• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Drejtuesit e dy rrjeteve sociale do të përgjigjen para Senatit për çensurën

19:22 : 16/10/2020
në BOTA

Në Shtetet e Bashkuara, senatorët republikanë thanë të enjten se do të thërrasin shefin ekzekutiv të rrjetit social Twitter Jack Dorsey, për të dhënë sqarime mbi vendimin për të bllokuar një artikull që kritikonte kandidatin presidencial demokrat Joe Biden.

“Kjo është ndërhyrje në zgjedhje dhe jemi 19 ditë larg zgjedhjeve,” tha senatori Ted Cruz, një ditë pasi rrjeti social bllokoi artikullin e gazetës New York Post, që pretendon korrupsion nga zoti Biden në Ukrainë.

Senatori Cruz tha se Komisioni Juridik i Senatit do të votojë të martën e ardhshme për të thirrur zotin Dorsey që të dëshmojë në fund të javës së ardhshme dhe “të shpjegojë se pse Twitter po e shpërdoron fuqinë e vet si korporatë për t’i mbyllur gojën shtypit”.

“Komisioni Juridik i Senatit do të dijë se çfarë po ndodh,” tha ai.

“Twitter dhe Facebook dhe milionerë të mëdhenj të teknologjisë nuk kanë të drejtën të censurojnë shprehjen politike dhe të ndërhyjnë në mënyrë aktive në zgjedhje. Por ata po bëjnë pikërisht këtë”, tha ai.

Lexo edhe:

Trump urdhëron dërgimin e trupave në Portland, autorizon përdorimin e forcës së plotë

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan në protestën për George Floyd

Senatori republikan Josh Hawley njoftoi veçmas se ai i kishte dërguar letra zoti Dorsey dhe shefit ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckerberg duke u kërkuar atyre që të paraqiten para Nënkomisionit Juridik për Krimin dhe Terrorizmin.

Seanca dëgjimore do të “konsiderojë shkeljet e mundshme të ligjit të fushatës” në mbështetje të zotit Biden me bllokimin e artikullit.

Artikulli i New York Postit pretendonte të ekspozonte marrëdhënie korruptive nga ana e zotit Biden dhe djalit të tij Hunter Biden në Ukrainë.

Sipas gazetës, ish-nënpresidenti, i cili ishte përgjegjës për politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës, ndërmori veprime për të ndihmuar djalin e tij, i cili në 2014-2017 ishte anëtar në bordin e kompanisë së debatueshme ukrainase të energjisë, “Burisma”.

Por burimi i gazetës për informacionin ngrinte pikëpyetje.

Gazeta citonte informacion të marrë nga një disk që pretendohej se ishte kopjuar nga një kompjuter që thuhej se ishte braktisur nga Hunter Biden, që avokati i zotit Trump, Rudy Giuliani ia kishte dhënë Postës.

Artikulli ngrinte gjitashtu pretendime në lidhje me veprimet e zotit Biden në Ukrainë, të cilat ishin në kundërshtim me informacionin e konfirmuar.

Duke patur parasysh fushatat e “lajmeve të rreme”, si Facebook edhe Twitter thanë se morën masa të nisur nga pikëpyetjet rreth artikullit dhe burimeve të tij.

“Kjo është pjesë e procesit tonë standard për të minimizuar përhapjen e keqinformimit,” tha zëdhënësi i Facebook, Andy Stone.

Roli i zotit Giuliani, i cili ka përsëritur vazhdimisht teori konspirative të paprovuara dhe të pambështetura me burimet rreth familjes Biden dhe në lidhje me Ukrainën, shkaktoi gjithashtu shqetësim.

Fushata e zotit Biden hodhi poshtë pohimet për korrupsion në artikull, por nuk e ka mohuar vërtetësinë e materialeve themelore, kryesisht mesazhe elektronike midis Hunter Bidenit dhe partnerëve të biznesit.

Presidenti Trump, i cili është pas zotit Biden në sondazhe 19 ditë para zgjedhjeve presidenciale, sulmoi dy gjigantët e mediave sociale të mërkurën.

“E tmerrshme që Facebook dhe Twitter bllokuan artikullin me emaile që demaskonin Joe Bidenin e fjetur dhe djalin e tij, Hunter, në @NYPost,” shkruante zoti Trump në Twitter.

Etiketa: rrjetet socialesenatoretSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump urdhëron dërgimin e trupave në Portland, autorizon përdorimin e forcës së plotë

20:15 : 27/09/2025
BOTA

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan në protestën për George Floyd

19:03 : 27/09/2025
RAJONI

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet

09:42 : 27/09/2025
RAJONI

Dialogu Strategjik Serbi-SHBA: Për çfarë do të negociohet?

17:51 : 26/09/2025
BOTA

Avioni i gjeneratës së gjashtë, ushtria amerikane zbulon kur do të fluturojë F-47 i parë

16:37 : 26/09/2025
BOTA

Dialogu Strategjik Serbi-SHBA: Për çfarë do të negociohet?

15:12 : 26/09/2025
Para

Sulm i dyshuar terrorist në Paris/ I preu kokën një profesori, policia qëllon autorin

TË GJITHA

Zjarrëfikësi rrëzon propagandën e Ramës: 3 paga shpërblim një mashtrim, s’na paguajnë as orët e gatishmërisë

14:11 : 28/09/2025

“Më jep 800 euro ose…”/ Kanosi të riun, shpallet në kërkim 32-vjeçari nga Pogradeci

13:57 : 28/09/2025

DASH “nxin” qeverinë Rama, Bardhi: Provoi denoncimet e opozitës për kriminalizimin e ekonomisë

13:48 : 28/09/2025

NATO forcon praninë në Baltik pas inkursioneve me dronë

13:39 : 28/09/2025

Plagosja me armë zjarri nga kunati, arrestohen autori dhe i lënduari. Shpallet në kërkim nipi

13:28 : 28/09/2025

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte forca

13:07 : 28/09/2025

‘Sulmet ruse zgjatën 12 orë’, Zelensky: Mbi 600 dronë mbi Kiev vranë 4 persona

12:58 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com