• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Tentuan t’i bëjnë atentat biznesmenit Dhima, ja si u kamufluan autorët

10:01 : 21/10/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Policia e Tiranës njoftoi sot arrestimin e 4 personave, të dyshuar lidhur me atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, ngjarje e ndodhur më 15 tetor.

Mësohet se të arrestuarit Gridi Lena, Albin Hoxha, Mariglen Metohiti dhe Enea Hoxha, kanë bashkëpunuar mes tyre për realizimin e atentatit.

Sipas policisë, Gridi Lena dhe Albin Hoxha, përkatësisht 45 dhe 35 vjeç, kanë tentuar të vrasin biznesmenin Dhima. Ndërkohë që dy personat e tjerë kanë bashkëpunuar me autorët e dyshuar të atentatit të dështuar. Autorët që tentuan t’i bëjnë atentat biznesmenit Andon Dhimaj ishin të kamufluar me maskë silikon dhe uniformë policie.

Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Gjithashtu policia sekuestroi veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie nga ato me hapje, një palë pranga, 6 telefona celular, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale.

Autorët janë precedent të theksuar kriminal për vjedhje me armë dhe plagosje.

Referuar burimeve autorët janë zbuluar duke përdorur metodat speciale të hetimit, si dhe të dhënat operative.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2020/10/jSKX2BqDoxzIg3mTVfnA_21_be9e366354627f8f0af1496bfa8d5acc_video_240p_converted.mp4

Nga pamjet e publikuara pak ditë më parë, reyulton se mbrëmjen e së enjtes, 15 tetor, në Tiranë, dy persona të maskuar dhe me një pistoletë në dorë kanë ndjekur biznesmenin Andon Dhima, me qëllimin për ta vrarë.

Dhima shihet teksa futet i qetë në hyrje të pallatit që është në pronësinë e tij, pak sekonda pas vajzës, e cila merr ashensorin bashkë me një shoqe.

Duket se sekondat e fundit të pritjes së ashensorit, i kanë shpëtuar jetën biznesmenit. Në video, Dhima shihet se si arrin të ngjitet në një kohë me të bijën, pa e ditur se dy persona të armatosur dhe të maskuar ishin pas tij.

Atentatorët pikasen teksa lënë çadrën jashtë pallatit dhe futen në godinë. Në duar, secili mban pistoletë. Njëri prej tyre duket se si e bën gati armën e zjarrit për ta shkrepur.

Në momentin kur ata dalin nga pallati, hasin rojen e pallatit, i cili dyshohet se ka vënë në dijeni biznesmenin për rrezikun që iu kanos.

Lexo edhe:

Ndalohet ‘Audi’ me targa angleze te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, arrestohen 3 persona

“Më verbove”/ Dinamika, si nisi sherri që përfundoi me vrasjen e italianit nga Kamber Sulçaj

Etiketa: arrestimebiznesmenidhima

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndalohet ‘Audi’ me targa angleze te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, arrestohen 3 persona

18:15 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Më verbove”/ Dinamika, si nisi sherri që përfundoi me vrasjen e italianit nga Kamber Sulçaj

20:49 : 29/09/2025
AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, Dhoma Italiane e Tregtisë: Të bëhet një hetim i plotë dhe transparent

16:16 : 29/09/2025
AKTUALITET

Vrasja e italianit/ Dhanë dëshmi kontradiktore, por Policia i lë të lirë Braçin dhe dy djemtë e tij

22:53 : 27/09/2025
AKTUALITET

Zbardhen detajet/ Biznesmeni italian u godit me dru në kokë, para se të qëllohej me plumb

20:39 : 27/09/2025
AKTUALITET

U vra sot në Tepelenë/ Babai i biznesmenit Edoardo Sarchi i lidhur me politikën italiane

19:20 : 27/09/2025
Para

Çështja e detit në Hagë, ja si iu bë presion Ramës nga Athina/ Mediat greke zbulojnë detaje

TË GJITHA

Qytetarët të revoltuar për ndalimin e përdorimit të monopatinave, kundërshtojnë aksionin: Nuk e dinim

11:40 : 13/10/2025

Kur do hapet dera e BE për shqiptarët? Presidentja e KE: Duhet të punoni me reformat

11:35 : 13/10/2025

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, furgoni me turistë përfundon në kanal, 4 të plagosur

11:25 : 13/10/2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kurti kërkon hetim për votimet në Mitrovicën e Jugut, pretendon për ndërhyrje

11:19 : 13/10/2025

Dosja “Partizani”/ Berisha nuk paraqitet në seancë, përfaqësohet nga avokati Genc Gjokutaj

11:06 : 13/10/2025

Myftinia dhe Kisha Ortodokse në Shkodër akuza shtetit për ndërtimin e kullës “Rozafa Tower”: Grabitje flagrante

11:03 : 13/10/2025

Zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ vendos datën e nisjes së fushatës zgjedhore

10:52 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com