• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PËRGJIMI/ “Kush është tradhtari?” Publikohet biseda për vrasjen e avokatit grek nga “banda e shqiptarëve”

17:51 : 30/09/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Detaje të reja kanë dalë në Gjyqin e zhvilluar ditëne sotme për vrasjen e avokatit të njohur grek në Athinë Mihalis Zafiropulos, vrasje për të cilin janë të akuzuar tre shqiptarë Arbër Bako, Olti Duçe dhe Klodian Lekocaj. Ata janë quajtur si “mafia e burgut të Koridhalos”, me në krye Lekoçajn.

Sa i përket vrasjes së avokatit, gjatë ditës së sotme në seancën gjyqësore janë sjellë disa përgjime nga djali i avokatit Zafiropulos.

Biseda bën fjalë për një dialog i zhbvilluar mes Zafiropulos dhe një personi me pseudonimin “Vas”, që sipas djalit të avokatit ai ëshë Aristides Floros një tjetër i arrestuar për vrasjen e Zafiropulos.

Biseda është zhvilluar në datën 20 -27 korrik të vitit 2017:

“Vas”: Përshëndetje, Michalis. Duhet ta di sa më shpejt të jetë e mundur që ajo që ju thashë është e vërtetë. Shiko nëse kemi lajme, sa më shpejt të jetë e mundur…

Lexo edhe:

Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë

FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

Michalis: Ok

Më 24/7/2017 zhvillohet një bisedë tjetër:

“Vas”: K më tha K (i referohet Klodian Lekocajt) .. Kush nga ju të dy është tradhtari? Më i moshuari në moshë?

Michael: Me i madhi. Tjetri pajtohet me ty. Nesër kam një takim me të madhin (avokat).

Duke vazhduar dëshminë e tij, djali i Zafiropulos deklaroi se të nesërmen babai i tij kishte patur një takim me avokatin Alexandros Lykourezos, i cili përfaqësonte George Antonopoulos në çështjen e atentatit të tij.

Seanca e radhës për këtë gjyq është caktuar të zhvillohet në datën 9 tetor.

Por cila është zanafilla e kësaj ngjarje që duket se po vazhdon të trondisë drejtësinë greke?

Arbër Bako, Olti Duçe dhe Klodian Lekocaj ishte treshja e shumë përfolur e shqiptarëve, të cilët së bashku me dy shqiptarë dhe dy grekë të tjerë akuzohen se ishin një grup kriminal që kryente vrasje me pagesë.

Emri i Bakos dhe shokëve të tij do të dilte në vitin 2014, kur ai qëlloi me kallashnikov një lokal në Athinë duke lënë të plagosur 15 persona. Policia e arrestoi atë disa ditë më parë, ndërsa në dosje kishte edhe akuza për krime të tjera të tij.

Bako mundi të dalë nga burgu deri në vitin 2017 pikërisht kur u ekzekutua avokati i njohur grek Mihalis Zafeiropoulos.

Por si lidhen ata me vrasjen e avokatit Zaferopulos?

Aristidis Floros një biznesmen i akuzuar se kishte vjedhur 260 milion euro të shtetit grek përmes mashtrimit pasi u dënua dhe po qëndronte në burgun e Koridhalos, mendoi të hakmerrej ndaj avokatëve, duke porositur “bandën e shqiptarëve” për vrasjen e tij.

Policia greke dyshon se porosinë për vrasjen e avokatit e morën pikërisht Arbër Bako, Klodian Lekocaj dhe Olti Duçe.

Këta të fundit ia përcollën porosinë “ushtarëve” të tyre, Aleksandër Mata dhe Mikel Brahimaj duke bërë kështu që të vritej avokati.

Fill pas kësaj, policia i arrestoi të pesë shqiptarët duke i përballur edhe me akuzat.

Në këtë periudhë nis ndërkohë edhe eleminimi i dëshmitarëve të vrasjes së avokatit.

Tashmë grupi i shqiptarëve ishte shkatërruar edhe ata akuzonin njëri-tjetrin për nxjerrjen e emrave duke i mundësuar kështu prokurorisë qepjen e dosjes.

Gjatë viteve të fundit në burgjet greke janë vrarë tre shqiptarë që kishin dijeni për vrasjen në fjalë, të cilët do të dëshmonin në gjyq.

