord kjo edhe më e lartë se sa 21,994 që u regjistruan të martën.

Ministria gjithashtu raportoi 205 vdekje të lidhura me COVID-in, krahasuar me 221 një ditë më parë.

Numri i testeve me shtupë të kryera arriti një rekord të ri prej 198,952 nga 174,398 një ditë më parë.

Duke u përpjekur të ngadalësojë përhapjen e virusit, qeveria vendosi këtë javë kufizime të reja në vend, duke urdhëruar mbylljen më herët të bareve dhe restoranteve. Do të mbyllen gjithashtu palestrat, kinematë dhe teatrot, ndër masat e tjera.

Një total prej 37,905 njerëzish kanë vdekur në Itali për shkak të koronavirusit, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë./VOA/

Lajme të lidhura

SPORT

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025
SPORT

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025
AKTUALITET

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025
NDRYSHE

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025
Para

Më shumë se 71 milionë amerikanë kanë votuar tashmë në zgjedhjet presidenciale

TË GJITHA

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025

PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham dyfishon shifrat

22:17 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com