Janë luajtur shumë sfida miqësore sot në futbollin shqiptar, por vëmendjen më të madhe e morën takimet mes Skënderbeut dhe Kukësit dhe ndeshja mes Shqipërisë U21 dhe Tiranës.
Takimi mes kampionëve në fuqi të Superligës dhe kuqezinjve të moshave u mbyll në barazim 1-1.
Bullari shënoi me penallti në minutën e 74-ët të takimit për Shqipërinë, ndërsa golin për bardheblutë kampionë të Shqipërisë, e shënoi nigeriani Sasraku, në minutën e 44-ët të sfidës.
Ndërkohë takimi në Durrës mes Skënderbeut dhe Kukësit, është mbyllur i barabartë me rezultatin 1-1. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e korçarëve, teksa sulmuesi shkodran Pusi zhbllokoi takimin 5 minuta nga fundi i 45 minutave të para. Nënkampionët e Shqipërisë u kundërpërgjigjën në mënyrën e duhur 4 minuta nga fillimi i fraksionit të dytë të lojës. Blerja e re e verilindorëve Agim Ibraimi baraspeshoi takimin.













