Kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra është infektuar me koronavirus.
Raportohet se ai ndodhet i karantinuar në banesën e tij.
Deri më tani, numri i rasteve aktive me Covid-19 në të gjithë vendin është 5 349.
Këtë të Shtunë, kryeministri Edi Rama njoftoi se nga java e ardhshme, maska do jetë e detyrueshme si në ambientet e mbyllura ashtu dhe ato të hapura.
Po ashtu, la hapur mundësinë për rikthimin e një izolimi të dytë.