• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzimi me tenderat në OSHEE, Gjykata lë në fuqi masat për 4 të akuzuarit/ Detajet

15:47 : 21/10/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

GJKKO ka lënë në fuqi kërkesat e SPAK për 4 zyrtarët e arrestuar një ditë më parë për abuzim me fondet në OSHEE, për shkeljen e barazisë në tendera, duke favorizuar kompani të caktuara kundrejt rryshfetit.

Ndërkohë që Albana Ferraj është akoma në kërkim.

GJKKO ka dhënë masën e arrestit me burg për shtetasit Albana Ferraj dhe Elis Bushati, ndërkohë që është dhënë masa e arrestit shtëpiak për Irma Dërgutin dhe Athinta Papën, të cilët kanë mbajtur apo mbajnë detyra në OSHEE.

Objekt i hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal janë veprimet dhe mosveprimet e kryera lidhur me proçedurën e prokurimit “Shërbim-Konsulencë”, për lidhjen e kontratës me objekt “Asistencë teknike për ndarjen e aktivitetit të shpërndarjes së energjisë elektrike nga furnizimi i energjisë elektrike së bashku me përmirësimin e cilësisë së shërbimit të klientit të OSHEE sh.a”, me fond limit 138500000 lekë. Kjo proçedurë prokurimi është zhvilluar në vitin 2016 nga shoqëria aksionere

Nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që kanë marrë pjesë në këtë proçedurë prokurimi dhe që kanë shqyrtuar dhe vlerësuar ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar dhe me V.K.M Nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, duke favorizuar në mënyrë të padrejtë shoqërinë tregtare “COM METODI” S.P.A, me seli në Milano, Itali.

Lexo edhe:

U arrestuan në restorant/ Gjykata lë në burg “Akilin” dhe 5 të tjerë! Njëri lirohet nga qelia

Mandat dhe miliona nga qyetarët/ Misioni i Vasil Llajos, që thotë se ka ardhur për njerëzit në politikë

Njëkohësisht, nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasja Albana Ferraj, e cila gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi dhe zbatimit të kontratës për të cilën është kryer prokurimi ka kryer funksionin e Drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të Kabinetit në shoqërinë tregtare OSHEE sh.a, ka marrë përfitime të parregullta, në shumën prej 131.880 euro, me qëllim për të favorizuar shoqërinë tregtare “COM METODI” S.P.A në proçedurën e prokurimit të zhvilluar në vitin 2016.

Dosja e plotë e SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka rregjistruar proçedimin penal nr.172 viti 2020 për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 258244259 dhe 287/1, gërmat (b) dhe (c) të Kodit Penal.

Objekt i hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal janë veprimet dhe mosveprimet e kryera lidhur me proçedurën e prokurimit “Shërbim-Konsulencë”, për lidhjen e kontratës me objekt “Asistencë teknike për ndarjen e aktivitetit të shpërndarjes së energjisë elektrike nga furnizimi i energjisë elektrike së bashku me përmirësimin e cilësisë së shërbimit të klientit të OSHEE sh.a”, me fond limit 138500000 lekë. Kjo proçedurë prokurimi është zhvilluar në vitin 2016 nga shoqëria aksionere

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike GROUP sh.a, shoqëri aksionare me aksionar të vetëm Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.

Nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që kanë marrë pjesë në këtë proçedurë prokurimi dhe që kanë shqyrtuar dhe vlerësuar ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar dhe me V.K.M Nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, duke favorizuar në mënyrë të padrejtë shoqërinë tregtare “COM METODI” S.P.A, me seli në Milano, Itali.

Njëkohësisht, nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasja Albana Ferraj, e cila gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi dhe zbatimit të kontratës për të cilën është kryer prokurimi ka kryer funksionin e Drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të Kabinetit në shoqërinë tregtare OSHEE sh.a, ka marrë përfitime të parregullta, në shumën prej 131.880 euro, me qëllim për të favorizuar shoqërinë tregtare “COM METODI” S.P.A në proçedurën e prokurimit të zhvilluar në vitin 2016.

Me qëllim marrjen dhe përfitimin e kësaj shume monetare, që përbën njëkohësisht produkt të veprës penale të korrupsionit pasiv, shtetasja Albana Ferraj ka krijuar një marrëdhënie fiktive midis saj dhe shoqërisë “COM METODI” S.P.A, duke përdorur edhe një shoqëri tjetër me seli në Shqipëri, duke fshehur dhe mbuluar natyrën e kundraligjshme të origjinës së shumës monetare të mësipërme, duke e ditur që shuma monetare përbën produkt të veprës penale. Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 103, datë 18.10.2020 të Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, éshtë vendosur:

Caktimi ndaj shtetases Albana Ferraj të masës së sigurimit personale “arrest ne burg” e parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 259 dhe 287/1. gërmat (b) dhe (c) të Kodit Penal.

Caktimi ndaj shtetasit Elis Bushati të masës së sigurimit personale “arrest ne burg” e parashikuar nga neni 238 K. Pr. Penale, si i dyshuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike” të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal

Caktimi ndaj shtetases Irma Dërguti të masës së sigurimit personale “arrest ne shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K. Pr. Penale, si e dyshuar për veprën penale “Shkelja e baraz së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Caktimi ndaj shtetases Athinta Papa të masës së sigurimit personale “arrest ne shtëpi” e parashikuar nga neni 237 K. Pr. Penale, si e dyshuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike” të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Hetimet paraprake për këtë proçedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.

Etiketa: gjykataosheetendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U arrestuan në restorant/ Gjykata lë në burg “Akilin” dhe 5 të tjerë! Njëri lirohet nga qelia

16:10 : 25/05/2025
AKTUALITET

Mandat dhe miliona nga qyetarët/ Misioni i Vasil Llajos, që thotë se ka ardhur për njerëzit në politikë

16:03 : 22/05/2025
Lajmet e Dites

Gjykata në Novi Sad urdhëron arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur

19:31 : 20/05/2025
AKTUALITET

Do vrisnin Inez Hajrullën, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 11 vite burg të Leonard Luzit

11:03 : 19/05/2025
AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025
Para

Tre persona pozitivë për Covid-19, drejtuesi i azilit i jep fund jetës me armë gjahu

TË GJITHA

Shqiptarët përfshihen në një aksident rrugor në Gjermani, MEPJ: Tre të vdekur, katër të tjerë të plagosur

19:50 : 25/05/2025

“E doja si djalin tim”/ Ish-diplomati Çepani tregon telefonatën e fundit me Gerti Bogdanin: I thashë që…

19:38 : 25/05/2025

Sherr në një klub nate me dy të plagosur, vihen në pranga 4 shqiptarë në Itali

19:31 : 25/05/2025

Poloni, balotazhi “nis” më herët/ Mbështetësit e dy kandidatëve presidenciale, marshime në Varshavë

19:25 : 25/05/2025

Angli/ Flet për Daily Mail bosi shqiptar i kokainës: Si e dominuam tregun prej 2005-ës

19:20 : 25/05/2025

“Paqja është zgjidhja e vetme”/ Ministri i Jashtëm italian: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë

19:13 : 25/05/2025

Tragjedi në Londër/ Nëna me tre fëmijët humbin jetën nga zjarri

18:46 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com