• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shqiptarët do të paguajnë 400 milione euro”/ Tabaku: Ja e vërteta e inceneratoreve

16:09 : 12/10/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me aferën e inceneratorëve, ndërsa shprehet se shqiptarët do të paguajnë 400 mln euro.

Tabaku shprehet se inceneratori i Tiranës është një histori vjedhjeve dhe korrupsioni.

“Një kompani guackë me qendër në parajsa fiskale pa asnjë ditë eksperiencë në fushën e mbetjeve dhe në shkelje të çdo ligji për prokurimet sot duhet të kishte mbyllur gojën, por del dhe flet për një koncesion që paguhet me paratë e buxhetit sikur t’i kish paratë personale.

Skema përmes së cilës mbetjet e Durrësit u dërguan në Inceneratorin e Tiranës është tipike mafioze”, shkruan Tabaku.

Sipas saj, nga të dhënat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kompania e inceneratorëve duhet të investonte për periudhën 2018-2019 vlerën e 93 mln eurove por në të vërtetë ajo ka investuar vetëm 12 mln euro (12% të vlerës që duhet të kishte investuar).

Lexo edhe:

Skema Ponzi që mashtroi qytetarët e Divjakës: 580 viktima, mes tyre edhe zyrtarë lokalë

Hetimi i piramidave online/ Ereledio Shebeku: Ja si u njoha me skemën, zhvillohej në Telegram

Postimi nga Jorida Tabaku

Inceneratori i Tiranës, një histori vjedhje dhe korrupsioni!

Kam pasur bindjen që në shkurtin 2018 kur në emër të PD ftova në interpelancë Ministrin e Energjitikës për inceneratorët, se sa më shumë të gërmosh aq më shumë prova zbulon për këtë krim korruptiv. Përmbledhtazi duhet të shpjegoj faktet përballë shpikjeve;

– Një kompani guackë me qendër në parajsa fiskale pa asnjë ditë eksperiencë në fushën e mbetjeve dhe në shkelje të çdo ligji për prokurimet sot duhet të kishte mbyllur gojën, por del dhe flet për një koncesion që paguhet me paratë e buxhetit sikur t’i kish paratë personale.

– Skema përmes së cilës mbetjet e Durrësit u dërguan në Inceneratorin e Tiranës është tipike mafioze. Siç edhe investgimi i BIRN zbulon, fillimisht qeveria kërcënoi dhe detyroi mbylljen e vend-depozitimit të Porto Romanos, pastaj e mbyti qytetin në plehra ndërsa i bënte bashkisë presion që këto mbetje të dërgoheshin tek inceneratori Tiranës. Sipas vetë përllogaritjeve të bashkisë Durrës, në 5 vitet e ardhshme kostot për këtë lëvizje të detyruar nga qeveria-PPP janë rreth 14 mln euro.

– Nëse vëllezërit tanë nga Kosova gjatë fatkeqëssië së tërmetit erdhën dhe madje paguan taksën e Rrugës së Kombit për të sjellë ushqime dhe njësi shpëtimi, qeveritarët që fshihen pas inceneratorëve e taksuan bashkinë e drobitur të Durrësit me 24 euro për ton për lëvizjen e inerteve. Fytyra e vërtetë e atyre që edhe në tragjedi bëjnë biznesin e preferuar, rrjepjen e shqiptarëve.

– Sot e kësaj dite inceneratori i Tiranës po manaxhon plehrat e Durrësit ndërsa qytetarët e Durrësit shumë shpejt do të vuajnë mbi kurriz rritjen e tarifave të pastrimit. Shifrat e buxhetit flasin vetë

– Sakaq, sipas të dhënave të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kompania e inceneratorëve duhet të investonte për periudhën 2018-2019 vlerën e 93 mln eurove por në të vërtetë ajo ka investuar vetëm 12 mln euro (12% të vlerës që duhet të kishte investuar).

Së fundi por jo nga rëndësia, banorët dhe bizneset e Tiranës shohin shtrenjtimin me mbi 30% të tarifës së pastrimit vetëm nga kjo PPP. Një biznes I vogël paguan 1500 lekë më shumë, një biznes i madh paguan 7500 lekë më shumë ndërsa bizneset e mesme paguajnë 11 mijë lekë më shumë. Vetëm biznesit tarifat I janë rritur 15% pa përllogaritur kostot për qytetarët e Tiranës të cilët praktikisht vidhen dy herë, në fillim nga paratë e buxhetit të shtetit që shkojnë për inceneratorin e Tiranës (vlera totale 400 mln euro) dhe së dyti nga tarifa e rritur abuzivisht që shkon po për inceneratorin e Tiranës. Me të dy duart në xhepat e varfër të shqiptarëve.

Prandaj nuk përbën ndoshta habi, ngatërrimi i administratores së kompanisë pas të cilës fshihen pronarët Mireli-Ahmetaj-Rama, e cila nuk dallon dot ende se kush janë paratë e shqiptarëve dhe kush ato të kompanisë së inceneratorëve. Ajo na tregon se si tanimë haptazi qeveria-PPP dhe anëtarët e saj nuk po bëjnë më dot dallim se kush janë paratë e tyre dhe kush të shqiptarëve.

Etiketa: inceneratoretskemaTabaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skema Ponzi që mashtroi qytetarët e Divjakës: 580 viktima, mes tyre edhe zyrtarë lokalë

20:33 : 25/09/2025
AKTUALITET

Hetimi i piramidave online/ Ereledio Shebeku: Ja si u njoha me skemën, zhvillohej në Telegram

20:47 : 23/09/2025
AKTUALITET

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mashtrimet me platformat XUEX dhe TXEX, 6 të arrestuar, 2 në kërkim! Ja skema që përdorej (Emrat)

11:24 : 14/09/2025
AKTUALITET

Gazetari: Ministri i ri i Mjedisit, kamikaz i Kumbaros që varrosi çështjen e inceneratorëve

21:50 : 11/09/2025
AKTUALITET

“Taksat e larta i paguan shumica”/ Tabaku: Shqiptarët janë më të varfër, oligarkët më të pasur

12:16 : 02/09/2025
Para

Apeli i mjekëve: Prindërit të shqetësohen më shumë për fruthin se për koronavirusin

TË GJITHA

Gjon Shkëmbi

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë

08:41 : 07/10/2025

Këmbimi valutor 7 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:28 : 07/10/2025

Tmerri i 7 Tetorit 2023: Izraeli pas dy vitesh luftë në Gazë

08:22 : 07/10/2025

Shpopullimi i Shqipërisë! Në 4 vite u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit

08:14 : 07/10/2025

Temperatura në rritje, parashikimi i motit për sot

08:10 : 07/10/2025

Horoskopi, e martë 7 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 06/10/2025

“U hodh në erë procesi”/ Alimehmeti i përgjiogjet Shehajt: I kërkuam takim për Binajn, por nuk u përgjigj

23:01 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com