Presidenti i vendit, Ilir Meta vlerësoi Emiljano Lule, në kuadër të emrave të spikatur të komunitetit të personave që nuk shikojnë.
“Për ndihmën e jashtëzakonshme të dhënë, jo vetëm për përmirësimin e jetës së mijëra anëtarëve të këtij komuniteti, por veçanërisht për zhvillimin e artit dhe kulturës, duke u shndërruar në shembuj të shkëlqyer frymëzimi dhe force për të gjithë shoqërinë.”- shkruan Meta në postimin e tij teksa ka dekoruar dy shtetasit, z.Kliton Giliani dhe z.Emiliano Lule.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3444560292256886
Së fundmi, këngëtarja Elvana Gjata ka postuar një foto të Emilianos në Instastory dhe krahas saj shkruan se ndihet krenare për dekorimin e tij.
“Ah sa krenare jam për ty Emiliano. Unë e njoh shpirtin tënd dhe jam dëshmitar ndaj kontributit tënd të jashtëzakonshëm ndaj njerëzve që nuk shikojnë. Urime për këtë medalje të plot merituar. A true role model!”- shkruan Gjata.














