Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama dhe italianin Carlo Bolino si xhelatët e fjalës së lirë. Berisha thotë se Bolino është njeriu i tenderave dhe aferave korruptive të Edi Ramës.
Ai thotë se Rama ka ndërmarrë një seri sulmesh për bllokimin e terrorizimin e mediave sociale dhe portaleve kritike duke marrë si shembull rastin e Hashtag. al, për të cilin thotë se është implikuar gruaja e kreut të Bashkisë, Ajola Xoxe.
“Rama, zogu i tij dhe Bolinua xhelate te mediave te lira! Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama ka ndermarre keto kohe seri sulmesh te egra per bllokimin, terrorizimin e mediave sociale dhe portaleve kritike ndaj tij dhe organizates kriminale, qeverise qe ai drejton. Nje muaj me pare ai i dergoi, nepermjet lakejve te tij, portalit “Hashtag Albania”, nje biznesmen, bleresin e rradhes me nje shume te madhe! Por drejtuesit e portalit hodhen poshte me perçmim oferten dhe vazhduan punen e tyre. Pas kesaj, ai perdor si xhelat te ketij portali, njeriun qe ringjalli ne Shqiperi, si urrejtje ndaj shqiptareve, gazeten e themeluar nga fashistet para pushtimit, te organit te lidhur koke e kembe me organizaten mafioze me te rrezikshme te kohes, Sacra Corona Unita, njeriun e tenderave dhe aferave korruptive te Edi Rames, Karlo Bolinon per ta bllokuar ne server portalin e famshem “Hashtag Albania” qe kishte ndjekes katerfishin e te gjitha mediave te Bolinos te marra se bashku.
Aktet juridike per Bolinon drejtuar kompanise ne Teksas, i pergatiti Ajola Xoxe. Me kete akt te shemtuar kriminal ndaj fjales se lire, Edvini dhe Bolinua i tij deshmojne se po ju vjen ngordhja dhe se koherat i kane te numeruar. Askush nuk ka fituar dhe nuk mund te fitoje betejen me lirine e fjales. U bej thirrje mediave te denoncojne Ramen dhe Bolinon e tij si xhelate te fjales se lire! sb”, shkruan Berisha.