• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet e 25 prillit, formulat që po diskutohen nga opozita/ Ja si mund të përfaqësohen

08:50 : 11/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që ndalohen koalicionet e përbëra parazgjedhore, opozita e bashkuar, ka nisur kalkulimet lidhur me mënyrën se si do të përfaqësohet më 25 prill.

Burime nga opozita shprehen se mundësitë janë me dy ose tre koalicione, që do të synojnë maksimalizimin e votës, ndërsa përjashtohet mundësia që çdo subjekt zgjedhor që renditet në koalicionin e drejtuar deri më tani nga Partia Demokratike të konkurojë i vetëm.

Njëri prej varianteve është që opozita e bashkuar të përfaqësohet me dy lista, njërën e drejtuar nga PD dhe tjetrën nga LSI. Por në listat e dy partive, që kanë edhe peshën më të madhe elektorale në kahun opozitar, do të përfshihen edhe kandidatë të partive të tjera, bazuar kjo në peshën elektorale sipas qarqeve.

Burimet theksojnë se nuk do të aplikohet skema e 2017, ku në listat e PD u përfshinë disa emra të propozuar nga partitë e saj aleate, por gjithçka do të bazohet mbi elektoratin e tyre.

Kështu emrat që do të propozohen do të jenë pjesë e listës shumëemërore në qarqet ku sipas të dhënave zgjedhore ose sondazheve kanë edhe peshën më të madhe elektorale.

Lexo edhe:

PD mbledh Kryesinë, zbardhen risitë dhe ndryshimet e propozuara për në statut

Policia hyn me forcë në selinë e opozitës, gaz lotsjellës dhe tensione në Ankara

Sipas kësaj formule, disa prej partive do të jenë pjesë e listës së PD dhe të tjera të asaj të LSI-së.

Por një tjetër formulë, e hedhur nga partitë e vogla të koalicionit opozitar, është që opozita të ketë përfaqësim me 3 koalicione, ku veç atij të PD dhe LSI, të jetë edhe një grupim partish që mund të formojnë një koalicion të tretë. Burimet shprehen se, sipas këtij propozimi, PD dhe LSI do të konkurojnë me kandidatët e tyre, ndërsa të gjitha partitë e vogla të përfshihen në një koalicion me kandidatët e tyre.

Formulat për përfaqësimin e opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 2021 po diskutohen, ndërsa mësohet se do të kërkohet asistencë edhe nga partitë simotra europiane.

Burime nga opozita e bashkuar shprehen se më pranë aplikimit mbetet formula e përfaqësimit me dy koalicione, ku në qarqe të caktuara, lista e kandidatëve të ketë më tepër kandidatë të propozuar nga aleatët ose partitë e vogla, bazuar gjithmonë në peshën elektorale të subjektit apo emrat e kandidatëve.

Gjithsesi mësohet se diskutimet më reale do të nisin pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të cilat duhet të shprehet fillimisht Presidenti Ilir Meta. Kreu i Shtetit ka paralajmëruar se do të rikthejë për diskutimin në Kuvend ligjin e shumëdebatuar dhe të kontestuar jo vetëm nga opozita, por edhe ndërkombëtarët. Në anën tjetër, mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama, ka deklaruar se do të rrëzojë dekretin e Metës. /BN/

Etiketa: diskutimekoalicionetopozita

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD mbledh Kryesinë, zbardhen risitë dhe ndryshimet e propozuara për në statut

19:58 : 27/05/2026
BOTA

Policia hyn me forcë në selinë e opozitës, gaz lotsjellës dhe tensione në Ankara

17:46 : 24/05/2026
AKTUALITET

Opozita kërkon seancë urgjente me ministrin Ferit Hoxha në Komisionin e Jashtëm

18:06 : 28/04/2026
AKTUALITET

A ka lidhje opozita me kullën 45 katëshe të Rreoland Jegenit të RBS-së në mes të ish-Bllokut?

15:00 : 21/04/2026
AKTUALITET

Opozita njofton orën e protestës të premten, ja rrugët që do bllokohen

14:52 : 16/04/2026
AKTUALITET

Opozita fiton zgjedhjet në Hungari, Salianji: Peter Magyar na tregoi se autokracitë përmbysen me votë

22:28 : 12/04/2026
Para

Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Eneda Tarifa flet për herë të parë për planet e një martese të dytë

TË GJITHA

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom