• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zëri i Amerikës: Infektimi i Trump me Covid 19 ngre shqetësime për zgjedhjet e nëntorit

23:41 : 03/10/2020
në BOTA

Presidenti Donald Trump u dërgua në spitalin ushtarak “Walter Reed” si një “masë parandaluese”.

Ai pritet të qëndrojë atje për disa ditë, pasi rezultoi pozitiv gjatë testimit për COVID-19. Diagnoza e tij ka ngritur shqetësime të mëtejshme në vend lidhur me zgjedhjet që po afrojnë.

Të premten në mbrëmje Presidenti Donald Trump shkruante në Tëitter nga spitali ushtarak (2 tetor) se “gjithçka sipas tij po shkon mirë ndërsa i falenderonte të gjithëve.

Presidenti Trump është shtruar në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Ëalter Reed” në Bethesda, të shtetit Maryland. Ai do të punojë nga një pavion special i spitalit gjatë ditëve në vazhdim.

Amerikanët e morën fillimisht lajmin tronditës nëpërmjet një njoftimi në Tëitter nga Presidenti Trump të shkruar të premten rreth orës 1 pas mesnatës, ku thuhej se ai dhe Zonja e Parë kishin rezultuar pozitivë nga testimi për COVID-19.

Lexo edhe:

Valixhja bërthamore e Trump frikëson demokratët

Udhëheqësi i demokratëve në senat tregon si mund të largohet Trump nga ‘Shtëpia e Bardhë’

Këshilltarja e tij, Hope Hicks, gjithashtu ka rezultuar pozitive. Ajo udhëtonte me presidentin, i cili kishte zhvilluar veprimtari të shumta elektorale gjatë ditëve të fundit për të dhënë mesazhin se, megjithë pandeminë, vendi është në rrugën e rikthimit drejt normalitetit.

“Ky është realisht mesazhi se gjërat nuk janë normale. Dhe ai nuk do të jetë në gjendje t’i bëjë këto (tubime) të paktën për dy javë apo më shumë me karantinën”, thotë Todd Belt, i Universitetit “George Washington”.

Në një deklaratë, mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha se ai priste që Presidenti Trump “të vazhdonte kryerjen e detyrave të tij pa ndërprerje gjatë rikuperimit”.

Në moshën 74 vjeçare, Presidenti Trump konsiderohet me rrezik të lartë nga ekspertët mjekësorë.

“Ai sapo është ekspozuar; ai duhet të shikojë se çfarë po ndodh gjatë ditëve të ardhshme dhe të sigurohet që gjërat nuk po përparojnë”, thotë Dr. David A. Nace, nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Pittsburgh-ut.

Sëmundja e Presidentit Trump ka ngritur shqetësime mbi vazhdimësinë e qeverisjes.

“Nëse presidenti do të ishte vërtet aq i sëmurë sa do të duhej të largohej nga detyra, ka një dispozitë në Amendamentin e 25-të, e cila i lejon të transferojë pushtetin tek nënpresidenti dhe pastaj të rikthehet kur të shërohet”, thotë John Fortier, drejtor i studimeve qeveritare në Qendrën Politike Bipartizane.

Diagnoza me COVID-19 e Presidentit Trump ka hedhur zgjedhjet tashmë të trazuara dhe vetëm një muaj larg, në një çrregullim të mëtejshëm, duke çuar në pikëpyetje të tilla si, çfarë mund të ndodhë me me dyshen e kandidatëve Trump-Pence nëse gjendja e presidentit do të merrte për keq.

“Duke supozuar se Presidenti Trump nuk është më në gjendje të shërbejë, ne ndoshta do të shihnim Nënpresidentin Pence duke u zhvendosur në krye të dyshes së kandidatëve, por atëherë pyetja është, kush do të ishte kandidati i emëruar për nënpresident? Kjo është një pyetje me vend”, thotë zoti Belt.

Të martën, Presidenti Trump debatoi me kandidatin demokrat për president Joe Biden, duke vazhduar të minimizojë rëndësinë e maskave.

“Unë nuk mbaj maska si ai. Sa herë që e shoh, ai ka një maskë. Ai mund të flasë nga 200 metra larg meje, dhe ai shfaqet me maskën më të madhe që kam parë ndonjëherë”, tha Presidenti Trump gjatë debatit.

Biden dhe Trump ishin larg njëri-tjetrit në skenë dhe nuk kishin asnjë kontakt fizik.

Në një mesazh në Twitter, zoti Biden ofroi lutjet e tij, duke i uruar Presidentit Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump një shërim të shpejtë.

Zoti Biden rezultoi negativ në testimin për koronavirusin dhe nuk ka në plan të zvogëlojë fushatën, e cila kryesisht përbëhet nga aktivitete të vogla, në mjedise të jashtme. /Voa

Etiketa: Trump boldnews host domain

Lajme të lidhura

BOTA

Valixhja bërthamore e Trump frikëson demokratët

20:42 : 08/01/2021
BOTA

Udhëheqësi i demokratëve në senat tregon si mund të largohet Trump nga ‘Shtëpia e Bardhë’

18:42 : 07/01/2021
BOTA

Zgjedhjet në SHBA/ Reagon sërish Trump: Nuk e caktojnë mediat kush është president

22:07 : 08/11/2020
BOTA

Zgjedhjet ‘mollë sherri’ për familjen presidenciale/ Pas dhëndrit edhe Melani del kundër Donald Trump

18:45 : 08/11/2020
BOTA

SHBA/ Ja çfarë ndodh nëse Trump refuzon të dalë nga ‘Shtëpia e Bardhë’

08:23 : 07/11/2020
BOTA

Trump bën tjetër deklaratë të fortë: Nuk do heq kurrë dorë nga lufta me ju

21:01 : 06/11/2020
Para

‘Hakmarrje primitive e Ramës’/ Policia shoqëron pa asnjë shkak familjen Protoduari (Video)

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com