Dëshmia ishte edhe shkaku i transferimit të Arbër Bakos nga Chania për në burgun e Koridhalos, ku edhe u masakrua me thika nga një shqiptar dhe një grek.

Autoritetet greke dyshojnë se urdhrin për vrasjen e Bakos e ka dhënë ish-shoku i tij, Klodian Lekocaj.

VIDEO ku shihet vrasja e Arbër Bakos:

https://www.youtube.com/watch?v=XiyH2YtbBxw&feature=emb_title

Policia greke përgjoi një bisedë të Klodian Lekocaj me të burgosurin Ibrahim Brahimllari, i cili goditi Albert Bakon.

Në këtë bisedë, bosi i mafias së burgut madje duket se qorton vrasësin e Bakos pse ai e ka vrarë atë jashtë qelisë së burgut, ndryshe nga çfarë ishte planifikuar.

Kjo kishte sjellë pasoja, pasi kamera të sigurisë kishin filmuar skenën duke djegur një bashkëpunëtor 25-vjeçar grek këtë herë, i cili ishte urdhëruar që pas lirimit të tij të kryente detyra të caktuara që banda do t’i besonte.

“Të thashë 100 herë që ta bësh brenda dhomës tënde”, i tha Lekocaj ndërsa si përgjigje justifikuese dha:

“Nuk bëhej. Si mund ta bëja Brenda dhomës kur ai po më shikonte? Prisja të kthehej pak që të mund të nxirrja thikën. E gjeta rastin vetëm aty tek dera, sapo u kthye ia futa një në zverk”.

Në burg është ekzekutuar gjithashtu edhe Bardhyl Tusha, i cili dyshohet se strehoi në shtëpinë e tij njërin prej vrasësve të avokatit grek.

Policia tha se kishte vdekur nga mbidoza e drogës, por familjarët deklarojnë se ai nuk konsumonte lënde narkotike dhe se ishte helmuar nga banda e ciganëve në burg.

Tashmë shqiptarët kanë kundër edhe biznesmenin grek që i porositi për vrasjen e avokatit. Ai gjithashtu ka bandën e vetë që eliminon dëshmitarët duke e kthyer kështu situatën në burgjet greke mjaft dramatike. /abcnews/

Etiketa: avokati grekshqiptaretvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë

22:59 : 04/08/2025
RAJONI

FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

22:35 : 04/08/2025
AKTUALITET

Zbardhet EMRI, ky është burri që u vra me armë zjarri në Vaun e Dejës

21:45 : 04/08/2025
AKTUALITET

Vrasësi rumun i Renato Hoxhajt u prezantua si kapiten anijesh, u arratis pas 6 orësh drejt Greqisë

19:35 : 04/08/2025
AKTUALITET

Maqedonasit brohorasin “Vdekje shqiptarëve”, politikanët tanë jargaviten

22:55 : 03/08/2025
Në foto: Flodian Plaku
AKTUALITET

Detajet/ “Pole Qorri” kishte marrë sërish porosi për vrasje, kush e shoqëronte kur u kap

18:39 : 03/08/2025
Para

Futbollisti i Tottenham “nuk e mban dot”, Mourinho i shkon në banjo

TË GJITHA

Olimpija Ljubljana shkarkon trajnerin dy ditë para ndeshjes me Egnatian

16:38 : 05/08/2025

VIDEO/ Ministri serb pëson goditje në tru gjatë transmetimit “live”, është në gjendje të rëndë

16:33 : 05/08/2025

Japoni, 80 vjet nga hedhja e bomb*s atomike nga SHBA-ja në Hiroshima

16:28 : 05/08/2025

Në plazhin e Durrësit tubat e shkarkimeve dalin në sipërfaqe, pushuesit të zhgënjyer nga papastërtia

16:24 : 05/08/2025

Izraeli shtyn mbledhjen e kabinetit për pushtimin e Gazës

16:20 : 05/08/2025

EMRI/ Arrestohet dhe lirohet sërish noterja që bëri kontratat për të shitur dy herë të njëjtin apartament

16:08 : 05/08/2025

I eliminoi vjet nga Liga e Konferencës, Tirana pranë firmës mes lojtarin 27-vjeçar

16:07 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com